SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Nga Miron Çako
Prej shumë ditësh fatkeqësisht Greqia po digjet, duke humbur kështu nga flakët e frikshme hektarë pa fund me pyje, me banesa dhe pasuri njerëzore.
Duket sikur Ferri ka zbritur mbi tokën greke. Madje të bën përshtypje sepse vëndet e tjera të rajonit po stabilizohen nga pasojat e temperaturave të larta, kurse për Greqinë flakët e “ferrit” nuk duan të tërhiqen, por vazhdojnë dhunshëm të shkatojnë çdo ditë fatkeqësi natyrore apokaliptike, duke lënë pas një tokë të djegur, shkatërrim, lotë dhe dëshpërim.
Në tokën Greke po ndodhin dhe çudira, paradokse e mrekulli: po digjen pyje dhe shtëpi por po shpëtojnë pa u prekur kisha dhe manastire që ndodheshin brenda perimetrit të zjarrit që përpin gjithçka që i del para.
Po ashtu kur populli i është përulur dhe lutur Zotit dhe shenjtorëve me pendim dhe besim ka ndodhur mrekullia, si psh shpëtimi i Manastirit të Shën Davidit dhe Shën Jakovit, kisha e Shën Marisë, Shën e Premtes, ose për shirat e rrëmbyeshme që ranë në Prokopi, Evia, që solli shuarjen e zjarreve të furishme në atë zonë.
Sipas informacionëve zyrtare na thuhet se me urdhër të Mitropolitit të Calkisit, Kristostomit, natën e të premtes, 6 gusht, u bë një litani dhe një lutje nga klerikët në Prokopi dhe në mëngjes ra një shi i fortë, që i shuajti frontet e zjarrit që ndodheshin pranë zonës. Banorët e Evias përjetuan një mrekulli të dytë të madhe, pasi edhe Prokopi u shpëtua, për shkak të shiut që shuajti zjarrin pas një procesioni të lipsanit të Shën Joan Rusit. Të gjithë banorët e Prokopit morën pjesë në procesionin e planifikuar të Lipsanit të Shenjtë të Shën Joan Rusit, në sheshin e fshatit që të nderonin Shenjtorin dhe të ndalohej zjarri që po i afrohej zonës së banuar. Shenjti kreu mrekullinë, sepse pas disa orësh nisi një shi i furishëm në atë zonë dhe Manastiri i Prokopit shpëtoi nga flakët.
Këto fakte tashmë të bëra publike në rrjetet socile, psh për ata që kanë sy për të parë dhe mendje për të llogjikuar, tregojnë se këto zjarre nuk janë thjesht produkt i rastësisë, i temperaturave të larta nga ngrohja globale apo i zjarrëvënieve nga pakujdesia dhe keqdashja njerëzore, por një tjetër dorë e gjithëfuqishme e padukshme i komandon.
Edhe këto zjarre të pa zakonta që kanë prekur rajonin edhe botën sëbashku me të tjera fatkeqësi natyrore të shpeshta , vijnë me lejen e Perëndisë, si shprehje e drejtësisë hyjnor, që në mënyrë pedagogjike të qortohet ky brez imoral dhe i pabesë.
Pra përveçse se natyra është në shërbim të njeriut dhe ai duhet ta administrojë, përsëri ajo mbetet pronë e Zoti dhe e Përkujdesjes Hyjnore. Natyra, përveç funksionit shërbyes, ka dhe një funksion pedagogjik. “Natyra është ajo është një libër i hapur ku njeriu mund të shikojë Krijuesin”( Shën Andoni i Madh).
Shën Simoni, Teologu i Ri natyrën dhe fenomenet e saj e sheh si shprehje mirënjohjeje përdorimin e botës dhe gëzimin e të mirave materiale të shoqëruara me lavdërim dhe falënderim ndaj Zotit, ndërsa karakterizon si mëkat abuzimin e botës dhe dëmtimin e saj nga njeriu.
Me bukurinë, harmoninë dhe bujarinë e saj, ajo tregon se Zoti krijues është i mirë dhe i nxit njerëzit ditë për ditë ta lavdërojnë Atë me sinfoninë e jetës, siç na fton psalmisti ?Lavdërojeni Zotin prej qiejve, lavdërojeni në më të lartat? lavdërojeni Zotin nga toka, mbretër të tokës dhe popuj të gjithë, prijës dhe gjithë gjykatës të tokës? (Psalmi 208).
Në të kundërt, kur njerëzimi, me pabesinë dhe mëkatet e tij, kërkon të sfidojë Zotin dhe të prishë mardhënjen me Perëndinë, me njëri tjetrin me natyrë , është natyra vetë që e shfaq zemërimin e Perëndisë: ?Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën me padrejtësi, meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë, është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Në fakt, cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm? ( Rom. 1:18-20).
Duhet të dimë se Perëndia, në thelb, është dashuri, por dashuria bashkëpunon me drejtësinë dhe drejtësia me qortimin dhe ndëshkimin nëpërmjet katastrofave natyrore.
Katastrofat natyrore i zbulojnë njeriut tri gjëra: mëkatin, logjikën që mëkati meriton ndëshkim dhe ekzistencën e Zotit, Gjykatësit të drejtë, i Cili gjykon por edhe shpëton.
Në Dhiatën e Vjetër thuhet: ?Unë jam një Perëndi xheloz që dënoj paudhësi në të tretin dhe në të katërtin brez për ata që më urrejnë, por jam dashamirës për ata që më duan? (Eksodi 20:5).
Nëpërmjet ndëshkimit të dhunshëm, njeriu lan mëkatet e tij, pendohet dhe korrigjohet duke ndërprerë të keqen dhe duke mos ua lënë atë si trashëgimi fëmijëve.
Duke parë se në rajon zjaret janë më të frikshme në Greqi të vjen një pyetje : “Por vetëm Greqia qenka vendi më mëkatar në rajon, që nuk po e ndalon këtë të keqe?” Jo, aspak!
Por Greqia, ndryshe nga të gjitha vendet e rajonit , të Evropës madje edhe të botës, është vëndi që ka pasur mundësitë më të mëdha për të mësuar dhe besuar tek Zoti, dhe po ashtu ka pasur bekimet më të mëdha nga Zoti dhe nga shenjtorët në tokën e saj.
Greqia është vëndi më i organizuar fetarisht, me një traditë shekullore orthodhokse, me kisha dhe manastire në çdo cep, me një numër të madh klerikësh , murgjish dhe murgeshash, me relike dhe lipsane shenjtorësh pa fund, toka greke është një mikro Bizant, ose djepi i orthodhoksisë për botën moderne.
Zoti grekëve i`u dha shumë bekime në bukuri dhe pasuri natyrore edhe në jetën e tyre shoqërore, sepse edhe grekët i dhanë shumë Krishtërimit, si: gjuhën, kulturën, vendin, pasuritë, jetën.
Por Zoti Jisu Krisht thotë: “Edhe gjithkujt që iu dha shumë, shumë do të kërkohet prej tij” (Lukai 12:48). Shumë priste Zoti nga grekët modernë, por mirëqënia dhe fryma sekulare, e zbehu shpirtin e grekut besimtar, madje e shtyu kundër Zotit deri në blasfemi.
Mendoj se grekët, jo të gjithë, e keqpërdorën mirësinë dhe durimin e Krishtit. Është për t?u çuditur se si ata njerëz që lindin dhe rriten me emrin e Krishtit, të Tërëshenjtës Zonjës Shën Mari dhe shenjtorëve në gojë, të blasfemojnë në mënyrë aq fyese emrat e tyre të shenjtë në komunikimin e tyre të përdittshëm, dmth të shajnë në emër të Krishtit dhe Tërëshenjtës (Panagia) ashtu si shajnë njerëzit rrugaç dhe pa moral.
Kjo gjë është shumë e frikshme dhe e padëgjuar edhe tek popujt paganë. Vetëm kjo meriton ndëshkim shëmbullor.
Është paradoksale se si ata grekët e sotëm mësohen që fëmijë për besimin dhe moralin e lartë të krishterë nëpër kopshte edhe shkolla, pastaj të bëjnë një jëtë aq të shthurur në mëkate trupore, perversione, divorce, aborde,dehje, orgji, magji , idhujtari etj si këto vepra mishi, sikur të ishin një popull primitiv parakristian, kur, përkundrazi, sipas besimit të tyre, duhet të ishin “drita e botës” dhe “kripa e njerëzimit” ( Mateu 5 :13-14), ashtu siç ishin dikur paraardhësit e tyre.
Ata grekë harojnë se blasfemia dhe shthurja morale sëbashku me krenarinë ishin mëkatet kryesor që ndezën zëmërimin e Perëndisë kundër bizantinëve dhe i lejojë osmanët të pushtonin Kostandinopolin (1453) dhe gjithë Perandorinë Bizantine 1000 vjeçare dhe ti mundonin dhe shfrytëzonin të krishterë për shumë shekuj,pjesë e këtij kalvari ishin edhe grekët.
Vërtet kultura dhe gjuha greke është bazamenti i kulturës botërore, në artë, shkencë edhe në mjekësi, sa edhe virusi i ri Covid 19 në mutacionet e tij, po quhet me emrat e shkronjave të alfabetit grek, si alfa, delta etj.
Por grekët harruan se kulturën dhe gjuhën e tyre i shejntëroi Kisha Apostolike, që pranoi të shkruhej Ungjilli në gjuhën greke dhe e përhapi atë nëpër nëpër gjithë botën, edhe tokën greke e shejntëruan dhe i dhanë vlerë apostujt , martirët dhe shenjtorët e shumtë të Krishtit , madje edhe revolucionin, çlirimin dhe formimin e shtetin të ri Grek, mbas Revolucionit kundër Perandorisë Osmane në 1821, ishte Kisha Orthodhokse që e mbështeti materialisht dhe shpirtërisht me moton shtet formuese “fe dhe atdhe”.
I ndjeri Kryepiskop i Athinës z. Kristolluli ka thënë: ” Kisha nuk ka të bëjë vetëm me ndezjen e qiriut! Ajo ka të drejtë të merret me çdo çështje që u intereson grekëve, familjeve të tyre dhe arsimit tonë.”
Grekët modernë në përgjithësi i harruan këto dhe u kthyen përsëri tek helenizmi pagan, në neopaganizëm, të mburen me ato gjëra të vjetruara dhe profane aq sa filluan ta shohin Kishën si të vjetëruar dhe traditën e krishterë si anakronike, priftin dhe murgun se anadollakë dhe Misteret e Kishës si të panevojshme për mbarvajtjen e jetës, madje edhe shkaktarë të përhapjes së sëmundjeve dhe të kësaj pandemie.
Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, ndoshta më shumë nga të gjitha vendet e Europës me traditë të krishterë, në Greqi gazetarët dhe mediat diskutuan shumë me tendencë negative madje si problematike për përhapjen e pandemesi dhe të dëmshme për shëndetin Kungatën Hyjnore, Trupin edhe Gjakun e Krishtit që meret prej shekujve në Kishën Orthodhokse për ndjesën e mëkateve , për shërim, shëndet dhe jetë të përjetëshme.
Fatkeqësisht, këto zëra, ateiste , antikrishte zunë rrënjë në ndërgjegjen e grekëve besimtar, dhe ashtu si edhe shumë të krishterë në Evropë, u distancuan si masë mbrojtëse nga Shërbesat kishtare, Liturgjia , nga Misteret e Shenjta dhe nderimi i shenjtorëve dhe relikeve të shenjta.
Edhe pse grekët kanë shumë vende të shenjta me lipsane shenjtorësh ku bëjnë peligrinazhe për të marë shëndet në shpirt edhe trup, përsëri shenjtorët nuk janë të kënaqur , sespe feja dhe pelegrinazhet po kthehen në rituale pa shpirt, vetëm nër interesa të çastit, pa një jetë sipas porosive së Zotit.
Ata rezikojnë të bien në formalizmin si të Izraelitëve ashtu si Krishti tha : ?Ky popull më afrohet me gojën e e tyre, edhe më nderon me buzët; por zemra e tyre është larg prej meje” (Mattheu 15:8).
Të bën përshtypje një dialog i dy shenjtorëve, i shën Joan Rusit me Shën Jakov Calikin, i cili shkonte shumë shpesh në Manastirin e Shën Joan Rusit, kryesisht kur kishte rrugë për në Athinë, kur shkonte tek mjekët.
“Njërën herë, kishte shumë njerëz tek lipsani i shën Joanit dhe, kur Shën Jakovi shkoi mbi lipsanin, tha: “Shën Joan, shumë njerëz vijnë këtu të të vizitojnë”. “Atë”, iu përgjigj mrekullisht Shën Joani, “vërtet vijnë shumë njerëz, por pak prej tyre janë bij të vërtetë, besimtarë”.
Edhe një tjetër shenjtor i kohëve moderne, Shën Paisi thotë për grekët. “Në një kohë kur Satani po tërbohet dhe njerëzit e tij po organizohen, grekët janë në gjumë. Të gjithë duket se i përshtaten të gjithëve dhe asgjë më shumë. Dhe çfarëdo që të bëhet me ta, pavarësisht sa i tund, ata nuk zgjohen me asgjë. Greqia ka humbur rrugën. Tek njerëzit mbretëron mëkati dhe imoraliteti, por Zoti na do dhe pret pendimin tonë”.
Zoti Jisu Krisht thotë: ?Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë.
Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t’i kërkohet më shumë”. ”Unë erdha të hedh zjarr mbi tokë dhe sa dëshiroj që ai të ishte tashmë i ndezur. (Lukai 12:47-48).
Duket se grekët janë shërbëtorët e Krishtit që ndryshe nga të gjithë shërbëtorët e tjerë në rajon ,Europë dhe në botë , e dinë më mirë vullnetin e Zotit, sespe Zoti ja u ka zbuluar me anën e shenjtorëve, por ata nuk duan ta bëjnë, madje po bëjnë të kundërtën, prandaj po duket se po rrihen më shumë nga drejtësia hyjnore.
Grekët dhe të gjithë njerëzit që po vuajnë katastrofa natyrore dhe sëmundje në këtë brez apostat, duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh nuk është hakmarrja e Zotit, sepse Zoti nuk hakmerret. Ai është :”Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri,që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin, dhe që viziton padrejtësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt” (Eksodi 34:6-7).
E gjitha kjo që po na ndodh para syve tanë është qortim dashurie atërore për ne bijtë plangprishës, që të na shpëtojë nga një humbje më e madhe, ashtu siç na e shpjegon apostull Pavli: ?Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton, sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen. Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t?ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korigjon i ati? Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjestarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij. Pastaj, etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t?i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar?
Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij. Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.Prandaj forconi duart e kapitura dhe gjunjët e këputur,dhe bëni shtigje të drejta për këmbët tuaja, që ajo e cila çalon të mos ndrydhet, por më tepër të shërohet.Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë? Prandaj, duke marrë mbretërinë të patundur, le ta ruajmë këtë hir me anë të të cilit i shërbejmë Perëndisë në një mënyrë të pëlqyeshme, me nderim e me frikë,sepse Perëndia ynë është një zjarr që konsumon? (Hebrejve 12:5-13, 28-29).
Ta dimë të gjithë se këto kohë janë kohë apokaliptike që po na paralajmërojnë për Ardhjen e Dytë të Zotit dhe gjykimin e përbotshëm, dhe ky gjykim i Krishtit mos mendoni se do do fillojë nga ateistët dhe paganët por nga ne besimtarët e krishterë, shtëpiakët e Perëndisë , ashtu si na sqaron apostull Petro: ?Sepse erdhi koha që të fillojë gjyqi nga shtëpia e Perëndisë; dhe nëse fillon më përpara nga ne, cili do të jetë fundi i atyre që nuk i binden ungjillit të Perëndisë? Dhe ?nëse i drejti mezi shpëton, ku do të duket i pabesi dhe mëkatari?? (1 Pjetri 4:17).
Greqia nga tradita e besimit të krishtërë mund ta quajmë me të vërtet shtëpinë e Perëndisë, prandaj ato që po ndodhin aty janë këmbanë dhe bori apokaliptike për të gjithë, për fqinjët edhe veçanërisht për europianët e krishterë, që kur të shohin flakët e ferrit në Greqi, të mendojnë më shumë për jetën dhe vendimet e tyre antikrishte, që po shkatërrojnë qytetrimin e tyre, themeluar mbi doktrinën dhe moralin e krishterë që prej shekujsh.
Për Greqinë nuk ka vetëm fatkeqësi dhe qortime por edhe profeci shpresëdhënëse.
Shën Pais Agjoriti, kur besimtarët e pyesnin për kohën e vështirë në Greqi, ai u thoshte: ?Shenja, shenja të kohëve, nuk i shihni?? Dikush duhet të jetë i trashë – më fal – në mënyrë që të mos kuptojë gjithçka që po ndodh … Shumë nga Etërit e Shenjtë do të dëshironin të jetonin në kohën tonë, sepse është një kohë pohimi. Kohët janë të vështira, por ne nuk e kuptojmë. Greqia kaloi nëpër shumë stuhi, ishte shumë e padrejtë. Por do të bjerë shi! Greqia nuk do të pësojë asgjë, sepse Zoti e do atë dhe shenjtorët e shumtë që ka, bëjnë punën e tyre.”/CNA.al
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, me pamje...
Qarku i Korçës ka “fituar” luftën me flakën që për disa ditë...
Goran Bregoviç do të performojë në eventin “Festa e Birrës” ...
Shqipëria po përjeton më shumë se një herë në vit fatkeqësi ...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për situatën e zjarrev...
Vijon të jetë e vështirë situata e zjarreve në vend ku aktua...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori tre is...
Vijon të mbetet kaotike situata me zjarret në vend.Sipas inf...
Policia e Shtetit ka bërë me dije bilancin e dhjetë ditëve t...
Policia thotë se rreth 33 persona mund të jenë përgjegjës pë...
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se për Kosovën ka vetëm ...
Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të jetë kritike, ndë...
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero së fundi është shfaqur së...
Verifikimi i shpenzimeve elektorale dhe procesi i kqyrjes së...
Nga Dashnor Kaloçi Publikohen disa dokumente arkivore me sig...
Biznesmeni rumun Dragos Savulescu është arrestuar nga Interp...
Ipeshkëv i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, ka reaguar në lidhje m...
Ambasada Amerikane mbështet Shërbimin e Çështjeve të Brends...
Situata e zjarreve në qarkun e Korçës është drejt normalizim...
Shqipëria është mbërthyer nga zjarret prej disa ditësh. Vlo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...