Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Në fund të muajit korrik të këtij viti, qyteti i Fierit u mbulua nga re të zeza tymi. Dhe shkak për këtë katastrofë mjedisore, pasojat e së cilës po i paguajnë qytetarët ishte djegia e mbetjeve në fushën që ndodhet në fshatin Sheq të Madh.
Pas tre ditësh, tym dhe flakë, më në fund në datën 1 gusht, kryebashkiaku i Fierit, doli e ?brohoriti? në media, duke theksuar se tashmë situata është nën kontroll
Në një prononcim për mediat, kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi deklaroi se ?jo vetëm që është fikur zjarri dhe eliminuar tymi, por fusha është kapsuluar duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj problematike?. Gjithashtu ai shtoi se mbetjet tashmë do të çohen pranë inceneratorit të Fierit.
?Përfundimisht mund t?ju komunikoj se e gjithë fusha e mbetjeve prej 70-80 mijë metra katror është në kontroll të plot. Sot nuk ka as flakë, tymi është në kontroll të plotë. Puna vazhdon ende se është një proces që ka nisur. Për shkak të asaj që ndodhi, u shpejtua në kohë se e kemi planifikuar që ta mbyllnim këtë fushë nga fundi i muajit gusht, por ngjarja i shpejtoi gjërat. Sot kemi disa lajme të mira. Fusha nuk përbën më asnjë rrezik dhe nuk çliron asnjë tym të dëmshëm. Do të vijojmë me hedhjen e shtresave të dheut?, tha Subashi.
Për më tepër edhe zv.kryeministri Erion Braçe, ?trumbetoi? fort në media, duke thënë se u deshën vetëm 5 ditë që të merrte fund ?ferri 70-vjeçar i plehrave në derë të Fierit?. Ndërsa shtonte se ?Besoj se tani hapet një faqe e re për trajtimin e mbetjeve urbane në të gjithe qarkun e Fierit me landfillin dhe inceneratorin që janë gati e duhet të nisin punë!?
Por çfarë ka ndodhur?
Në fakt fusha e mbetjeve në Fier, vërtetë u mbyll dhe u bë kapsulimi sikurse deklarojnë qeveritarët e Rilindjes, por sot pas 12 ditësh që Rilindasit shpallën ?fitoren?, qyteti i Fierit vijon të mbulohet nga shtëllunga tymi.
CNA.al ka siguruar një video, ku tregohet qartë se pasojat e katastrofës mjedisore të shkaktuar nga djegia e mbetjeve në Fier, vijon edhe sot. Qyteti i Fierit vijon të jetë i mbuluar nga tymi.
Kujtojmë këtu se për trajtimin e mbetjeve në Fier, qeveria shqiptare ka paguar një kontratë koncesionare, prej 28 milionë eurosh, për ndërtimin e një inceneratori, i cili duhej të ishte funksional disa muaj më parë dhe aty duhej të bëhej trajtimi i mbetjeve. (Lexo këtu)
Pra, qeveria shqiptare ka dhënë 28 milionë euro për inceneratorin e Fierit, i cili duhej të zgjidhte situatën e mbetjeve në këtë qark, por mesa duket kjo nuk ka ndodhur.
Një krim mjedisor ndodh në mes të ditës, në një qark për të cilin qeveria shqiptare ka dhënë dhjetëra milionë euro, por qytetarët vijojnë të mbushin mushkëritë në tymin e ndotur nga djegiet e mbetjeve. Pra, qytetarët edhe paguajnë miliona euro, por edhe helmohen nga qeveria shqiptare.
Nga ana tjetër disa ditë më parë ka pasur një reagim për mediat edhe nga shoqëria koncesionare, e inceneratorit të Fierit.
Në një reagim për mediat, Shoqëria ?Integrated Technology Waste Treatment Fier? sh.p.k e Klodian Zotos, që pretendon se lajmet që e lidhin inceneratorin me situatën e krijuar janë tërësisht të pavërteta, duke shtuar se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane.
?Në dt. 07/05/2021 shoqëria ?Integrated Technology Ëaste Treatment Fier? i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier.-thuhet në njoftimin e kompanisë koncesionare.
Në fakt, në deklaratë nuk thuhet në asnjë moment që inceneratori është gati, por flitet për një landfill, pra për një impiant ku mund të depozitohen mbetjet.(Lexo ketu)
Por, pse qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë nga taksat e tyre 28 milionë euro, për një incenerator që nuk funksionon?
Janë paguar miliona euro për koncesionet e inceneratorëve, por ama Fieri tregoi se qeveria shqiptare është e zonja që mbetjet 70-vjeçare, ti ?zhdukë? për pesë ditë. Dhe këtë nuk e themi ne, por e thotë vetë numri dy i qeverisë.
Zv.kryeministri Erion Braçe e thotë vetë që situata e plehrave të 70 viteve u zgjidh për vetëm pesë ditë.(Lexo këtu)
Edhe në Elbasan dhe në Tiranë, qytetarët do të pranonin më mirë pesë ditë tym sesa të paguajnë miliona euro, për kompani private, disa nëpër off shore, disa me akuza për korrupsion e deri te lidhjet e forta me qeverinë dhe mediat./CNA.al
Afera korruptive me inceneratorët/ Braçe ?fundos? qeverinë, detajet që ngrenë dyshime
Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?
Milionat për inceneratorin nuk e shpëtojnë Fierin nga reja ?toksike? e mbetjeve që digjen
Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier
28 milionë euro për një incenerator që nuk funksionon/ Thellohet skandali në Fier
Pas miratimit të Këshilllit Bashkiak Korçë mbi tarifat e shë...
Reshjet e shiut që nisën pasditen e së mërkurës në Kukës, bë...
Një vatër e re është evidentuar mbrëmjen e sotme në fshatin ...
Stuhia e fortë e erës në Pogradec ka shkaktuar thyerje të pe...
Ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës ...
Rreth dy dynym tokë me shkurre dhe ferra është shkrumbuar pa...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vend.Mësohet se...
Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën në pyjet nw qar...
Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo shprehet se zjarret në S...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar zhvillimet e fundit në ven...
Ndërsa “Shqipëri”, vijon të digjet, veriu i vendit është për...
Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në të gjitha akset e...
Pas riaktivizimit është arritur sërish të izolohet zjarri në...
Në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre, ndërsa mbeten akt...
Ditën e djeshme u publikua raporti mbi klimën dhe ngrohjen g...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një postimi në...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë lajmin se tani g...
Në Shtator të vitit 2020 Plarent Ndreca, sekretar i Përgjith...
Nga Miron ÇakoPrej shumë ditësh fatkeqësisht Greqia po digje...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, me pamje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...