LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliu nuk belbëzon asnjë fjalë se kur do arrestojë Renato alias Andrea Çaushin

22 Korrik 2021, 14:46, Aktualitet CNA

Nga Elton Qyno

U raportua në media nja tre ditë me rradhë për përplasjen me armë në ?Bar Orange? në Sarandë, por nuk dëgjova të flitej për një Renato Çaushi, i arrestuar nga Krimet e Rënda për trafik droge në dosjen ?Viluni?. U raportua pas ngjarjes, se kryeministri Edi Rama, sulmoi ballasi shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bellon, dhe menjëherë të nesërmen Ardi Veliu, urdhëroi shkarkimin e tij.

Në vend të Syrjajt, u vendos një shef tjetër komisariati në Sarandë, me emrin, Klodian Kondi, që në polici njihet si mik familje i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Praktikisht Veliu me këtë lëvizje, hoqi ?Lenën e vendosi Prenën?, për të çuar në fund edhe dëshirën e kryeministrit, Edi Rama. Tani, të dy folën për një shef komisariati si Syrjaj, se medemek kishte njollosur uniformën dhe e kishte bërë llucë fare. Të dy vepruan shumë shpejt dhe masakruan një shef komisariati, siç masakruan një tjetër para pak kohësh, të cilin Ardi Veliu e mori nga Tirana dhe e internoi në Ersekë. Normal, kur nuk punon për fushatë, do çukitesh e luspitesh.

Policia kjo është, dhe nuk mund të presim surpriza për sa i përket emërimeve dhe transferimeve, të parapëlqyerve të shefit, dorovitësave, apo kushërinjve të shefit.

Nderi dhe ideali i Policisë së Shtetit, u pa qysh prej atyre përgjimeve të famshme të dosjes Nr. 184, ku i gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Dibrës, shpërndanin para në popullin e vobektë, për të fituar PS-ja mandatin e kryebashkiakut, që Shukriu me brekët e tija, e la përgjysëm.

Nderi, ideali dhe paanësia e Policisë së Shtetit, u pa pikërisht në këto përgjime të dosjes me Nr.184, kur deputeti Ulsi Manja, i premtonte shefit të komisariatit të Dibrës, që ta sillte në një detyrë të lartë në policinë e Tiranës. Ndërsa nga ana tjetër, shefi kërkonte me këmbëngulje, një komisariat periferik siç ishte Bulqiza, aty ku kontrollohen minierat e Kromit.

Tani Rama dhe Veliu u morën nja tre ditë me këtë ngjarjen e ?Bar Orange?, por nuk ju futën njerë të vetme, dy personave që medemek janë shpallur në kërkim, Renato alias Andrea Çaushi dhe vëllait të tij, Ervis Çaushi.

Këta të dy u harruan, askush nuk flet për këta. As media nuk ngre pikëpyetje, se çfarë bënin këta dy vëllezër në ambjentet e ?Bar Orange?, që dyshohet se kanë qënë me kobure në brez. Çfarë kërkonin në atë orë në Sarandë, ishin për qef apo kishin shkuar me eskortën për të kërkuar, ndonjë porosi financiare.

Biznesmeni i lokal ?Orange? në Sarandë, Spiro alias Ermal Iljadhi, i cili mbeti i plagosur dhe që momentalisht është arrestuar për akuzën e ?Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit?, dyshohet të jetë futur në një konflikt borxhi financiar, prej 300 mijë euro. Këtë borxh, Iljadhi sipas informacioneve operative të policisë së Sarandës, besohet se ja ka marë vëllezërve Andrea alias Renato Çaushi dhe Ervis Çaushi nga Tepelena.

Për policinë dhe komunitetin në Jug dhe Veri të vendit, të gjithë e dinë çfarë pune bën Renatoja.Çfarë mbjell dhe çfarë shet.

Renato Çaushi, rezulton të jetë një person i skeduar nga policia e Shtetit, si kultivues dhe trafikant i drogës nga Shqipëria në Itali dhe Greqi. Renato Çaushi, në qershor të vitit 2017 u arrestua, pas një hetimi të kryer nga Krimet e Rënda, prokurori e cila finalizoi operacionin ?Viluni?.

Çaushi një muaj më pas u lirua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila zëvendësoi masën e sigurisë nga ?arrest në burg? në ?Detyrim paraqitje?. Çaushi, njihet si mik i afërt i Elton Çiços, që mbeti i vrarë në 1 Maj në lokal ?De Niro? në Tiranë. Momentalisht Renato Çaushi dhe vëllai i tij, Ervis Çaushi janë shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë dhe komisariati I Sarandës.

Ndërsa sipas informacioneve në rrugë jo zyrtare besohet se në banesën e tij, asnjë polic qoftë i Sarandës, qoftë i Vlorës, por dhe këta muskulozët e RENEA-s, nuk kanë shkuar për të kryer kontroll.

Njerës që meren me informacionin policor në Sarandë, thonë se policia nuk ka mundur ti hyjë për kontroll në kullën e tij, Renatos. Por është mbajtur një procesverbal, sikur ky kontroll është kryer dhe dy vëllezërit, nuk janë gjendur në shtëpi. Me këtë proces-verbal fiktiv, është ezauruar dhe përmbyllja e kontrolllit rrutinë, të banesës së Renato alias Andrea Çaushaj.

Për më tepër nuk kemi parë dhe as dëgjuar ndonjë aksion apo përpjekje të shefit të komisariatit, Klodian Kondi, i sapoemëruar nga Veliu, i cili të ketë dëshirën për të gjurmuar dhe arrestuar Renato Çaushin dhe vëllain e tij Visin.

Dhëntë zoti që Renatoja, të shkojë dhe të hyjë vetë tek makina luksoze ?Range-Rover? e Ardi Veliut, ashtu siç bëri një ?kapo? tjetër si Klemend Balili. Se për t?u kapur, nga policia e Sarandës apo e Gjirokastrës, s?besoj se do arrijnë të gjejnë ndonjë datë fikse.

 

Lajmet e fundit nga