Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Policia e Shtetit ka kryer një tjetër operacion të rëndësishëm më urdhër të Prokurorirsë së Tiranës.
Gjatë operaciont janë arrestuar 4 persona, dy hstetas të huaj dhe dy shqiptarë, të cilët janë përfshirë në një skemë mashtrimi kompjuterik me vlera të mëdha monetare.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.
Operacioni i koduar ?PHISHING?, vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 8 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Njësia C ? Hetimi i krimeve kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, realizuan operacionin policor ?PHISHING?.
Pas një hetimi të nisur në vitin 2020, pas informacioneve të marra dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e hetimit të krimeve kibernetike në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë regjistruar 2 procedime penale dhe ka kryer veprime të vazhdueshme dhe të thella në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprën penale ?Mashtrimi kompjuterik?.
Pas kryerjes së hetimeve, Njësia ?C? Hetimi i krimit kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer veprimet e mëposhtme:
Ka ndaluar shtetasit:
1-Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukwu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë;
2-Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë;
3-Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;
4-Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja H. M., shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë.
Situata kriminale e ndjekur nga ?Njësia C ? Hetimi i krimeve kibernetike?, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjyqësor Tiranë kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit të pagesës nëpërmjet postës elektronike për mashtrimin e shtetasve nëpërmjet krijimit të subjekteve tregtare fiktive, duke ridrejtuar transaksionet bankare të subjekteve tregtare etj. Kjo goditje e kësaj skeme kriminale realizohet për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kjo skemë quhet ?Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike?, pasi këta shtetas, në bazë të dyshimeve të arsyeshme, së bashku me shtetas të tjerë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të ?fjetur? derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, këta shtetas kanë bërë lëvizjet e tyre. Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re. Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje me pamje të njëjtë me të vërtetin.
Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.
Subjektet që janë verifikuar deri më tani si subjekte tregtare fiktive dhe të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që më pas në emër të tyre janë hapur numra llogarish bankare janë:
Deri tani janë evidentuar subjekte që kanë rënë pre e këtij mashtrimi nga vende të ndryshme të botës dhe më saktësisht nga:
Po ashtu janë evidentuar llogaritë bankare të hapura në bankat e nivelit të dytë dhe në bashkëpunim të ngushtë me këto banka janë mbajtur në kontroll transaksionet e kryera nga këta shtetas nëpërmjet kompanive fiktive të krijuara prej tyre, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Vlerat monetare të evidentuara dhe të dyshuara si të ridrejtuara si pasojë e kësaj skeme kriminale janë rikthyer tek subjektet që i kanë dërguar ato duke minimizuar dëmin dhe viktimat e mundshme.
Deri më tani dyshohet se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal për një periudhë të gjatë kohore prej rreth 2 vjetësh dhe së bashku me shtetas të paidentifikuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të kenë kryer mashtrime të pagesës nëpërmjet postës elektronike në një shumë prej rreth 4.000.000 eurosh.
Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin e subjekteve të tjera tregtare fiktive të çelura në territorin e Republikës së Shqipërisë, evidentimin e të gjitha subjekteve të tjera tregtare të mashtruara nëpërmjet kësaj skeme dhe evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.
U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale për veprën penale ?Mashtrimi kompjuterik?./ CNA.al
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpuni...
Disa fshatra në Lezhë si Grykë Zezë, Grykë Manati, Malësi e ...
Në korrik 2016 parlamenti miratoi reformën në drejtësi. Ishi...
Mëngjesin e sotëm dy makina janë përfshirë nga flakët.Nga nj...
Skandali me tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit ka ...
Gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Kjo nuk është më perce...
Moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu ka publikuar një...
Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshi...
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me një...
Varianti Delta i koronavirusit pritet të bëhet dominues gjat...
Sipas një studimi të ri vaksina Johnson & Johnson me një doz...
Nmri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, ka shën...
Uji është në gjendje të bëjë shkatërrime katastrofale. Kjo n...
Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin...
Disa zona në Tiranë, ditën e nesërme do të mbesin pa energji...
Officials of the companies involved in the suspicious conces...
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë në f...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shkuar sot në Gjirokastër...
Zyrtarë të kompanive të përfshira në koncensionin e incenera...
Me anë të disa shkrimeve investigative radhazi,CNA.al, ka de...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...