Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Në korrik 2016 parlamenti miratoi reformën në drejtësi. Ishin 140 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, ? me mbështetje edhe nga deputetë që de facto ishin kritik ndaj reformës apo siç rezultoi, edhe subjekte të dekriminalizimit dhe të hetimit nga drejtësia e reformuar. Reforma u mundësua nga investimi i jashtëzakonshëm i SHBA dhe BE, ajo krijoi institucionin e vetingut dhe ndryshoi së bashku me Kushtetutën edhe më shumë se 25 ligje organike ose të thjeshta.
Koha tregoi se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore ishin sa të nevojshme aq edhe të hartuara me nxitim dhe pa bazë të qëndrueshme referuese, duke sjellë ndërhyrje të tjera ligjore në së paku 15 ligje dhe në disa raste si Kodi Penal, në ndryshime 3-4 herë brenda 2-3 vitesh nga i njëjti parlament! Ndryshimet ligjore kushtetuese dhe ligjore ishin aq të shumta sa asnjë ligj nuk arriti të nxjerrë në kohë aktet nënligjore dhe se midis vetë ligjeve u gjetën nga GJK elementë antikushtetues.
Konsensusi i gjerë politik për reformën në drejtësi nuk mjaftoi për të jetësuar reformën në kohë: të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, përfshirë organet e vettingut, KLP, KLGJ, KED, ILD, PP, SPAK, GJK, GJL, etj, u krijuan ose u zgjodhën jashtë afatit kushtetues dhe ligjor. Partitë dhe institucionet harxhuan një vit kohë për të miratuar në korrik 2017 organet e vettingut në drejtësi, KPK, KPA dhe IKP. Midis 2018-2020 Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, midis 2017-2019 u zgjodh një Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm, ndërkohë që institucione si KLP mbetën për një kohë të gjatë pa anëtarë të plotë dhe SPAK u krijua pa numrin e parashikuar të prokurorëve.
Procesi i vettingut rezultoi shumë më kompleks sesa ishte menduar, mbi 50% e prokurorëve dhe gjyqtarëve humbën postet e tyre dhe u larguan nga sistemi. Gjatë 3-4 viteve të fundit, ecuria disproporcionale midis daljeve nga sistemi dhe hyrjeve në sistem krijoi hendek në burimet njerëzore duke krijuar efekt domino vakancash në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe të drejtësisë. Premtimi i qeverisë se Shqipëria ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore rezultoi i gabuar dhe vuri në dilemë pritshmëritë e reformës.
Nga ana tjetër, proceset e zgjedhjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, u shoqëruan me numër të kufizuar kandidatësh cilësor, si dhe me devijim nga standardet e larta kushtetuese në numrin e kandidatëve për vend vakant, në procedura, në lobime dhe në krijimin e precedentit të emërimeve pa vetting. Mbi 50 çështje janë në pritje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, mbi 30 mijë mbeten në pritje në Gjykatën e Lartë dhe 2-3 herë më shumë çështje janë në pritje në nivelet e tjera të gjykatave dhe në prokurori.
Nuk ka asnjë dilemë se pavarësisht kostove financiare, njerëzore dhe institucionale, reforma në drejtësi mbetet zhvillimi më pozitiv i dekadës së fundit në Shqipëri. Rezultatet e saj, ndonëse të vonuara dhe të pjesshme, janë arritjet e vetme të demokracisë funksionale e shtetit të së drejtës. Besimi publik tek SPAK është besimi më i lartë tek një institucion dhe vala e denoncimeve të vazhdueshme në SPAK apo në GJK është tregues i etjes, por edhe i besimit tek ndryshimi.
Më 2021 Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese funksionale, Gjykatë të Lartë funksionale, ka Prokuror të Përgjithshëm të pranuar gjerësisht, ka SPAK me mbështetje maksimale, ka ILD funksional, ka KLGJ dhe KLP që po reflektojnë më shumë maturi sesa më parë, ka Shkollë të Magjistraturës funksionale dhe ka vetëdije qytetare për reformën, më realiste, më solide dhe më optimiste.
Nga ana tjetër, mesazhi thelbësor i reformës: koha për llogaridhënien, fund pandëshkueshmërisë dhe sistemit korporativ korruptiv, ? vlen edhe për politikën, por konsensusi u arrit vetëm për reformën në drejtësi, jo për reformën dhe vettingun në politikë.
Po ashtu, ndikimi politik, qoftë përmes përdorimit politik të reformës për qëllime elektorale, qoftë nga sistemi i promovimit klanor apo edhe përmes denigrimit me ?gjyq publik? të çdo vendimmarrjeje të drejtësisë që cenon oligarkinë politike, mediatike dhe ekonomike, ? janë tregues i qartë se politika në tërësi nuk e ka dashur, nuk e do dhe nuk mund ta duartrokasë reformën në drejtësi./ CNA.al
Mëngjesin e sotëm dy makina janë përfshirë nga flakët.Nga nj...
Skandali me tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit ka ...
Gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Kjo nuk është më perce...
Moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu ka publikuar një...
Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshi...
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me një...
Varianti Delta i koronavirusit pritet të bëhet dominues gjat...
Sipas një studimi të ri vaksina Johnson & Johnson me një doz...
Nmri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, ka shën...
Uji është në gjendje të bëjë shkatërrime katastrofale. Kjo n...
Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin...
Disa zona në Tiranë, ditën e nesërme do të mbesin pa energji...
Officials of the companies involved in the suspicious conces...
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë në f...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shkuar sot në Gjirokastër...
Zyrtarë të kompanive të përfshira në koncensionin e incenera...
Me anë të disa shkrimeve investigative radhazi,CNA.al, ka de...
Ish kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar liri...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm pamjet 3D...
Pasiguritë mbi ecurinë e pandemisë në periudhën vjeshtë-dimë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...