OBSH: Delta do të bëhet dominuese brenda muajsh
Varianti Delta i koronavirusit pritet të bëhet dominues gjat...
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, lidhur me një tender abuziv në Ministrinë e Brendshme për uniformat e policisë, ku çoi në arrestimin e 9 zyrtarëve.
Në dosjen e siguruar nga gazetari i ABC News, Ermal Vija, theksohet se Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylber Pjetërnikaj ka vërejtur disa shkelje në tenderin abuziv. Sipas tij ka pasur mangësi me dokumentacionin nga ofruesit lidhur me procedurën e prokurimit.
Sipas dëshmisë së dhënë në SPAK, Pjetërnikaj ka refuzuar edhe kompaninë fituesi për prokurimin sëbashku me disa të tjera. Sipas Pjetërnikaj, fituesi nuk kishte fletë- analizë për produktin dhe duhej skualifikuar.
Madje në dëshminë e tij Pjetërnikaj deklaron se ish ? drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari tashmë e arrestuar, ishte në dijeni të të gjitha problematikave të konstatuara.
Po ashtu një prej anëtareve të Njësisë së Prokurimit, konkretisht inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin. Madje ajo ka ngritur
shqetësimin për abuzimin që po bëhej dhe nuk ka pranuar t?i nënshkruajë dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti.
Në dosjen e SPAK, theksohet se zyrtarët tashmë të arrestuar të ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh.
Kujtojmë se 9 të dyshuarit Edlira Naqellari, Flutura Cekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali i janë drejtuar Gjyaktës së Apelit dhe kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë. Tetë të dyshuarit janë lënë në burg, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak.
SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, ku u arrestuan ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.
Pjesë nga dëshmia e Pjetërnikaj dhe dosja e SPAK:
?Gjatë kohës së procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin ?Genc TAAHHUT GIYIM TEKSTIL?, nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce, nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë.
Kjo certifikatë kërkohej për garantimin e cilësisë së mallit. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin përcaktuar në germën ?b? të pikës 12 pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesit e aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mospërmbushja e këtyre pikave të mësipërme ka qenë kusht për skualifikim. Për bashkimin e operatorève ekonomik BOE ?hapko doo-odjeca 1 mesiperme ka doo? ?jelen professional doo?, ?galeb ?OpenTech consulting & doo+ Galko doo Services sh.pk nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, ka rezultuar se nuk kanë përmbushur kriterin e përcaktuar ne piken 13 te ofertës teknike, pasi ditën e hapjes nuk ka paraqitur disa nga mostrat ose kampionët e artikujve, objekt prokurimi gjithashtu nuk plotësonte kriterin e përcaktuar ne piken 12 te ofertës teknike, pasi nuk kishte dorëzuar skeda teknike raport testimi, fletë-analiza për te gjithë artikujt e kostumeve dhe këmishave Mosplotesimi i këtyre dy kritereve ishte kusht për skualifikimin e operatorëve pjesëmarrës. Gjithashtu, gjate shqyrtimit të dokumentacionit të bashkimit të operatoreve BOE ?D&Esh pk ?Summer Confs 1?+ ?LOVERS SRL? ?YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN TIC AS A VEDAT YAKUPOGLU? është konstatuar mungesa e certifikatave të konformitetit për çdo model këpuce, kërkuar nga autoriteti. Mungesa e këtyre ishte kusht për skualifikimin e operatorit nga procedura e prokurimit.
Ne gjendjen faktike të dokumentacionit të ofruar nga operatorët ekonomik, nuk mund të kualifikohej asnjë ofertues edhe ne fazen e II-te-ofertat teknike Sqaroj se certifikatat e konformitetit janë kërkuar si kritere te veçanta pjese perberese te dokumenteve standarde te tenderit, ku mungesa e tyre ka qene kusht kualifikimi për çdo operator pjesëmarrës. Ne lidhje me problematikat e konstatuara, sipas deklaruesit rezulton se ishte ne dijeni edhe titullari i Organit Qendror Blerës shtetasja Edlira Naqellari, përpara mbylljes së procedurës, e cila ka qenë e interesuar për realizimin e kësaj procedure në çdo mënyrë, e cila në mënyrë periodike e ka thirrur ne zyre kryetarin e KVO-se shtetasin Yiber Pjetërnikaj për t?u interesuar për procedurën, ku kryetari i KVO-re e ka vënë në dijeni për problematikat e hapura për çdo operator ofertues, që konsistonte ne mungesën e dokumentacionit të kërkuar.
Varianti Delta i koronavirusit pritet të bëhet dominues gjat...
Sipas një studimi të ri vaksina Johnson & Johnson me një doz...
Nmri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, ka shën...
Uji është në gjendje të bëjë shkatërrime katastrofale. Kjo n...
Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin...
Disa zona në Tiranë, ditën e nesërme do të mbesin pa energji...
Officials of the companies involved in the suspicious conces...
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë në f...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shkuar sot në Gjirokastër...
Zyrtarë të kompanive të përfshira në koncensionin e incenera...
Me anë të disa shkrimeve investigative radhazi,CNA.al, ka de...
Ish kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar liri...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm pamjet 3D...
Pasiguritë mbi ecurinë e pandemisë në periudhën vjeshtë-dimë...
Një kompani amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Na...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar problemin e muzikës në Lun...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim të rëndësishëm p...
Policia Rrugore e Vlorës ka zhvilluar kontrolle intensive pë...
Dy ditë më parë në Kolumbi, është vënë në pranga Agim Çerma,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...