Roland Bejko bën analizën e humbjes së PD/ Kandidatët punuan për të parin në listë
Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko ka analizuar humbjen ...
Indrit Vokshi ka shpërthyer në pakënaqësi lidhur me Këshillin Kombëtar të PD.
Vokshi, një servil i Bashës thotë se janë lënë jashtë Këshillit njerëz me kontribut disa vjeçar, ndërkohë sipas tij, janë futur në Këshill, njerëz të cilët kanë blerë vota
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se kjo ka për t’i kushtuar shtrenjt PD-së
Postimi i plotë:
Një koment për Këshillin Kombëtar
Janë lënë jashtë Këshillit, njerëz me kontribut disa vjeçar. Njerëz të cilët kanë refuzuar oferta në mijëra euro nga armiku i demokratëve. Njerëz të formuar gjithashtu.
Ndërkohë janë futur në Këshill, njerëz të cilët kanë blerë vota për llogari të partive të tjera, kundër PD-së. Njerëz që kanë shitur votat e PD-së. Njerëz pa gram formimi. Njerëz të cilët ecin me moton “Të jemi aty, se kuidihet, kapim ndonjë gjë”. Pa e ditur se me qenien aty, nuk kapet asgjë. Pasi politika bëhet tjetërkund.
Po a merr vendime Këshilli? Pra a bëjnë dëm këta? Jo. Një herë të vetme të bëhemi të sinqert. Vendimet merren o në shtëpi, o në restorant ose edhe gjatë pushimeve. Në parti thjesht legalizohen formalisht. Po atëherë çfarë pune prish qenia e tyre në Këshill, kur nuk marrin vendime?
Prish punë tek mesazhi. Mesazhi që u jepet njerëzve është ky: përzgjidhet ai që të shet, përzgjidhet ai që ka blerë vota kudnër PD-së, përzgjidhet ai që nuk ka asnjë formim e prezencë politike. Po të ishte se këta ngrenë peshë politikisht, hajt po i pranonim, se na duhet maksimalizimi i votës. Mirëpo asnjë peshë nuk ngrenë. Atëherë pse?
Mesazhi tjetër i lidhur me të parin është ky: nuk promovohet besniku. Nuk promovohet ai i cili nuk ka pranuar oferta. Nuk promovohet ai i cili ka mbrojtur PD-në. Nuk promovohet ai që ka formim dhe prezencë. Kjo ka dekurajuar e vazhdon të dekurajojë mijëra demokratë në të gjithë Shqipërinë.
Të mos keqkuptohemi; ka në atë Këshill demokratë prej vërteti, shqiptarë me shkronja kapitale. Por shkruaj për një kontigjent tjetër njerëzish. Kuvendi Kombëtar ishte mundësi për të dhënë një mesazh në Shqipëri. Sado idiotësi të bëhen, njeriu ka aftësinë për tu penduar, ka aftësinë për tu vetëdijësuar. Ia ka falur Zoti. A e keni parë? Disa kriminelë, papritur, nisin lexojnë Bibël e Kuran, ndërrojnë rrugë, pendohen.
Mund të them vetëm diçka: kjo ka për t’i kushtuar shtrenjt PD-së. Formula “Hë se ikin dhe afrohen prapë, sapo të afrohen zgjedhjet”, ka marrë fund si formulë. Nuk vlen më. Do afrohen pak syresh. Jo mjaftueshëm.
Janë lënduar dhe fyer shumë demokratë në të gjithë Shqipërinë. Po t’i kishin zëvëndësuar me më të aftë se ata, me më kontributorë se ata, me më besnikë se ata, sdo lëndoheshin aq shumë. Janë lënduar dhe fyer sepse i kanë zëvëndësuar me një kontigjent maskarenjsh, tradhëtarësh, spiunësh dhe njerëzish pa asnjë kontribut e pa asnjë vlerë.
Dënimi më i rëndë është kur të dënojnë me harresë, shpërfillje dhe tallje. Jo me burg.
Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko ka analizuar humbjen ...
“Qeveria është vënë në shërbim të inceneratorit fantazëm të ...
Milena Harito, ish-ministre në Qeverinë Rama, ka dhënë një i...
Milena Harito, ish-ministre e Inovacionit dhe Administratës ...
Ekonomisti Rezart Prifti tha se pandemia e koronavirusit vet...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka k...
Salsano Rrapi dhe Erjola Kakeli i kanë dhënë fund beqarisë l...
Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet që në 10 ditëshin e parë ...
Pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjes së Këshillit...
Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Q...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi k...
Qeveria shqiptare do të paguajë mbi 263 mln euro për gjyqe t...
Deputeti Andri Përmeti ka folur lidhur me mbledhjen e Kuvend...
Procesi i integrimit drejt Bashkimit Evropian i Ballkanit Pe...
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë një di...
Artisti Ardian Isufi, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Këshil...
Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës, Edith Karxhi ka f...
Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës Edith Harxhi ka fo...
Dy prej anëtarëve të Grupimit për PD, Edith Harxhi dhe Arben...
“Edi Rama, ku e gjen kohën për të vizatuar Doodles-at e tij,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...