Pas Kuvendit, zbulohet lëvizja e radhës e Bashës/ Ja kur mblidhet Këshilli Kombëtar
Pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjes së Këshillit...
Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet që në 10 ditëshin e parë të gushtit të thërrasë Këshillin Kombëtar të dalë nga Kuvendi i quajtur i jashtëzakonshëm, i zhvilluar ditën e shtunë në kryeqytet.
Pas daljes së rezultatit, për 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, përfshirë këtu edhe kryetarët e degëve apo përfaqësuesit e tjerë në këtë Këshill, Basha pritet të bëjë thirrjen e strukturës më të lartë midis dy Kuvendeve, për të bërë zgjedhjen e sekretariatit dhe kryesisë.
Burime zyrtare nga PD, i thanë CNA.al se Basha do të bëjë ndryshime thelbësore në drejtimin e kësaj partie. Këto janë reflektuar edhe me propozimet e bëra në ndryshimet statutore me sekretariatet apo edhe bordet që do të funksionojnë në këto sekretariate. Sipas të dhënave zyrtare, pranë Lulzim Bashës, kreu i PD pritet të bëjë disa largime nga drejtimi i kësaj partie.
Pritet të largohet nga posti i nënkryetarit Edmond Spaho, gjithashtu në dyshim është edhe pozicioni i Edi Palokës. Të dy këta personazhe, prej tetë vitesh kanë mbajtur postin e nënkryetarit të partisë dhe kanë këmbyer rolet, njëherë si kryetar grupi parlamentar dhe njëherë si nënkryetar i Kuvendit, ky post i dytë është automatikisht nënkryetar i PD.
CNA.al gjithashtu ka mësuar se do të plotësohen edhe vakancat për disa sekretariate dhe do të ketë lëvizje në shumë prej tyre. Pritet që Basha t’i japë një zgjidhje definitive edhe problemeve me organizatat partnere, por kjo pritet të ndodhë pas muajit Shtator kur do të ketë edhe një ecje përpara në lidhje me riorganizimin e Partisë Demokratike.
Nga emrat që mësohen se do të marrin poste, janë Alfred Rushaj i cili ishte edhe drejtori elektoral i fushatës së Lulzim Bashës. Njeriu i cili mbajti jo pak mbi supe, në një fushatë që u quajt e suksesshme përtej rezultatit dhe problematikave.
Një emër tjetër që pretendon të ketë post si sekretariati apo drejtimi është Grida Duma, Ervin Salianji.
Ka edhe emra të tjerë që pretendojnë të kenë poste apo që nga vetë Basha t’u jepet një drejtim. Një nga këta emra mund të jetë edhe Tomorr Alizoti.
Gazmend Bardhi pritet të rikonfirmohet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe pritet të plotësohet edhe vakanca e sekretarit organizativ, vend ky i lënë vakat nga Sait Dollapi pas humbjes së zgjedhjeve.
Gjithashtu shumë emra, disa të rinj apo edhe pjesë e elitës së PD pritet të marrin poste drejtuese për të zëvendësuar sekretariatin aktual. Ajo që është e sigurt është fakti se do të ketë një përmbysje thuajse totale, ku shumë nga emrat siç e përmendëm më lart, të ardhur në PD me fluksin Basha, ?më të vjetër? në këtë parti, të marrin sekretariatin dhe drejtimin brenda muajit Gusht, për tu përgatitur me pas në Shtator për një organizim më të thellë në qelizat e PD./CNA.al
Pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjes së Këshillit...
Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Q...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi k...
Qeveria shqiptare do të paguajë mbi 263 mln euro për gjyqe t...
Deputeti Andri Përmeti ka folur lidhur me mbledhjen e Kuvend...
Procesi i integrimit drejt Bashkimit Evropian i Ballkanit Pe...
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë një di...
Artisti Ardian Isufi, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Këshil...
Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës, Edith Karxhi ka f...
Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës Edith Harxhi ka fo...
Dy prej anëtarëve të Grupimit për PD, Edith Harxhi dhe Arben...
“Edi Rama, ku e gjen kohën për të vizatuar Doodles-at e tij,...
Deputetja e PD, Grida Duma, është e njohur për betime dhe pë...
Dështimi në zgjedhjet e 25 prillit 2021, shtoi zërat kritik ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ardian ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë,...
Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari, i ka drejtuar Kritika mj...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Në Partinë Socialiste duket se po hanë “kokat” e njëri tjetr...
Nuk ndalet deputeti socialist Petro Koçi me thirrjet ndaj SP...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...