Foto-Dasmë surprizë! Salsano Rrapi i jep fund beqarisë
Salsano Rrapi dhe Erjola Kakeli i kanë dhënë fund beqarisë l...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar akuzat e kritikeve te kreut të PD, Lulzim Basha për procesin e zgjedhjes së së Këshillit të ri Kombëtar.
Në një intervistë për gazetën ?Panorama?, Shehu thotë se procesi i përzgjedhjes ishte i pastër dhe gjithsecili duhet të respektojë votën e demokratëve.
Shehu është ndalur tek propozimet për rithemelimin e PD, teksa thekson se këto ide i duken revolucionare.
Sipas tij, PD-ja nuk ka bërë asnjë turp në politikë që të ketë komplekse nga historia e vetë. Në vend të rithemelimit, Shehu thotë se duhet të vazhdojë deri në fund analiza e zgjedhjeve në mënyrë që të hartohen strategji për t?u përballur me Edi
Ramën për t?ia pamundësuar përfundimin e mandatit të tretë të sapofituar.
Z. Shehu, kritikë të kryedemokratit Basha mbetën jashtë Këshillit Kombëtar. Nga vetë ata që mbetën jashtë ka akuza se lista u bë nga numri dy i PD-së në direksionet e kreut të PD-së, ju si e keni parë?
Unë nuk gjykoj kështu. Lista ishte e gjatë. Më tej, disa nuk u zgjodhën. Mund të ketë pasur edhe vlerësime subjektive gjatë votimit, por u votua në mënyrë të lirë e demokratike. Pra, nuk do të komentoj gjëra që zgjidhen me votën e atyre që votuan. Kjo është demokracia. Pavarësish se më pëlqen apo s?më pëlqen. I pëlqen dikujt apo jo, vota respektohet.
Vota ishte e fshehtë dhe e qartë dhe u votua me votim të fshehtë. Kongresi ishte normal edhe në këtë aspekt. Kadilli foli në kongres, edhe dikush tjetër foli, kritikoi fort. Pra, çdo gjë ishte e hapur, por në fund ne duhet të respektojmë votën e hedhur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se ata që nuk u zgjodhën nuk janë pjesë aktive, e rëndësishme, e domosdoshme e PD-së.
Z. Shehu, në kongres u dëgjua edhe një propozim për një rithemelim të PD-së, ju si do ta gjykoni këtë?
E kam ndjekur me vëmendje këtë tezë. Por të them të drejtën, unë nuk besoj se kjo është një gjetje e dobishme për PD-në, detyrat e saj, opozitën shqiptare që ka motorin kryesor PD-së, në përballjen e domosdoshme me këtë regjim. PD-ja është e duhet të jetë krenare për historinë e saj, kontributet e saj thelbësore për demokracinë shqiptare, integrimin europian e perëndimor, zhvillimet ekonomike e sociale të vendit e shumë e shumë tjera.
PD-ja nuk ka bërë ndonjë turp. Edhe nëse kemi bërë gabime taktike, turp s?kemi bërë. Edhe gabimet taktike i kemi bërë për ta zhveshur kundërshtarin nga ?gjethet e fikut, për ta luftuar më fort atë, duke sakrifikuar edhe nga vetja jonë. Kështu ishte dalja nga Parlamenti, n.q.s. do ta quajmë të pa përshtatshme, por turp s?ka bërë. Pra, PD-ja s?ka pse të ketë komplekse me veten e vetë për të bërë shpërndarje, rithemelime etj.
Ju mendoni vërtet se po të ndryshojmë emrin, simbolet, flamurin, qoftë edhe selinë do jemi më rezultativë? Po të ishte kështu n\ rregull, por nuk është kështu, PD-ja është një simbol, emër i madh, shpresë për njerëzit, është shtëpia e të gjithë atyre që aspirojnë në ndryshimin e shpëtimin e vendit.
N.q.s. bëhet fjalë për ndryshime në statut, brenda parimeve tona, ndryshime të drejtuesve, i bëmë në këtë kongres, disa e mund të bëhen edhe në të ardhmen. Unë e shikoj PD në një proces përsosje të vazhdueshme, kolaudimi, përmirësimi të vazhdueshëm. Dhe kongresi unë mendoj se kontribuoi në disa të tilla.
Dhe më tej?
Pikërisht edhe për më tej, ne nuk kemi kohë e energji të tepërta të shpenzojmë me eksperimente, që normalisht i kanë realizuar partitë komuniste të lindjes mbas rënies së komunizmit, ose shumë rrallë ndonjë parti tjetër si pasojë e problemeve të mëdha të brendshme. Ne nuk jemi aspak në ato situata, prandaj me duken si gjetje artificiale. Ne duhet të përgatitemi menjëherë për ditët që vijnë, javët që vijnë. Përballë kemi një regjim, edhe sado ndryshime të bëjmë në statut, në Këshillin Kombëtar, në seksionet, këto janë vetëm ndihmuese.
Regjimet përmbysen në një realitet ku asgjë nuk dhurohet, por fitohet me luftë, përpjekje, punë, e ky regjim duhet përmbysur. Dhe për këtë unë jam dakord edhe me atë qe tha Basha në Kongres, duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi, në institucione e jashtë, në salla, rrugë e sheshe, në Shqipëri e me partnerët tanë.
Por këtu duhet organizim, ide të qarta, dialog me njerëzit edhe për të vrarë frikën që sot ky regjim e ka përhapur kudo. Duhet qëndresë e rezistencë. Dhe këtu nuk e kam fjalën për dhunë. Jam krejt kundër dhunës. Rezistenca e qëndresa janë tjetër gjë, të domosdoshme përballë regjimeve. Dhe PD-ja i ka provuar jo vetëm një herë me sukses në historinë e saj, këto mjete lufte demokratike.
Ka ardhur koha të vëmë në lëvizje me realizëm të gjitha potencialet tona, të mësojmë nga të gjitha eksperiencat tona të suksesshme. Vetëm kështu do të arrijmë të mobilizojmë jo vetëm ata mbi 700 mijë, që na votuan, por shumë më tepër për të përmbysur regjimin, që po shkatërron të sotmen e të nesërmen e shqiptarëve, edhe jashtë Shqipërisë kjo.
Salsano Rrapi dhe Erjola Kakeli i kanë dhënë fund beqarisë l...
Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet që në 10 ditëshin e parë ...
Pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjes së Këshillit...
Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Q...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi k...
Qeveria shqiptare do të paguajë mbi 263 mln euro për gjyqe t...
Deputeti Andri Përmeti ka folur lidhur me mbledhjen e Kuvend...
Procesi i integrimit drejt Bashkimit Evropian i Ballkanit Pe...
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë një di...
Artisti Ardian Isufi, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Këshil...
Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës, Edith Karxhi ka f...
Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës Edith Harxhi ka fo...
Dy prej anëtarëve të Grupimit për PD, Edith Harxhi dhe Arben...
“Edi Rama, ku e gjen kohën për të vizatuar Doodles-at e tij,...
Deputetja e PD, Grida Duma, është e njohur për betime dhe pë...
Dështimi në zgjedhjet e 25 prillit 2021, shtoi zërat kritik ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ardian ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë,...
Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari, i ka drejtuar Kritika mj...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...