web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skemë mafioze për Portin e Durrësit?/ Basha tenton të mohojë pazaret, pse hesht PD?

19 Korrik 2021, 09:07, Politikë CNA

Projekti dy miliardësh për zhvillimin e Portit të Durrësit, ka qënë kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit.

Disa ditë më parë, në media u raportua se në këtë projekt, të trumbetuar fort nga qeveria shqiptare, ?thelen? e tij, e ka marrë edhe kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi.

MCN tv, ka zbardhur dokumentet, ku ndër të tjera thuhet se kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë. Pra, jo nga Dubai, sikurse është thënë nga qeveria.

Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit Emar, por me kompani offshore nga ishujt Kejmen.

Bëhet fjalë për kompaninë e cila vjen nga ishujt Kajman dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.

Ajo ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Ky i fundit,  rezulton administrator i kompanisë Moveo Albania, ku një ndër bashkëthemeluesit e kësaj kompanie është edhe kunati I Lulzim Bashës, Erion Isufi, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications. (Lexo ketu)

Nga ana tjetër ka edhe një detaj, që të bën të dyshosh, për pazare mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, për këtë projekt.

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, një nga zërat më të fortë zyrtar dhe krahu i djathtë i Lulzim Bashës, në një dalje të saj mediatike pak kohë më parë artikuloi një fjali.

?Nuk ka nevojë fare të flasim me këtë gjuhë artificiale prej ujku që ndërron qimen. Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetëm ti. Në kushtet që e di që opozita e vërtetë është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral?, tha në atë kohë Grida Duma. (Lexo ketu)

Ky qëndrim i Grida Dumës, në atë kohë nga CNA.al u interpretua si një ftesë për pazar. Një dorë e shtrirë për korrupsion, për aferë, për ndarje parash, nga taksat e shqiptarëve, nga fondet e investimeve që do të vinin në Shqipëri.

Dhe detaji tjetër, që shton dyshimet është heshtja nga PD-ja zyrtare.

Edhe pse bëhet fjalë për një mega-aferë, sikurse është raportuar nga mediat, selia blu, vetëm ka heshtur dhe nuk e ka denoncuar.

Për më tepër, duket se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po tenton të mohojë pazaret.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike me 17 korrik, Lulzim Basha u kujtua për Portin e Durrësit, por duke e përmendur vetëm përciptazi.

?Ligjet bëhen me porosi të klientëve të regjimit, prona private grabitet dhe shkatërrohet, pasuritë natyrore plackiten, prona publike vidhet në shkelje të çdo norme dhe përfituesit fshihen në parajsa fiskale, si në rastin e Portit të Durrësit, kësaj mega-afere, konturet e të cilës vetëm sapo nisin të përvijohen.?-tha Basha.

Në fakt çështja e Portit të Durrësit nuk mund të denoncohet vetëm me një gjysëm fjalie, sikurse bëri Basha, por do të duheshin konferenca të tëra për shtyp, denoncime të njëpasnjëshme, apo edhe denoncim në SPAK.

Basha nuk mund të tentojë të ?lajë duart si Ponc Pilati?, në lidhje me këtë mega-aferë, por duhet të dalë të flasë, të bërtasë po të jetë nevoja dhe ta denoncojë fort, me zë të lartë.

Nëse Lulzim Basha nuk ka marrë ?thelën? e tij, në këtë aferë të qeverisë, këtë duhet ta tregojë me vepra./CNA.al

Ftesa për bashkëqeverisje/ Grida Duma kërkon pazare me Ramën për Portin e Durrësit

Porti i Durrësit, pazar i pastër në tavolinë/ Si e paralajmëroi Grida Duma, në emër të Bashës

2 miliardë dollarë investim për portin e Durrësit/ Kunati i Bashës dhe njerëzit e tij fshihen pas kompanisë offshore

Një copë Porti për humbjen e Lulzim Bashës

Skandali me Portin e Durrësit/ ?RD? sulmon ?padashje? kunatin e Bashës dhe ?zhduk? lajmin





Lajmet e fundit nga