Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Avokati Spartak Ngjela shkruan se korrupsionit politik në Tiranë, po i vjen fundi.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela thekson se rusët që po kalojnë kufirin shqiptar, për t’u ndihmuar revoltave Meta-Berisha, janë të gjithë nën kontroll.
Sipas tij, presidenti Ilir Meta është strukur, ndërsa ish-kryeministri Berisha po kërcënon SHBA-në, me një ?fishek?.
Me tej, Ngjela shkruan se kreret e politikes janë kapur me gjënë e vjedhur, dhe kjo po i dërgon drejt eliminimit.
Po ashtu Ngjela thekson se sapo të fillojë goditja e krerëve, do të shihet një entuziazëm i madh popullor, dhe shqiptarët, për herë të parë në historinë e tyre, do të fillojnë të jetojnë në një vend me drejtësi të garantuar.
?Korrupsioni shtetëror e politik i Tiranës, me shpresë te Rusia dhe Beogradi, po jep shpirt.
‘Kryengritësit” qesharakë, shqiptarë, të Rusisë, po japin shpirt gjithashtu, se, rusët që po kalojnë kufirin shqiptar, për t’u ndihmuar revoltave Meta-Berisha, janë të gjithë nën kontroll. Janë kapur e do të kapen të gjithë, se kuptohet që janë të skeduar.
Kurse Meta është strukur, ndërsa Saliu po i kërcënon Shtetet e Bashkuara, me një fishek.
Në të vërtetë, krerët e Shqipërisë, sa herë kanë qenë në hall, janë bërë qesharakë. Kjo, sepse shumica e tyre ka vepruar, me kast interesi vetjak, kundër Shqipërisë.
Po sot?
E njëjta gjë është edhe sot. Por këta të sotmit kanë një veçori origjinale: janë kapur me gjënë e vjedhur, dhe kjo po i dërgon drejt eliminimit. Prandaj, kuptohet se janë më qesharakët.
Historia ka njohur dhe njeh pushtetarë të rrëzuar me vota apo me grusht shteti, por kjo që po u ndodh sot pushtetarëve shqiptarë të korruptuar në Shqipëri, është një gjë shumë e rrallë: ata janë kapur me “prasë në duar”: domethënë, me gjënë e vjedhur. Por, kanë gënjeshtrën si motiv shtytës për pushtet, dhe, me gënjeshtrat e tyre, po tallet politika amerikane.
Në psikologjinë moderne, kjo lloj politike quhet “Big Lie” – Gënjeshtër e Madhe – dhe, ka dalë si term, në analizën psikologjike që i bëri Hitlerit dhe hitlerizmit, James Murphy, përkthyesi i librit të Hitlerit, Mein Kampf; libër ky, i cili mbështetej te gënjeshtra e madhe, sipas këtij rendi që jep Murphy dhe që amerikanët e përdorën gjerësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore:
“Kurrë mos e lejo popullin të qetësohet; kurrë mos e prano një humbje apo gabim; kurrë mos prano se mund të ketë diçka të mirë te armiku yt; kurrë mos e lerë dhomën për një alternativë; kurrë mos e prano fajësinë; koncentroju në një armik, në një kohë, dhe fajësoje atë për çdo gjë që shkon keq; njerëzit besojnë një gënjeshtër të madhe më shpejt sesa një gënjeshtër të vogël.
Por, kjo lloj ideologjie e gënjeshtrës në sistem, me Hitlerin si kërcënues, e detyroi komandantin e përgjithshëm të ushtrisë gjermane në Luftën e Parë Botërore, Ludendorff, që ky të deklaronte se: “Gjermania nuk e humbi luftën e Parë, sepse ajo u tradhëtua nga brenda, dhe sidomos nga hebrenjtë”.
Kjo është psikologjia totalitare e mospranimit të humbjes.
Kjo, ka qenë në thelb ideologjia e politikës hitleriane, por kjo dallon të jetë edhe këtu, ne segmente të caktuara opozitare, thelbi ideologjik i politikës. Pse, ju mendoni se mospranimi i humbjes nga Basha, pa asnjë provë gjyqësore, nuk është e njëjta psikologji?
Pastaj, shikojini me vëmendje tezat e Murphy-t për ideologjinë politike të Hitlerit. A e gjeni dot se, te cili lider politik shqiptar, sot, dallojnë të jenë të plota, cik më cik, ato teza?
E pra, a e kuptoni që politika shqiptare vuan nga ideologjia totalitare?
Shikojini edhe një herë pikat e Murphy-t për politikën hitleriane: a nuk i ka pasur edhe Enver Hoxha, të gjitha ato?
Ky ishte edhe totalitarizmi shqiptar i Enver Hoxhës – një Big Lie.
E pra, për të gjitha këto, ne shqiptarët sot jemi në rrugën e likuidimit nga skena politike të të gjithë korrupsionit shqiptar. Korrupsioni shtetëror të çon domosdoshmërisht në politikën e “gënjeshtrës së madhe” totalitare, e cila pengon zhvillimin demokratik. Por, pavarësisht se, tendenca totalitare e sotme, e politikës shqiptare, nuk ka represion shtetëror burgjesh, ajo është përsëri një tendenca totalitare, në funksion të gënjeshtrës.
Gjithsesi, tani, të gjithë këta të korruptuar janë të skeduar dhe, ata që po drejtojnë purgon antikorrupsion, nuk shohin më asnjë pengesë që SPAK ta intensifikojë goditjen penale .
Goditja penale antikorrupsion e krerëve politikë të korrupsionit shqiptar, është kthyer sot në një pritshmëri popullore, se shqiptarët po mendojnë me ngulm eliminimin e keqbërësve të tyre, që i kanë varfëruar në këta tridhjet vjet korrupsion.
Gjithkush duhet ta kuptojë se, sapo të fillojë goditja e krerëve, do të shihet një entuziazëm i madh popullor, dhe shqiptarët, për herë të parë në historinë e tyre, do të fillojnë të jetojnë në një vend me drejtësi të garantuar.
Tani kjo, po shihet se është e sigurt, edhe pse korrupsioni shpreson destabilizimin shoqëror të Shqipërisë, destabilizim ky që, në fakt, nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë.
Rendi në Shqipëri, tani, është i siguruar kundrejt kërcënimit rus, me trupat e Natos, në të tria bazat e saj, që ajo ka këtu.?-shkruan Ngjela./CNA.al
Nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveç paaftësisë në të nxënë (...
Profesor Mark Marku, është shprehur me tone mjaft kritike, n...
Profesori i Universitetit të Tiranës, Mark Marku e ka cilësu...
Ish-ministri I Drejtësisë gjatë qeverisjes PS-LSI, Ylli Manj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të listave...
Analisti dhe profesori i Universitetit të Tiranës, Agron Gje...
Partia Demokratike ka mbajtur ditën e djeshme në Pallatin e ...
Ditën e sotme është publikuar lista e fituesve për Këshillin...
Sot në mesditë u publikua lista me anëtarët e zgjedhur të Kë...
Ish anëtarja e degës së PD në Malësinë e Madhe, Mimoza Rexhv...
Sot, Partia Demokratike ka publikuar listën fituese të Këshi...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ind...
Partia Demokratike ka publikuar listën fituese të Këshillit ...
Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se ...
Ditën e djeshme deputeti i zgjedhur i PD, Mark Marku bëri di...
Dje Mark Marku një nga pedagogët e fakultetit Histori-Filolo...
Një ditë më parë, Partia Demokratike ka mbledhur kuvendin Ko...
Ish skeretari i PD, Arben Ristani është një nga kritikët më ...
Ditën e djeshme Partia Demokratike mblodhi Kuvendin Kombëtar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...