web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë tha profesor Marku që nuk ishte dëgjuar dhe një akt qesharak i tij

18 Korrik 2021, 08:40, Politikë CNA

Dje Mark Marku një nga pedagogët e fakultetit Histori-Filologjisë, një njeri i përdorur së fundi nga Lulzim Basha, artikuloi disa fjalë kritike në Kuvendin Kombëtar të PD.

Në një event që u quajt i jashtëzakonshëm, Marku e quajti mëse të zakonshëm. Në fakt përtej se i zakonshëm ai ishte bajat, i pavlerë dhe që nuk prodhoi asnjë rezultat përveçse vetëm i siguroi Bashës që disa zëra kundër t?i kërcënonte me largimin nga strukturat apo t?i çojë në poste periferike. Për më tepër të bëjë dhe lëvizjet e duhura për të garantuar pushtetin e tij në krye të PD.

Marku ndoshta s? ka parë Kuvende të tjera të PD, por nga viti 2014 e në vazhdim në shumë prej tyre ka pasur eksponetë të rëndësishëm të PD që kanë artikuluar edhe më ashpër sesa ato që dje artikuloi Mark Marku nga karrigia e deputetit.

Ka pasur edhe të rinj e të vjetër që kanë folur dhe kanë drejtuar gishitn tek një përgjegjës, tek Lulzim Basha. E kanë bërë këtë në 2014, në 2017, në 2020 dhe tani kur Mark  Marku është bërë deputet pasi u përdor dhe keqpërdor nga Lulzim Basha.

Themi u përdor dhe u keqpërdor sepse Luli e vuri në drejtimin e një komisioni ku do të seleksionoheshin kandidatët për deputetë që do të votoheshin nga qytetarët, por në fakt nuk ndodhi kështu.
Ata që skualifikoi Marku, Basha i kandidoi të gjithë, përfshirë këtu Tritan Shehun, Ervin Salianjin e të tjerë.

Nga ana tjetër, vetëm Markun në konflikt të hapur interesi e mori dhe e kandidoi të parin në listën e Lezhës, bashkëshoqëruar nga Agron Gjekmarkaj, një tjetër pedagog universiteti, i cili në fakt nuk ishte seleksionuar dhe nuk ishte kandiduar askund.

Pra, Markut i ishte ofruar një pazar që njerëzit të largoheshin dhe ai të heshtte dhe Marku heshti e pranoi të merrte kolltukun e tij. Dje shkoi në Kuvend dhe u bë edhe qesharak, jo për shkak se tha disa kritika që ishin të dëgjuara dhe të ripërsëritura, por për faktin se kritikat e tij ai i drejtoi ndaj Gazmend Bardhit.

Të shkosh në Kuvendin Kombëtar të PD dhe të ankohesh për Gaz Bardhin është njësoj si të shkosh në mësim me profesor Markun dhe t?i ankohesh studentit pse pedagogu jep kaq keq leksionin apo seminarin.

Prandaj dje Marku nuk tha asgjë të re, thjesht dhe vetëm përsëriti ato që ishin thënë. Mark Marku nuk tha asgjë tjetër thjesht dhe vetëm tërhoqi vëmendjen nga Luli dhe e çoi të Gaz Bardhi. Pra sipas tij, PD ka probleme, duhet rithemeluar dhe kjo sepse po humbet shpesh se ka Gaz Bardhin Sekretar të Përgjithshëm. Më qesharake dhe banale nuk mund të bëhet!





Lajmet e fundit nga