web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kjo është e pafalshme”/ Bislim Ahmetaj tregon gabimin më të madh të Berishës

19 Korrik 2021, 10:45, Politikë CNA

Bislim Ahmetaj, anëtari i ?Grupit për PD?, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për Report tv, Bislim Ahmetaj tha se çdo karrige, Basha e ka dhuratë nga Berisha.

?Një nga gabimet më të mëdha të Berishës, është impostimi i Bashës në krye të PD. Unë e kam thënë dhe më parë, kjo është e pafalshme. Rezultatet treguan se kam pasur të drejtë.

Të fitonte të paktën një herë, apo të çonte deri në fund të paktën një aksion politik. Që nga 2005 nuk ka zbritur nga karrigeja, dhe të gjitha kanë qënë dhuratë e Berishës?-tha Bislim Ahmetaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga