“Nëse zbardhen përgjimet, stadiumi i ri do bëhet burg”/ Murrizi: Lleshaj duhet të thirret nga SPAK
Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi, teksa ka ...
Familja Kenedi në SHBA ka qenë për dekada në vëmendjen e opinionit publik, sidomos atij në SHBA. Edhe pse shumë prej pjesëtarëve të saj kanë qenë të përfshirë në politikë, kjo familje është tronditur aq shpesh nga vdekjet e parakohshme dhe tragjike, sa që shumë spekulojnë se ekziston një ?mallkim? i veçantë që ka prekur këtë familje të njohur.
Kenedit janë një familje katolike irlandeze tejet e suksesshme, që sigurisht bënë disa armiq gjatë kohës që ngjisnin shkallët në hierarkinë sociale amerikane. Disa besojnë se ?mallkimi Kenedi? është diçka reale, dhe se fajtor është patriarku Xho Kenedi, ai që solli tragjedi mbi veten, fëmijët e tij dhe pasardhësit e tyre për shkak të mënyrës se si i nxiti ata që të kishin sukses.
Nga 9 fëmijët e Xho Kenedi, njëri u mbyll në një spital psikiatrik, 2 u vranë në aksidente ajrore, 2gjatë kohës që mbanin poste të larta publike,një tjetër e shkatërroi karrierën e tij politike për shkak të një aksidenti që solli vdekjen e një ndihmësi të ri në fushatën elektorale.
Provat e hershme të ?mallkimit? ndaj familjes Kenedi
Si fillesë e këtij ?mallkimi? përmendet shpesh viti 1944. Por në fakt, gjithçka nisi 3 vite më parë, në vitin 1941, kur Rozmari Kenedi (fëmija i tretë dhe vajza e parë e familjes Kenedi) iu nënshtrua një lobotomie kur ishte vetëm 23 vjeçe.
Por ajo procedurë rezultoi e pasuksesshme, dhe aftësia mendore e Rozmarisë u reduktua
në atë të një fëmije 1 apo 2 vjeç. Ajo nuk mund të punonte më, të fliste në mënyrë të kuptueshme dhe të ishte e qëndruarueshme. Rozmari Kenedi u shtrua menjëherë në një spital psikiatrik, ku qëndroi për pjesën e mbetur të jetës së saj.
Ngjarja tjetër tragjike ndodhi më 12 gusht 1944, kur fëmija më i madh i familjes Kenedi, Xho Kenedi Xhunior, vdiq kur avioni i tij bombardues shpërtheu në ajër mbi Sufolkun Lindor. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë. Ai ishte vetëm 29 vjeç.
Ndërkohë më13 maj 1948, Ketlin Kenedi humbi jetën po në një aksident ajror gjatë kohës që ishte me pushime. Ajo ishte vetëm 28 vjeçe. Vetëm i ati mori pjesë në funeral. Nëna e saj, Rouz Kenedi, refuzoi të merrte pjesë në varrim, pasi e përshkroi incidentin si ?punë të Zotit?.
Vitet e trazuara 1960
Ngjarjet e atyre viteve, treguan se familja Kenedi ishte vërtet e mallkuar. Më 9 gusht
1963, presidenti Xhon F.Kenedi dhe Zonja e Parë Zhaklin Kenedi humbën djalin e tyre të porsalindur Patrik pas ndërlikimeve pas lindjes. Ai shfaqi simptoma të sindromës së distresit respirator foshnjor (IRDS), dhe vdiq vetëm 39 orë pas lindjes.
Vetëm pak muaj më vonë, një tjetër tragjedi tronditi jo vetëm familjen Kenedi, por gjithë kombin amerikan. Më 22 nëntor 1963, presidenti Kenedi u vra në qendër të Dallasit nga Li Harvi Osvald. Ky i fundit do të vritej para kamerave dy ditë më vonë nga pronari i një
klubi nate, me emrin Xhek Rubi.
Një tjetër vrasje politike tronditi familjen Kenedi pak pas mesnatës së 5 qershorit 1968, kur vëllai i ish-presidentit, Robert Kenedi u qëllua për vdekje në ?Hotel Ambassador? në Los Anxhelos. Ai sapo kishte fituar zgjedhjet brenda-partiake në Kaliforni, dhe ishte shumë pranë nominimit si kandidati i demokratëve në garën presidenciale kundër republikanit Riçard Nikson.
Mallkimi vazhdoi edhe më vonë
Më 25 prill 1984, djali i Robert F.Kenedi, Dejvid Kenedi u gjet i vdekur nga një mbidozë droge në një hotel në Palm Beach. Dejvid kishte parë me sytë tij vrasjen e të atit kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Për të përballuar traumën psikologjike, ai nisi përdorimin e drogës. Kur vdiq ishte vetëm 28 vjeç.
Vdekjet e parakohshme në familjen Kenedi vazhduan edhe gjatë viteve 1990, duke filluar me djalin tjetër të Robert Kenedit. Më 31 dhjetor 1997, Majkëll Kenedi u përplas me një pemë gjatë kohës që po bënte ski në Aspen të Kolorados.
Ndërkohë djali i Xhon F.Kenedit, Xhon Xhunior, kishte qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së medias gjatë gjithë viteve 1980-1990. Në shtatorin e vitit 1996, ai u martua
me publicisten e fushës së modës Karolin Bese. Ata nisën bashkëjetesën në Nju Jork.
Xhon Xhunior ishte avokat në profesion, por hobi i tij ishte fluturimi. Ai vendosi të merrte gruan dhe të motrën për të shkuar në Martha?s Vineyard në Kejp Kod, Masaçusets. Por për të shkuar atje, Xhon Xhunior do t?i duhej të fluturonte me avionin e tij me një motor 200 milje mbi Oqeanin Atlantik.
Ata nuk arritën kurrë në destinacionin e tyre përfundimtar. Të dhënat e radarëve të shqyrtuara më vonë treguan se avioni humbi shpejt lartësi, pastaj u zhduk nga ekrani i radarit. Më 21 korrik 1999, zhytësit e Marinës së SHBA-së arritën të zbulonin trupat e pajetë. Aksidenti u shpjegua me mungesën e përvojës së pilotit.
?Mallkimi Kenedi? ka vazhduar të shkaktojë viktima edhe vitet e fundit. Në vitin 2011, Kara Kenedi vdiq nga një sulm në zemër pas një stërvitje. Ajo ishte vajza e ish-senatorit të Masaçusets Ted Kenedi, që ishte djali i vogël i Xho Kenedit.
Në vitin 2019, Saoirse Roisin Kenedi, mbesa e Robert F.Kenedi, u gjet e vdekur nga një mbidozë droge. Vitin e kaluar, trupat e Mevi Kenedit dhe djalit të saj 8-vjeçar Gideon u gjetën disa ditë pasi u zhdukën gjatë një udhëtimi me kanoe në Gjirin Çezpik. Mevi ishte mbesa tjetër e Robert F.Kenedit.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi, teksa ka ...
Ekziston nevoja për një reformë zgjedhore në vendin tonë, th...
Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi teksa ka f...
Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi ka folur p...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka përshëndetur operac...
Tenderi për blerjen e uniformave të policisë së shtetit me v...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Genc Po...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugo...
Arrestimi i dy mjekëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj të cilët...
Në morinë e ankesave që u drejtuan të Avokati Popullit gjatë...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ak...
Kryeministri Edi Rama vijon të propagandojë në rrjetet socia...
Policia e Durrësit ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra ...
Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverisjen “Rama-Meta”, Ylli M...
Në aferën korruptive për uniformat është lakuar si i lidhur ...
Zbardhen 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e stat...
Profesor Marku Marku, njëkohësisht deputet i zgjedhur i Part...
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ka ekzekutuar mëngjesi...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratat e kryem...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...