Protesta antiqeveritare në Kubë
Mijëra kubanë protestuan të dielën në demonstratat më të mëd...
Misioni i fundit paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara ka lënë kujtime të këqija në vendin e varfër të Karaibeve. Por pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moïse, ndihma e jashtme është e domosdoshme, thotë Isaac Risco.
Haitin e kanë mallkuar, kanë shkruar në vitet e fundit shumë vëzhgues të dëshpëruar. Sigurisht, ky nuk është një shpjegim racional për historinë veçanërisht tragjike të shtetit shumë të varfër të Karaibeve. Përkundrazi, kjo fjali dëshmon për hutim, madje edhe pesimizëm, përballë spirales së dhunës, varfërisë dhe katastrofës në dukje të pafund në koloninë dikur të pasur franceze përtej detit. Tani është vrasja brutale e presidentit që po zhyt Haitin edhe më thellë në krizë.
Kreu i shtetit Jovenel Moïse u vra nga një komando, me sa duket mercenarësh të huaj në shtëpinë e tij në Port-au-Prince të mërkurën në mbrëmje.
Sfondi i krimit është ende në errësirë. A është vrasja pjesë e një grushti shteti të planifikuar prej kohësh? Apo Moïse, i cili akuzohej për korrupsion dhe që po vepronte gjithnjë e më shumë në mënyrë autoritare, ra viktimë e një lufte bandash që e nxiti vetë? Nuk ka gjasa të ketë së shpejti përgjigje të qarta. Sepse në Haiti mbretëron kaosi – ky vend ka qenë në të vërtetë prej vitesh një shtet i dështuar.
Dikur një bartës shprese
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2015, shumë vëzhgues dhe diplomatë në terren kishin shumë shpresa për të sapoardhurin në atë kohë në politikë, Jovenel Moïse. Pronari i një plantacioni bananesh i fitoi zgjedhjet – por ato u desh të përsëriteshin një vit më vonë për shkak të pretendimeve për mashtrim në zgjedhje. Moïse e nisi detyrën vetëm në shkurt 2017, dhe qeveria e tij nuk ishte kurrë e qëndrueshme.
Që nga viti 2020, ai ka qeverisur vetëm me dekrete, pasi parlamenti u shpërnda në fund të periudhës legjislative dhe nuk qe e mundur të zgjidhej një parlament i ri. Një aparat shtetëror funksionues nuk kishte ekzistuar në Haiti gjithsesi prej një kohe të gjatë Luftat brutale të bandave së fundi i terrorizuan njerëzit e Port-au-Prince. Në vitet e fundit, Haiti është bërë një qendër për sindikatat kriminale që trafikojnë drogë nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara.
Askush nuk mund të dëshirojë që Haiti të dështojë
Kur u largua në vitin 2017, misioni paqeruajtës i drejtuar nga Brazili urrehej plotësisht nga pjesë të popullsisë.
Sidoqoftë, është koha që bashkësia ndërkombëtare të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe të sigurojë mbështetje të re dhe më efektive për vendin më të varfër të kontinentit të dyfishtë amerikan. Sepse një dështim përfundimtar i Haitit nuk mund të jetë në interesin e askujt.
Mijëra kubanë protestuan të dielën në demonstratat më të mëd...
Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm ...
Të hënën e kaluar, më shumë se 50 gazetarë u sulmuan nga një...
Pilotja 82-vjeçare, Wally Funk, po bën realitet ëndrrën e sa...
Shtetet e Bashkuara “po ndjekin me shqetësim të thellë” situ...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të dielën ...
Miliarderi Richard Branson ndërmori të dielën aventurën e ti...
Izraeli tha të dielën se do të fillojë të ofrojë dozën e tre...
Shkupi ka zbardhur projektin për të ashtuquajturin “Tramvaj ...
Disa zjarre kanë përfshirë pjesën perëndimore të SHBA-së, në...
Ngjitur krah më krah – sikur të mos ketë më të nesërme. Vizi...
Papa Françesku u shfaq në publik për herë të parë qëkur iu n...
Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus u konfirmuan të die...
Një autobus që po transportonte migrantë nga Afganistani, Pa...
Kabuli kërkoi nga vendet e Evropës që të ndalojnë dëbimin e ...
E veja e plagosur e presidentit të Haitit tha se vrasësit “e...
Greqia vijon të tronditet nga tërmetet.Mëngjesin e sotmën më...
Rimëkëmbja ekonomike globale është në rrezik nga përhapja e ...
Në korrik 1995, Devla Ajsiç ishte vetëm 21 vjeçe dhe ishte t...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...