Borrell: BE duhet ta mbajë Ballkanin në rrugën evropiane
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bo...
Në korrik 1995, Devla Ajsiç ishte vetëm 21 vjeçe dhe ishte tre muaj shtatzënë. Në prag të 26 vjetorit të masakrës së Srebrenicës që shënohet të dielën, ajo thyen heshtjen për abuzimin seksual ndaj saj nga forcat serbe, të cilat morën dhe ekzekutuan të fejuarin e saj së bashku me mijëra burra dhe djem të tjerë kryesisht myslimanë, në gjenocidin e vetëm të pranuar në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Devla Ajsiç flet mes lotësh, ndërsa ecën përreth ish-kompleksit hollandez të OKB-së, ku u abuzua seksualisht mbi 25 vjet më parë.
Për dekada të tëra, zonja Ajsic nuk foli hapur për tmerret që ajo përjetoi pasi forcat serbe të Bosnjës sulmuan Srebrenicën në korrik 1995, në muajt e fundit të luftës të viteve 1992-95 në këtë vend ballkanik.
“I mbylla të gjitha brenda meje për 26 vjet dhe vuajta në heshtje“, thotë tani 47-vjeçarja Ajsiç për agjencinë Associated Press, duke folur më në fund publikisht për të kaluarën e saj.
Kur forcat serbe të Bosnjës kapën Srebrenicën, e cila ishte shpallur në vitin 1993 një “strehë e sigurt” e OKB-së për civilët, rreth 30?000 banorë të saj myslimanë nxituan të tmerruar drejt kompleksit të OKB-së në hyrje të qytetit me shpresën se paqeruajtësit hollandezë do t?i mbronin.
Sidoqoftë, paqeruajtësit e paktë në numër dhe me armatim të pamjaftueshëm vështronin të pafuqishëm ndërsa forcat serbe morën rreth 2?000 burra dhe djem nga kompleksi për t?i ekzekutuar, përdhunuan gratë dhe vajzat, dhe më pas i dërguan me autobuzë gratë, fëmijët dhe të moshuarit në territorin e kontrolluar nga myslimanët boshnjakë.
Zonja Ajsiç tha se ajo u sulmua dhe u torturua seksualisht për tre ditë përpara se të dërgohej nga Srebrenica me një nga autobuzët e fundit të mbushur me refugjatë.
“Gjërat që ata më bënë… më lidhën në një tavolinë, qafa dhe gjoksi im ishin blu nga mavijosjet; unë qëndroja e zhveshur në atë tryezë“, tregon ajo mes lotëve.
Zonja Ajsic thotë se ushtarët serbë e droguan, dhe se ajo nuk ishte e vetmja grua që mbahej e lidhur dhe që i nënshtrohej abuzimit të tmerrshëm. Ajo dështoi fëmijën në javën që pasoi, gjatë së cilës serbët e Bosnjës vranë mbi 8?000 burra dhe djem kryesisht myslimanë të Srebrenicës.
Shumica e viktimave u ndoqën dhe u ekzekutuan ndërsa përpiqeshin të largoheshin në pyllin aty pranë.
Trupat e tyre u hodhën në varre masive të gërrmuara me nxitim dhe më pas u nxorën me buldozerë dhe u shpërndanë në varreza të tjera për të fshehur provat e krimit.
Deri më tani, eshtrat e më shumë se 6?600 njerëzve janë zhvarrosur nga varret masive, janë identifikuar nga analiza mjekoligjore dhe janë rivarrosur në këtë vend.
Eshtrat e 19 viktimave të tjera do të prehen atje këtë të dielë.
Munira Subasic humbi burrin e saj, djalin dhe 22 të afërm të tjerë meshkuj në këtë masakër.
Ajo, së bashku me dhjetëra të tjerë dëshmuan përpara një gjykate speciale të OKB-së për krimet e luftës në Hagë për të ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990 që pasuan shpërbërjen e ish Jugosllavisë, duke ndihmuar vendosjen pas hekurave të liderëve politikë dhe ushtarakë serbë të Bosnjës gjatë luftës: Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, të dy të gjetur fajtorë për gjenocid dhe krime lufte dhe të dënuar me burgim të përjetshëm.
?Duhet të luftojmë për të vërtetën dhe drejtësinë në mënyrë që të parandalojmë infektimin nga urrejtja dhe hakmarrja e brezave të ardhshëm (në Ballkan)?, thotë zonja Subasiç.
Megjithëse masakra e Srebrenicës u quajt gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe vendase, zyrtarët serbë dhe serbët e Bosnjës ende i minimizojnë ose i mohojnë krimet.
Për shumë gra të Srebrenicës, qartësimi i të vërtetës historike për atë që ndodhi me burrat e tyre është bërë qëllimi i jetës së tyre./voa
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bo...
Komisioni i Pavarur për Antiziganizmin (UKA) prezanton një r...
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ...
Kërste Bllazheski, pronar i një hoteli në Strugë, është një ...
Në Kosovë u konfirmuan të shtunën shtatë raste të reja me ko...
Bashkimi Evropian ka shpërndarë mjaftueshëm vaksina kundër k...
Për të shpëtuar sezonin e turizmit, qeveria në Athinë planif...
Numri i të vdekurve nga shembja e godinës në Florida është r...
Rusia raportoi të shtunën për 752 viktima nga koronavirusi. ...
Inflacioni në Turqi ka arritur nivel rekord. Jeta është shtr...
Administrata Kombëtare Hapësinore Kineze sekrete lëshoi pe...
Presidenti Joe Biden i tha Presidentit Rus Vladimir Putin në...
Kompania Pfizer njoftoi se është gati të kërkojë autorizimin...
Malta nuk do të lejojë që të futen në vend, asnjë person që ...
Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 14 kompani kineze në listën ...
Nëntë persona kanë vdekur, si pasojë e përplasjes së një aer...
Ftesa për kancelaren Merkel në Uashington ndriçon renditjen ...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar më 9 korrik s...
Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athin...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...