Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kompania Pfizer njoftoi se është gati të kërkojë autorizimin në Shtetet e Bashkuara për një dozë të tretë të vaksinës së saj kundër COVID-19, por zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se një dozë përforcuese nuk është ende e nevojshme.
Kompania tha të enjten se një dozë tjetër mund të rrisë në mënyrë dramatike imunitetin dhe ndoshta mund të ndihmojë në parandalimin e varianteve shqetësuese të koronavirusit. Pfizer thotë se të dhënat e hershme nga një provë e kryer nga kompania sugjerojnë se nivelet e antitrupave tek njerëzit rriteshin pas marrjes së një doze të tretë. Por aplikimi nga ana e kompanisë nuk do të thotë se doza e tretë do të dalë së shpejti në qarkullim për t’u injektuar.
Do të jenë zyrtarët e shëndetit publik që do të vendosin nëse ajo është vërtet e nevojshme. Deklarata e përbashkët e Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Ilaçeve doli pas njoftimit të Pfizer-it. Në deklaratë thuhej se ato duan të shohin më shumë të dhëna para se të autorizojnë një dozë përforcuese.
Kërkimet nga shumë vende tregojnë se vaksinat Pfizer dhe të tjera të përdorura gjerësisht kundër COVID-19, ofrojnë mbrojtje kundër variantit shumë ngjitës delta, i cili po përhapet me shpejtësi në gjithë botën dhe tani llogaritet se paraqet shumicën e infeksioneve të reja në Shtetet e Bashkuara.
Dy doza të shumicës së vaksinave janë thelbësore për të zhvilluar nivele të larta të antitrupave që luftojnë të gjitha variantet e virusit, jo vetëm variantin delta – dhe shumica e vendeve të botës është në pritje të dozave fillestare mbrojtëse ndërsa pandemia vazhdon të zgjerohet.
Por, antitrupat natyrshëm zbehen me kalimin e kohës, kështu që studimet janë duke u zhvilluar për të treguar nëse dhe kur mund të duhen doza shtesë.
Dr. Mikael Dolsten i kompanisë Pfizer i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se të dhënat e hershme nga studimi i ri i kompanisë sugjerojnë që nivelet e antitrupave rritte pesë deri në dhjetëfish pas një doze të tretë.
Por Dr. William Schaffner, një ekspert i vaksinave në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt thotë se autoritetet e shëndetit publik do të duhet të vendosin nëse është vërtet e nevojshme, veçanërisht kur miliona njerëz nuk kanë mbrojtje.
“Vaksinat u krijuan për të na mbajtur jashtë spitalit” dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë pavarësisht variantit më ngjitës delta, tha ai. Dhënia e një doze tjetër do të ishte “një përpjekje e madhe ndërsa ne po përpiqemi t’u japim njerëzve dozën e parë”.
Aktualisht vetëm rreth 48 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar – dhe disa pjesë të vendit ka norma shumë më të ulta të imunizimit, në zona ku varianti Delta po rritet. Të enjten, Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha që kjo çon në “dy realitete? – zonat shumë të imunizuara të Amerikës që po kthehen normalitetit ndërsa shtrimet në spital po rriten në zona të tjera./VOA
Malta nuk do të lejojë që të futen në vend, asnjë person që ...
Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 14 kompani kineze në listën ...
Nëntë persona kanë vdekur, si pasojë e përplasjes së një aer...
Ftesa për kancelaren Merkel në Uashington ndriçon renditjen ...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar më 9 korrik s...
Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athin...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Organizata ndërkombëtare “Oxfam” tha se çdo minutë 11 njerëz...
Pjesa më e madhe e buxhetit harxhohet për të financuar kosto...
Presidenti Joe Biden tha të enjten se misioni ushtarak ameri...
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se do të kërkonin aut...
Presidenti Joe Biden tha të enjten se misioni ushtarak ameri...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje ...
Kontinenti afrikan është përballur me javën më të rëndë të p...
Më 8 korrik, Izraeli dhe Jordania arritën një marrëveshje që...
Prania e një avioni luftarak rus në hapësirën ajrore baltike...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha...
Lojërat Olimpike të Tokios që pritet të nisin brenda dy javë...
Komisioni Evropian ka miratuar fondin prej 6.3 miliardë euro...
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha të enjten se në vj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...