Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se do të kërkonin autorizimin për një dozë të tretë të vaksinës së tyre kundër COVID-19. Sipas prodhuesit të vaksinave, një dozë e tretë brenda 12 muajsh do të rrisë shumë imunitetin dhe mbase mund të ndihmojë në mbrojtjen nga variantet e reja të koronavirusit.
Varianti Delta i koronavirusit, ka ngjallur shqetësim në gjithë botën për shkak të aftësisë së përhapjes. Pfizer dhe BioNTech thanë se ata presin që një dozë e tretë do të jetë efektive kundër variantit Delta dhe se ata do të kërkojnë autorizim në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe rajone të tjera në javët e ardhshme.
Vaksina e Pfizer deri më tash merret me dy doza.
Hulumtimet e shumë vendeve tregojnë se vaksina e Pfizer dhe të tjerat, ofrojnë mbrojtje të fortë kundër variantit shumë ngjitës Delta, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe tani mbizotëron shumicën e rasteve në Shtetet e Bashkuara.
Por, antitrupat natyrshëm zbehen me kalimin e kohës, kështu që po zhvillohen studime nëse ka nevojë, dhe kur do të duhet të merret një dozë e tretë.
Të enjten, Mikael Dolsten nga kompania Pfizer tha për Associated Press se nga disa hulumtime të hershme rezulton se përmes një doze të tretë nivelet e antitrupave të njerëzve ngriten 5-10 herë më shumë, krahasuar me dozën e dytë.
Pfizer ka në plan që në muajin gusht të kërkojë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së autorizimin emergjent të një doze të tretë, tha ai.
Disa orë pasi Pfizer bëri njoftimin, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së dhe Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhej se amerikanët nuk kanë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës, transmeton CNN.
“Tash për tash, amerikanët të cilët janë të vaksinuar plotësisht, nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese”, thanë këto institucione.
Zyrtarët e Qeverisë amerikane në vazhdimësi kanë thënë se ekziston një rrezik i ulët i infektimit për njerëzit e vaksinuar plotësisht, madje edhe nga varianti Delta.
Ky variant ka shkaktuar shpërthime të rasteve të reja të të infektuarve në Azi, Afrikë ndërsa në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara është shënuar rritje e numrit të rasteve të reja.
Ky variant fillimisht është zbuluar në Indi disa muaj më parë.
Revista Nature ka publikuar të dhënat që tregojnë se bazuar në testet laboratorike të dhjetëra njerëzve, pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinave Pfizer ose AstraZeneca, imuniteti i tyre “mezi e frenoi” variantin Delta. Por, disa javë pasi morën dozën e dytë, pothuajse të gjithë kishin atë që studiuesit e konsideruan një rritje të imunitetit mjaft të fortë për të neutralizuar variantin Delta.
Më 6 korrik, Izraeli ka njoftuar se efektiviteti i vaksinës Pfizer/BioNtech ka rënë, pavarësisht se ajo mbetet shumë efektive në parandalimin e simptomave të rënda të sëmundjes COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infektimit dhe të sëmundjes me simptoma ka rënë në 64 për qind, por ajo mbetet 93 për qind efektive në parandalimin e hospitalizimeve dhe simptomave të rënda të sëmundjes./REL
Presidenti Joe Biden tha të enjten se misioni ushtarak ameri...
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje ...
Kontinenti afrikan është përballur me javën më të rëndë të p...
Më 8 korrik, Izraeli dhe Jordania arritën një marrëveshje që...
Prania e një avioni luftarak rus në hapësirën ajrore baltike...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha...
Lojërat Olimpike të Tokios që pritet të nisin brenda dy javë...
Komisioni Evropian ka miratuar fondin prej 6.3 miliardë euro...
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha të enjten se në vj...
Policia në Haiti vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tj...
Myslimanët në Evropë marrin kërcënime, përjetojnë sulme dhe ...
Ambasada amerikane në Beograd, tha të enjten se drejtësia pë...
Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të d...
Në Bruksel ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës...
Greqia po dyfishon përpjekjet diplomatike disamujore për të ...
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20 vjeçares Caroli...
Ish Presidenti Donald Trump ka njoftuar procese gjyqësore ku...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të p...
Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është ekzekutuar në shtë...
Joe Biden po dërgon Amy Gutmann-in si ambasadore në Berlin. ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...