Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Myslimanët në Evropë marrin kërcënime, përjetojnë sulme dhe mesazhe urrejtjeje përtej kufijve. Tani, ekspertët e Këshillit të Evropës duan ta shikojnë nga afër këtë.
Armiqësia ndaj myslimanëve, ashtu si armiqësia ndaj hebrenjve, është një dukuri e përditshme në Gjermani. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në Gjermani në vitin 2020 u regjistruan 1026 krime islamofobe.
Këto janë rastet zyrtare. Dhe jo vetëm në Gjermani myslimanët gjithnjë e më shumë po përjetojnë urrejtje dhe kërcënime dhune, veçanërisht urrejtje në internet.
Përfaqësuesi Special i Këshillit të Evropës për antisemitizmin dhe muslimofobinë, Daniel Höltgen, studioi shtrirjen dhe dimensionin e urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes midis shoqatave myslimane në tetë vende evropiane. Një i ashtuquajtur studim paraprak. “Rezultatet nuk janë as të plota dhe as përfaqësuese,” thotë ai për shifrat. Por ato janë “shtysë për kërkime të mëtejshme”. Shumica e shoqatave thanë se autoritetet duhet të bëjnë më shumë.
“Gjuhë shumë brutale”
E qartë është bërë se sulmet në internet janë “të paktën po aq kërcënuese për shoqatat sa format tradicionale të diskriminimit në rrugë ose sulmet verbale”. Höltgeni flet për një gjuhë të “brutalizuar” dhe “shumë të ashpër”. Kjo është në rritje dhe perceptohet gjithashtu si gjithnjë e më kërcënuese. Ndërkohë, “bëhen kërcënime me vdekje, shprehet racizëm i hapur dhe bëhen thirrje për dhunë. Këto janë qartësisht vepra penale që mbulohen nga ligji penal. Pra, kjo nuk ka të bëjë vetëm me lirinë e shprehjes”.
Kërkesa të paqarta
Imam A i përshkruan pasojat e kërcënimeve dhe kërcënimeve të tilla. Pas kryqeve të thyera (svastika) në shkallë të gjerë, ra numri i pjesëmarrësve në lutjet e së premtes në xhaminë e tij, thotë ai. Në vend të rreth 100 lutësve të zakonshëm, herën tjetër erdhën dhjetë vetë.
Veçanërisht larg qëndruan të rinjtë, të pavendosur. Policia hetoi se kush i kish vizatuar kryqet e thyera, komuniteti u përpoq për mbikëqyrje me video. Më në fund, xhamia u zhvendos dhe tani mund të monitorohet më mirë.
Por Imam A. tregon edhe për letrat. “Shko në shtëpi” kjo është e gjitha që shkruajnë. Ose “ju nuk keni punë këtu”. “Ose të shkruara me makinë ose gërma të titujve të gazetave, të prera dhe të ngjitura së bashku. Ne marrim letra të tilla pothuajse rregullisht.”
Ndonjëherë, na tregon A., karikaturat drejtohen kundër Muhamedit. Imami merr më pak kërcënime elektronike. Mbase sepse ai jeton në një zonë rurale.
“Deklarata vërtet të rrezikshme”
Höltgen mësoi nga intervistat e tij se, sipas përshtypjes së tij, shumica e postimeve të urrejtjes nuk raportohen. Ose muslimanët në fjalë nuk e dinë se ku mund të raportojnë për këtë, ose, për fat të keq, ata besojnë se nuk ka asnjë kuptim dhe asgjë nuk do të ndryshojë gjithsesi. Dhe, një konstatim tjetër: “Shumica e postimeve të urrejtjes dërgohen në mënyrë anonime. Por pragu i frenimit po bie. Po konsiderohet gjithnjë e më e pranueshme, për t’u shprehur kështu, të postosh deklarata vërtet të rrezikshme dhe raciste në internet. Dhe kjo është shumë shqetësuese.”
I ngarkuari i posaçëm i Këshillit të Evropës thotë se interneti është mjaft një “hapësirë e paligjshme”. Dhe kjo ndikon te autorët e mundshëm të imitimit, shton ai.
Höltgeni kujton se vrasës si ai në Halle në vitim 2019 i transmetuan veprimet e tyre në internet për të arritur më mirë të tjerët. Dhe ai kujton ligjin e BE për shërbimet digjitale, i cili në fund të vitit 2020 i bëri kompanitë e internetit më të përgjegjshme për përmbajtjen. E rëndësishme ta ndjekësh këtë në vazhdimësi. “Platformat duhet t’u përmbahen ligjeve tona.”
“Rrezikimi i demokracisë”
Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani, Aiman Mazyek, flet për urrejtjen si një “fenomen ende të ri”. Megjithatë, ajo është “rritur masivisht” në vitet e fundit. Vetëm në Gjermani në vitin 2020 pati mbi një mijë incidente të rëndësishme sipas ligjit penal, duke përfshirë sulmet në pothuajse 150 xhami.
Ai tha se shpresonte që studimi i Këshillit të Evropës të japë një shtysë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër kësaj urrejtjeje. Në fund të fundit, ashtu si me antisemitizmin dhe racizmin, ai është një kërcënim për lirinë dhe demokracinë, tha Mazyek.
Përfaqësuesi i Këshillit të Evropës është i rezervuar në lidhje me vlerësimet konkrete të politikave të vendeve të BE. Por në një pikë, për një lavdërim, ai shprehet qartë. Ai e sheh si shembull “rrethin e ekspertëve për armiqësinë myslimane”, të cilin e ngriti në shtator të vitit të kaluar Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer. “Unë do të doja ta rekomandoja atë edhe për vendet e tjera.” Ky organ mund të ketë një “funksion model”.
Pasojat
Sondazhi i Höltgen.it nuk është përfaqësues, ai u referohet vetëm tetë prej 47 vendeve të Këshillit të Evropës, por të paktën atyre ku jetojnë pakicat më të mëdha myslimane, Francës dhe Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Austrisë.
Ai njofton se “Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës” (ECRI) së shpejti do të paraqesë dy rekomandime për politikën, në fund të vitit 2021 për luftimin e antisemitizmit, ndërsa në fillim të vitit 2022 për luftimin e armiqësisë kundër myslimanëve. Ekspertët e Këshillit të Evropës duan t’u bëjnë rekomandime politikëbërësve. “Rekomandime të tilla të përgjithshme për politikën janë shumë të rralla,” thotë ai./DW
Ambasada amerikane në Beograd, tha të enjten se drejtësia pë...
Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të d...
Në Bruksel ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës...
Greqia po dyfishon përpjekjet diplomatike disamujore për të ...
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20 vjeçares Caroli...
Ish Presidenti Donald Trump ka njoftuar procese gjyqësore ku...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të p...
Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është ekzekutuar në shtë...
Joe Biden po dërgon Amy Gutmann-in si ambasadore në Berlin. ...
Një gazetar i shquar i krimit në Holandë u plagos rëndë, pas...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po shikon mund...
Gjermania njoftoi të martën se ka reduktuar kufizimet e udhë...
E ardhmja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor pa...
Një nga kolegët e pilotit Babis Anagnostopoulos, piloti Gian...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mori...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së ti...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi virtual m...
Babai i Caroline, David Crouch, pas humbjes së vajzës së tij...
Tre viktima të tjera janë nxjerrë nga rrënojat në Sërfsajd d...
Qeveria britanike prezanton të martën një projektligj të ri ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...