Miliarderi Richard Branson bën udhëtimin e parë në hapësirë
Miliarderi Richard Branson ndërmori të dielën aventurën e ti...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të dielën se ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurojnë bazuar mbi parimet ekonomike – në vend që të ofrohen taksa gjithnjë e më të ulëta që privojnë qeveritë nga fondet për infrastrukturën dhe arsimin.
Zonja Yellen foli pasi ministrat e financave nga Grupi i 20 ekonomive kryesore miratuan një taksë minimale globale për korporatat prej të paktën 15%, një masë që synon shmamgien e përdorimit të parajsave fiskale.
“Në vend që të shtrohet pyetja: ‘Kush mund të ofrojë taksën më të ulët?’ kjo do të lejojë që të gjitha vendet tona të konkurrojnë në bazë të parimeve ekonomike – të aftësisë së krahut të punës dhe asaj të institucioneve tona ligjore dhe ekonomike,” tha ajo në një konferencë shtypi pas përfundimit të takimit në Venecia.
“Dhe kjo marrëveshje do t’u japë vendeve tona aftësinë për të mbledhur fondet e nevojshme për shërbimet e rëndësishme publike si infrastruktura, studimi dhe zhvillimi, si edhe arsimi,” shtoi zonja Yellen.
Propozimi për taksat përballet me pengesa politike dhe teknike përpara se të hyjë në fuqi. Detajet do të sqarohen në javët e ardhshme në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Paris, duhet të pasohen nga një miratim përfundimtar nga presidentët dhe kryeministrat e Grupit të 20-es në një takim në fund të tetorit në Romë.
Më pas, vendet do të duhet ta parashikojnë atë përqindje takse në ligjet e tyre. Ideja është që vendet individuale të taksojnë fitimet e huaja të kompanive, nëse ato fitime nuk taksohen në parajsat fiskale. Kjo do të eliminonte shtysën për përdorimin e skemave komplekse të kontabilitetit për të zhvendosur fitimet në vendet me taksa të ulëta ku kompanitë kanë pak ose aspak aktivitet biznesi.
Shtetet e Bashkuara e kanë një taksë të tillë mbi fitimet nga jashtë vendit, por është nën minimumin e propozuar prej 15%. Republikanët e Kongresit e kanë kundërshtuar propozimin e Presidentit Joe Biden për të rritur taksën për fitimet e korporatave jashtë vendit në 21% për të kontribuar për fondet për infrastrukturën dhe investimet në energji të pastër. Presidenti demokrat ka një epërsi të lehtë në Kongres.
Tre vende të Bashkimit Evropian që morën pjesë në bisedime mbi taksën minimale kanë refuzuar të mbështesin propozimin. Irlanda, Hungaria dhe Estonia mund të pengojnë miratimin e saj në Evropë, ku çështjet e taksave kërkojnë unanimitet në BE. Irlanda, nivelet e ulëta të taksave të së cilës janë pjesë e modelit të saj ekonomik pro biznesit, ka thënë që niveli i saj prej 12.5% është një normë e drejtë.
Propozimi i taksave gjithashtu do t’u jepte vendeve të drejtën për të taksuar një pjesë të fitimeve të kompanive të mëdha globale që fitojnë para në juridiksionin e tyre por nuk kanë prani fizike atje. Shembujt do të përfshinin shitjen me pakicë në internet dhe reklamimin dixhital.
Disa vende, me në krye Francën, tashmë kanë filluar të vendosin taksa të tilla për kompanitë amerikane të teknologjisë si Google dhe Amazon. SHBA i konsideron taksa të tilla si praktika të padrejta tregtare dhe kanë kërcënuar të kundërpërgjigjen përmes tarifave për mallrat e importuara. Sipas marrëveshjes së taksave, vendet do t?i heqin këto taksa në favor të një qasjeje të unifikuar globale./voa
Miliarderi Richard Branson ndërmori të dielën aventurën e ti...
Izraeli tha të dielën se do të fillojë të ofrojë dozën e tre...
Shkupi ka zbardhur projektin për të ashtuquajturin “Tramvaj ...
Disa zjarre kanë përfshirë pjesën perëndimore të SHBA-së, në...
Ngjitur krah më krah – sikur të mos ketë më të nesërme. Vizi...
Papa Françesku u shfaq në publik për herë të parë qëkur iu n...
Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus u konfirmuan të die...
Një autobus që po transportonte migrantë nga Afganistani, Pa...
Kabuli kërkoi nga vendet e Evropës që të ndalojnë dëbimin e ...
E veja e plagosur e presidentit të Haitit tha se vrasësit “e...
Greqia vijon të tronditet nga tërmetet.Mëngjesin e sotmën më...
Rimëkëmbja ekonomike globale është në rrezik nga përhapja e ...
Në korrik 1995, Devla Ajsiç ishte vetëm 21 vjeçe dhe ishte t...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bo...
Komisioni i Pavarur për Antiziganizmin (UKA) prezanton një r...
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ...
Kërste Bllazheski, pronar i një hoteli në Strugë, është një ...
Në Kosovë u konfirmuan të shtunën shtatë raste të reja me ko...
Bashkimi Evropian ka shpërndarë mjaftueshëm vaksina kundër k...
Për të shpëtuar sezonin e turizmit, qeveria në Athinë planif...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...