Zgjedhjet në Bullgari/ Partia e ish kryeministrit Borissov në avantazh, por pa gjasë për të formuar qeverinë
Gjykuar nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshm...
Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan me simptoma të helmimit.
Dyshimet zyrtare, për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit ?Hidrodrini?.
Marramendje e të vjella i kapluan edhe gjashtë anëtarë të familjes Lushaj nga fshati Shaptej në Deçan të dielën, më 11 korrik.
Shkumbin Lushaj thotë se uji në rubinetin e shtëpisë, që furnizohet nga ujësjellësi, nuk është i pastër tash e një javë, ndërsa që nga dita e shtunë, kanë vërejtur simptoma të lehta të helmimit.
?Kemi që disa ditë që uji nuk po vije normalisht i pastër, por është i turbulluar. Të shtunën në mbrëmje filluan disa prej simptomave, por nuk i mora si serioze. Ndërsa të dielën filloi marramendja, vjellja, diarreja? të cilat përveç meje i prekën edhe të gjithë anëtarët e familjes time?, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Lushaj është njëri ndër qindra banorë të disa fshatrave në Deçan, që përjetuan simptoma të ngjashme, duke ngritur alarmin te stafi mjekësor në QKMF.
Sipas të dhënave zyrtare, shqetësime u shfaqën nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.
Edhe Zenel Kadrijaj nga fshati Rastavicë, tregoi për Radion Evropa e Lirë se ditëve të fundit, kishin vërejtur ndryshime në dukjen e ujit të pijes.
?Tek uji e kemi vërejtur që e ka pasur ngjyrën më të mbyllur dhe një natë më pas ka pasur sasi të madhe të klorit?, tha ai.
Kadrijaj tha se bashkëshortja dhe vajza e tij përjetuan simptoma më të rënda nga helmimi.
Ujësjellësi ndërpreu ujin deri në publikimin e rezultateve të testimit
Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan që nga dita e shtunë, ngrehu alarmin për numër të pazakontë të pacientëve, me simptoma të ngjashme.
Drejtori i kësaj qendre, Selmon Berisha tha për Radion Evropa e Lirë se pasi e kishin lajmëruar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ata erdhën dhe morën mostrat e ujit për të bërë analizën kimike dhe biologjike.
?Analizat kimike ka rezultuar në rregull ndërsa analizat biologjike janë në përpunim e sipër. Po ashtu, gjatë gjithë kohës e kemi angazhuar laboratorin tonë dhe analizat e pacientëve rezultojnë që janë helmime bakteriologjike?, tha ai.
Deri sa rezultatet e analizave të fundit të këtij uji nuk kanë dalë ende, që nga e diela në mbrëmje, ujësjellësi rajonal ?Hidrodrini? ka bërë ndërprerjen e furnizimit me ujë në zonat e dyshuara për helmim masiv.
Ndërkaq, drejtori Berisha tha se në koordinim edhe me organet e komunës, janë duke shqyrtuar të bëjnë apel që në të gjithë Deçanin të mos pihet uji deri sa të kuptohet nëse uji është shkaktar i helmimit.
Ujësjellësi ?Hidrodrini? ka bërë apel për kujdes, por duke thënë se ?deri në arritjen e rezultateve, nuk mund të konstatohet asgjë në zbardhjen e dyshimeve për ujë të helmuar ose jo?.
Zyrtarë të Komunës së Deçanit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të deritanishme për koment lidhur me këtë çështje./rel
Gjykuar nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshm...
Misioni i fundit paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara ka lënë ...
Mijëra kubanë protestuan të dielën në demonstratat më të mëd...
Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm ...
Të hënën e kaluar, më shumë se 50 gazetarë u sulmuan nga një...
Pilotja 82-vjeçare, Wally Funk, po bën realitet ëndrrën e sa...
Shtetet e Bashkuara “po ndjekin me shqetësim të thellë” situ...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të dielën ...
Miliarderi Richard Branson ndërmori të dielën aventurën e ti...
Izraeli tha të dielën se do të fillojë të ofrojë dozën e tre...
Shkupi ka zbardhur projektin për të ashtuquajturin “Tramvaj ...
Disa zjarre kanë përfshirë pjesën perëndimore të SHBA-së, në...
Ngjitur krah më krah – sikur të mos ketë më të nesërme. Vizi...
Papa Françesku u shfaq në publik për herë të parë qëkur iu n...
Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus u konfirmuan të die...
Një autobus që po transportonte migrantë nga Afganistani, Pa...
Kabuli kërkoi nga vendet e Evropës që të ndalojnë dëbimin e ...
E veja e plagosur e presidentit të Haitit tha se vrasësit “e...
Greqia vijon të tronditet nga tërmetet.Mëngjesin e sotmën më...
Rimëkëmbja ekonomike globale është në rrezik nga përhapja e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...