Skandalet dhe abuzimet/ Ben Blushi kallëzohet për herë të dytë në SPAK
Një prokuror i Prokurorisë së Tiranës ka paditur në SPAK dre...
Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, pas padisë në SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ka vijuar me akuza ku tregon me fakte se ky i fundit ka përfituar shumë prona gjatë kohës që ka qenë deputet.
Karanxha thekson se hetimi ndaj Blushit duhet të bëhet nga SPAK, dhe të vihet para përgjegjësisë jo vetëm për pronat që ia ka kaluar gruas dhe vjehrrit të tij, por dhe për dhunën mbi sistemin gjyqësor.
Sipas tij një nga Anëtaret e trupës së KPK-së që është në trupën e KPK, Znj.Valbona Sanxhaktari ka lidhje të ngushta miqësore-shoqërore me Drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, duke sjellë për pasojë ekzistencën e një konflikti të pastër e të hapur të interesit dhe me ndikim te paligjshëm në K.P.K.
Sipas Karanxhës mund të kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal i cili vjedh pasuritë e qytetarëve nëpërmjet presionit që kryen shtetasi Ben Blushi dhe për personat që bashkëpunojnë me të.
“Ky shtetas po vepron si nje grup i strukturuar kriminal pasi duke perdorur televizionin Top Channel vendos ?gjoba? ndaj bisnesit duke bërë gjoja ?kronika investigative? dhe më pas i merr të holla bisneseve të ndryshme për të mos bërë kronika të tjera. Nga të ardhurat e fituara nëpërmjet ?Gjobave? blen pasuri të paluajtshme në vende të shtrenjta si tek pallati ? Ambasador 3? , Vila luksoze në Korë dhe Tiranë.”
Neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale përcakton qartë se ish deputetet dhe ish minitrat janë në kompetencë të SPAK dhe si të tilla duhet që të hetohen edhe pronat e përfituara nga shtetasit Ben Blushi dhe që i janë kaluar personave të tretë.
Gjatë këtij hetimi mund të dalë edhe vepra penale e parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal nga ana e shtetasit Ben Blushi. Këto çështje duhet të hetohen nga ana juaj për objektivitet si dhe për të vënë para përgjegjësisë penale shtetasin Ben Blushi, ish ministër dhe deputet.
“Edhe anetarja e K.P.K. është në kompetencë të SPAK. Kjo shtetase ka shpërdoruar detyrën pasi edhe ajo është subjekt i nenit 75/a të Kodit Penal dhe i ka dhënë materiale dhe të dhëna shtetasit Ben Blushi.
Gjatë hetimit duhet të tërhiqen të gjitha procedimet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas hetohen si një i vetëm nga SPAK, pasi ka të dhëna se mund të kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal i cili vjedh pasuritë e qytetarëve nëpërmjet presionit që kryen shtetasi Ben Blushi dhe për personat që bashkëpunojnë me të. Ish deputet dhe ministrat hetohen nga SPAK kjo bazuar në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale.
Gjatë kohës që ka qenë deputet ky shtetas i ka kaluar shumë prona në emër të të afërmeve të tij në një kohë që nuk ka pasur , thekson Kranxha.
Ndikimi i paligjshëm në K.P.K dhe lidhjet me anëtaren Valbona Sanxhaktari:
1.Komisionerja Valbona Sanxhaktari dhe Z.Ben Blushi kanë njohje që në vitet 2000. Nga CV- ja e publikuar në faqen zyrtare të KPK, rezulton se kjo komisionere ka filluar punë në Ministrinë e Arsimit në muajin Tetor të vitit 2001. Nga Ëikipedia rezulton se Z.Ben Blushi në periudhën 2001-2002 ka qenë Ministër i Arsimit dhe Shkencës. Pra rezulton se Drejtori i Përgjithshëm i ?Top Channel? ka marrë në punë komisioneren Valbona Sanxhaktari në vitin 2001 në Ministrinë e Arsimit. (Në zbatim të nenit 13 të Kodit të Procedurës Civile ky është një fakt i njohur botërisht që nuk ka nevojë të provohet).
2.Komisionerja Valbona Sanxhaktari ka udhëtuar dhe përdorur gjatë detyrës makinën Rover i bardhë me targa TR 216 RP në pronësi të Alban Jahos (Drejtor i Përgjithshëm i Digit-alb) duke udhëtuar në drejtim të Malit të Zi bashkë me familjen e Drejtorit. (Theksoj se në atë kohë mbi aksionet e Digit-alb, kishte shumicën aksionerët e Top Channel) (Pra kjo Komisionere ka lidhje me Top Channel që publikon lajme rreth shkarkimit tim). Ky fakt ka dale nga portalet ne internet.
3.Komisionerja Valbona Sanxhaktari jeton në të njëjtin pallat me Drejtorin e Përgjithshëm të ?Top Channel? tek Pallati Ambasador 3 tek Stadiumi ?Air Albania? ish stadiumi ?Qemal Stafa?, ku vlera e apartamentit te blere nga Valbona Sanxhaktari eshte 180 000 euro ne nje kohe qe ka qene juriste e thjeshte ne administrate publike.
4.Të dy së bashku janë parë në lokalin ?Lavazza?, tek stadiumi Air Albania, ne krah te Ambasador 3, pikërisht në periudhën që televizioni Top Channel transmetonte kronika lajmesh rreth meje për shkarkimin tim. Per te provuar kete fakt duhet marre ?DVD? e kamerave te lokal ?Lavazza? tek Stadiumi si dhe kamerat e Stadiumit ?Air Albania?.Aty do te dale edhe te dhene te rendesishme per hetimin./CNA.al
Një prokuror i Prokurorisë së Tiranës ka paditur në SPAK dre...
Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, ka treguar me fakte se ...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur për luftën ndaj e...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka disa ditë pas marrjes së vot...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është larguar nga Ti...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Flamur Noka ka vën...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë...
Do të zhvillohet pas pak në “Parken Stadium” ndeshja mes Kro...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratave t...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi, ka ...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sot ka dalë në media, ndrysh...
Partia Demokratike ka reaguar pas konferencës për media të M...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka r...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ditët e fundit në media, është përfolur në lidhje me situatë...
Ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi, ka dalë sot në një deklara...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndër të tjera ka folur sot ...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një konferencë për media ...
Bledi Çuçi nga sot nuk mund të quhet Ministër i Brendshëm, p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...