Vrasja e efektivit/ Mbahen homazhet në nder të tij
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Lulzim Basha ka aftësinë e paimagjinueshme për ta shndërruar çdo sukses të mundshëm në disfatë. Që prej të dielës, kur ai u zgjodh për herë të tretë në krye të PD-së, me 81% të votave, debati mes demokratëve është ai i manipulimit të zgjedhjeve brenda partisë.
Ish presidenti Nishani e akuzon për një maskaradë elektorale ku nuk u lejuan të shprehnin vullnetin e tyre me mijëra militantë dhe ku një person votoi deri në 7 herë. Një nga themeluesit e PD, Arben Imami, i kujton mbajtjen sekret të listave, gjë që e bëjnë vetëm organizatat terroriste. Ish kreu i KQZ-së Arben Ristani, që i dha në mënyrë krejtësisht të dyshimtë të vetmen fitore që ka korrur ndaj Ramës, flet për ?zgjedhje alla Luli?, pa asnjë rregull dhe modalitet.
Një nga konkurentët që mori 15% të votave, Agron Shehaj, u ankua për përjashtimin e vëzhguesve të tij gjatë votimit, ndërsa tjetri, Fatbardh Kadilli, numëroi kushtet e pabarabarta të një gare, që në fund u fitua nga ai që ka edhe gurin dhe arrën.
Pra, po të ulesh dhe të krahasosh të gjitha argumentat që Basha përdor kundër manipulimit të rezultatit të 25 prilli nga Edi Rama, janë fiks të njëjta me ato që rendisin kundërshtarët e tij brenda PD-së.
Konkluzioni që gëlon në publik nga përkimi kohor i këtyre dy fabulave është i thjeshtë: këtu gjithësecili vjedh atë që ka mundësi, Rama kontrollonte gjithë Shqipërinë dhe rrëmbeu votat e saj, Basha vetëm PD-në dhe bëri në përmasë më të vogël po të njëjtën gjë.
Prandaj pyetjet që ngrihen në këtë rast janë: pse duhej që Basha ta afronte me një muaj garën e brendëshme në parti? Pse duhej që ai të krijonte mbivendosje dhe kakofoni mes zgjedhjeve të blera nga Rama dhe atyre plot kontestime për lidershipin e opozitës? Kujt i shërbente ç?fokusimi dhe shpërndarja e vëmendjes nga paratë e derdhura në funksion të 25 prillit, përdorimi i bandave për të kërcënuar votuesit, blerja e votave nga binomi Toma- Qifja?
Dhe këtu çështja nuk shtrohet aspak në aspektin moral se PD-ja kishte mundësinë të bënte një garë të përkryer për ta servirur si shembull demokracie dhe respektimi të pakicave. Këtë sensibilitet, edhe nëse e ka pasur ndonjëherë, kjo parti e ka humbur me kohë. Ajo nuk e ka, as ambicien, as preokupimin për të shërbyer si një kundërmodel i rilindjes në shoqërinë shqiptare.
Por, qoftë edhe duke qenë përafërsisht të ngjashëm me PS-në e sotme, po aq autoritarë dhe shpërfillës ndaj atyre që mendojnë ndryshe, demokratët e kishin mundësinë që së paku, sa për sy e faqe, mos i mbivendosnin krimit elektoral të Ramës të njëjtat elemente në garën brenda partisë së tyre. Qoftë dhe vetëm për çështje fasade, ata duhet ta kishin lënë publikun të mbllaçiste deri në fund kasaphanën e fund prillit.
Ata e humbën edhe këtë shanc.
Basha nuk pati as këtë kujdes minimal për të mos i konsumuar dy mëkate të ngjashme në të njëjtën kohë. Ai vuri veton për afrimin e zgjedhjeve nga korriku në qershor, për ta mbyllur sa më shpejt llogaridhënjen për sjelljen e tij katër vjeçare në opozitë, duke ngritur edhe njëherë dyshimet e të gjithë idhtarëve të teorive konspirative, se ai ka një pakt të fshehtë me Ramën, për të mbuluar mëkatet e mëdha të pushtetit.
Natyrisht, për këtë hipotezë që gëlon sa në selinë e LSI-së po aq dhe në minigrupet konspiracioniste anti Soros, nuk kemi ende asnjë provë. Askush nuk mund ta akuzojë konkretisht liderin e opozitës se paguhet për ti shërbyer kryeministrit.
Por ama, sjellja e Bashës ka çuar edhe njeherë ujë pikërisht aty ku i duhej Ramës. Pak rëndësi ka se një gjë e tillë është bërë me qëllim apo nga naiviteti meskin për të mos u përballur me realitetin e hidhur.
Fakti është se nga zgjedhjet në PD edhe njëherë i fituar doli pushteti, të cilit e vetmja alibi i ka mbetur relativizimi i së keqes.
Basha nuk e humbi as këtë rast për të dëshmuar, se sa herë i duhet të zgjedhë mes halleve të veta banale dhe fateve të popullit opozitar (që është disa fish më i madh në numur sesa votuesit demokratë), ai reket ta përdorë partinë si mburojë për të parat. Edhe këtë herë bëri të njëjtën gjë duke u shfaqur si një miniaturë e profilit autoritar të Ramës./ Lapsi
Nga Mentor Kikia Prej 30 vjetësh ne kemi dështuar të bëj një...
Nga Valbona MeziniKa një kohë për gjithçka!Kjo shprehje duke...
Nga Ilir YzeiriLulëzim Basha fitoi dje sepse ai e kishte më ...
Nga Gjeneral Piro AhmetajNë përgjigje të mijëra mesazheve që...
Testi i matematikës është i kopjuar- ky ishte pretendimi më ...
30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një f...
E pashë shkarasi. Një demokrat rrogozhinas i tha Agron Sheh...
Historia tragjike e Evgjenisë, e vajzës studente 23 vjeça...
Nga Fatos Lubonja Në vitin 2016, në Austri u përsëritën zgje...
Sali Berisha tani radhitet në një listë të hapur, personash ...
Sepse jemi të dy shqiptarë dhe afër menç që Berishën e quaj ...
Në përgjigje të mijëra mesazheve që shprehin konsiderata por...
Nga Piro Ahmetaj Në përgjigje të mijëra mesazheve që shprehi...
Nga Jamarbër MallteziThënë shkurt, Soros ka pasur (i) moment...
Nuk ka asnjë dyshim që Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra...
I ke parë videot e kryetares së gjykatës së Elbasanit Enkele...
Në thelb, përpara nesh, ne kemi një komedi, e cila vjen nga ...
Nga Ilir LevonjaLulzim Basha ka filluar një fushatë intesive...
Nga Mustafa NanoLulzim Basha ka nisur një fushatë tjetër, fu...
– E sheh atë plakun atje? Atë që sapo zbriti nga ai Range Ro...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...