Sot, rikonfirmimi tinzar i Bashës por legjitimimi humbjes së PD edhe në 2025!
Nga Gjeneral Piro AhmetajNë përgjigje të mijëra mesazheve që...
Nga Ilir Yzeiri
Lulëzim Basha fitoi dje sepse ai e kishte më të qartë alternativën e tij dhe ishte më bindës në përpjekjet për t?i mbajtur të trullosur, të goditur dhe të shpartalluar mbështetësit e tij. Ai kishte si motiv, si ide dhe si alternativë gënjeshtrën.
Kandidatët e tjerë që u futën në garë me Lulëzim Bashën, megjithëse pa mbështetje, nuk mund të krijonin dot frymë në atë parti sepse ajo forcë politike, në anën e saj të dukshme, është e kënaqur dhe ka gjetur strehë në godinën e madhe të RRENËS që Lulëzim Basha ka ngritur që prej ditës kur hyri në atë parti si kollovar.
Ai është i vetmi politikan që nuk ka asnjë lidhje me jetën reale në Shqipëri. Gjithçka që ai flet apo artikulon dhe tani në fund edhe ajo që shkruan mbështetet mbi parimin e thjeshtë që, për të bindur fanatikët në PD, duhet të gënjesh. Duhet të shfaqesh luftëtar dhe të denoncosh pa fund nga mëngjesi në darkë duke përdorur tri ose katër fjalë.
Ky njeri që ka shpallur si aksion të tijin psikik luftën imagjinare me armiq që i numëron me emër e mbiemër kur nxjerr nga goja fjali të shkurtra si copëra kamzhikësh që godasin vithet e kuajve, ia ka dalë që të bindë një pjesë të madhe të PD-së se në këtë vend është bërë masakër zgjedhore, se disa ditë para 25 prillit hordhitë e shpirtrave të zinj të shqiptarëve kriminelë futeshin në shtëpitë e shqiptarëve të ndershëm dhe u merrnin atyre votën e u deformonin vullnetin.
Xhelal Mziu, krahu i djathtë i Lulit, ky kalorës kreshnik i Nëntë Maleve të Dibrës i rri në krah Lulëzim Bashës dhe i bind demokratët se heroi i tyre është një azgan që nuk e mposht asnjë armik.
Lulëzimi i ka bindur demokratët se ata nuk kanë humbur. Ata kanë fituar dhe fitorja e tyre është një ortek që ka nisur të rrokulliset mbi trupin e shqiptarëve dhe ata shumë shpejt do ta ndiejnë kur ky ortek t?i mbulojë me trashësinë e bardhë të dëborës së thinjave që do t?i dalin Lulit duke pritur te dera e kryeministrisë që të marrë çelësat.
Lulëzim Basha ka aftësinë magjike që ta kthejë jo ujin në verë, por vilat e tij t?i kthejë në garsoniere. Demokratët nuk mërziten pse Luli ka blerë katër vila në opozitë, por mërziten pse Rama nuk po ia jep çelësat. Demokratët nuk duan pushtet, nuk duan as Parlament, as bashki e komuna. Ata duan vetëm që Luli të vazhdojë të fitojë betejat e tij. Ata duan që ta shohin Lulin Kalorës që lufton korrupsionin, krimin dhe mafien.
Për ta bërë Lulin hero demokratët ia bëjnë jetën Lulit pranverë. Masakra e Edi Ramës më 25 prill ishte një gërvishje e vogël. Për Lulëzim Bashën demokratët janë gati të vdesin e të vriten, t?i bëjnë procesverbalet ashtu si i ka bërë nëna, të bardha fare dhe Luli t?i mbushë me dorën e tij të pafajshme.
Kështu që sot demokratët duhet të ndjehen të qetë dhe të lumtur sepse Lulëzim Basha e konsolidoi portretin e tij dhe aletranativën. Sot demokratët vërtet nuk janë në qeveri, por ata kanë fituar zgjedhjet, kanë fituar Lulëzim Bashën./ CNA.al
Nga Gjeneral Piro AhmetajNë përgjigje të mijëra mesazheve që...
Testi i matematikës është i kopjuar- ky ishte pretendimi më ...
30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një f...
E pashë shkarasi. Një demokrat rrogozhinas i tha Agron Sheh...
Historia tragjike e Evgjenisë, e vajzës studente 23 vjeça...
Nga Fatos Lubonja Në vitin 2016, në Austri u përsëritën zgje...
Sali Berisha tani radhitet në një listë të hapur, personash ...
Sepse jemi të dy shqiptarë dhe afër menç që Berishën e quaj ...
Në përgjigje të mijëra mesazheve që shprehin konsiderata por...
Nga Piro Ahmetaj Në përgjigje të mijëra mesazheve që shprehi...
Nga Jamarbër MallteziThënë shkurt, Soros ka pasur (i) moment...
Nuk ka asnjë dyshim që Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra...
I ke parë videot e kryetares së gjykatës së Elbasanit Enkele...
Në thelb, përpara nesh, ne kemi një komedi, e cila vjen nga ...
Nga Ilir LevonjaLulzim Basha ka filluar një fushatë intesive...
Nga Mustafa NanoLulzim Basha ka nisur një fushatë tjetër, fu...
– E sheh atë plakun atje? Atë që sapo zbriti nga ai Range Ro...
Zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan edhe njëherë, jo vetëm pamu...
Në 21 prill të vitit të kaluar, kur vendi ishte në kulmin e ...
Nga Eduard ZaloshnjaPër shumë arsye, rezultatet e zgjedhjeve...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...