Kjo që bën Lulzim Basha, përveçse është budallaqe, është edhe e ligë
Nga Mustafa NanoLulzim Basha ka nisur një fushatë tjetër, fu...
Nga Ilir Levonja
Lulzim Basha ka filluar një fushatë intesive në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Kjo ka kuptimin që pavarsisht retorikës mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit, ai vet i ka njohur zgjedhjet. Pra midis asaj që thotë dhe midis asaj që bën ka në mes një gjëndje humnere, thotë që ato ishin një masakër vjedhjesh, grabitjesh, manipulimesh, blerjesh etj., por që ai në një farë mënyre po i pranon.
Me një fjalë ndryshe thotë e ndryshe vepron. Kjo strategji nuk është asgjë por vazhda e asaj politike a strategjie bizarre gjatë plot 8 viteve në qeverisje të Edi Ramës. Vendime të forta por kur vjen puna tek qëndresa, gjithë fryma opozitare shëmbej sikur të ishte një kështjellë prej rëre. Shihemi në shtator. Në shtator opozita do kthehet më e fortë. Të gjithë e dinë mirë, se kur protestat plasin, plasin.
Vërshojnë, nuk kanë të bëjnë fare me motin dhe muajin. O dilu zot, o hap krahun. Luli nuk bëri as njërën e as tjetrën. Që dmth, nuk është as peshk e as mish, por vazhdë e tyre. Vetëm se Luli vet përfundonte një lloj kaposhi me zë të ngjirur. Nga ana tjetër na duhej të duronim edhe thumbat, se, ore akoma këtë do votoni ju?.
Këtë nuk e voton as gruaja e vet, etj. Sot ka dalë me një energji të paparë në një fushatë ku flet për vjedhje, ku denigron kritikët brenda së djathtës. Ka dalë dhe po bën fushatë për t’u zgjedhur. Që dmth, njohu humbjen. Dhe ajo që është më e bukura, nëse ngrihemi ne dhe themi, ore humbëm, Luli të mbyt.
Për më keq akoma, të mbysin Lulzimët që ia panë hajrin kryetarllëkut të tij duke u futur veten në listat për deputet. Por që nga ana tjetër, ashtu fanatikë të njëshit, po rrudhin vazhdimisht të djathtën, duke i uruar shëndet të plot një Llukashenkoje gagarel më shumë top model se sa qeveritar. Ndërkohë që bota shqiptare dominohet totalisht nga një shpurë analistësh të majtë që ”çuditërisht” po mbrojnë Lul gjumashin.
Madje amullinë e përplasjes së mendimeve që e djathta të vazhdoj në një Lulzimëri pa fund. Kaq e bukur dhe e artë është kjo strategji, sa sot, shqiptarët janë 100% të bindur se drejtësia, ekonomia, mirëqënia e tyre, është fati i Lulit, Partia Demokratike dhe zgjedhjet brenda saj etj., jo indekset e qeverisë.
Sikur dhe 2 dollar t’u shkoj rroga shqiptarëve, prapë ata kanë një hall? Çfarë do bëhet me Lulin? Po me Saliun? Në fakt e djathta po kalon në një proçes normal ripërtëritje, ku më shumë se të djathtëve i duhet vendit. Dhe ata që po e pengojnë këtë, janë i pari Lulzim Basha, Lulzimët dhe kombinati metalurgjik apo propaganda e Edi Ramës.
Nëse vërtetë Lulzim Basha ka bindje të forta të djathta, duhej të japi dorëheqjen. Të drejtën e konkurimit e ka, të aplikoj me kushte të barabarta me konkurentët e tjerë. Por ai nuk bën. Kësisoj në shtator do kemi rishtas një Kuvend që në në vend të merret me punët e shqiptarëve dhe Shqipërisë, do bëj të njëjta gërrvërre 30 vjeçarë, përfundimi mosha mesatare pensionistët pa pension./CNA.al
Nga Mustafa NanoLulzim Basha ka nisur një fushatë tjetër, fu...
– E sheh atë plakun atje? Atë që sapo zbriti nga ai Range Ro...
Zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan edhe njëherë, jo vetëm pamu...
Në 21 prill të vitit të kaluar, kur vendi ishte në kulmin e ...
Nga Eduard ZaloshnjaPër shumë arsye, rezultatet e zgjedhjeve...
Nga Lorisa YlliPrej më shume se një viti jam larguar nga akt...
Nga Jurgen DrrasatiQë lideri Basha, është një i dështuar pol...
Partitë politike në rregjimet parlamentare janë të domosdosh...
– Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Fra...
-Allo…Filip! Jam Thoma Zuzi! Kam sjellë peshk dhe ngjala ng...
Nga Tanush ÇaushiSkenat përsëriten e përsëriten sa herë ne z...
Sot KAS numëroi kutitë e qarkut të Beratit. Ishin gati 114 k...
SPS ANAL-ISTAT OPOZITARË KANË TJERRUR E DUHET TË TJERRIN LES...
Nga Andi Bushati Nëse gjithmonë ka ekzistuar një bestydni se...
Lajmi që DASH ka ndaluar hyrjen e familjes Berisha në SHBA, ...
Nga Kreshnik SpahiuSali Berisha nuk u shpall Non-Grata nga A...
Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me ...
Nga Arbër ZaimiShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij ...
Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e viti...
Kandidati që nuk plotëson asnjë prej kritereve të vendosura ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...