A përfundon këtu goditja ndaj Berishës?
Nga Arbër ZaimiShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij ...
Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me bindje të plotë, në shesh të burrave dhe pa hezitimin më të vogël. Arsyet kanë qenë publike dhe të mjaftueshme për një divorc përfundimtar.
Ndaj sot mund të bëja sikur nuk e kisha dëgjuar ose lexuar vendimin kundër tij të Departamentit të Shtetit. Sepse ai sot është në ditën e vet më të keqe dhe nuk do të ishte etike që t’ia shtojë mërzinë, qoftë edhe duke ia përmendur atë që i ka ndodhur.
Por unë mendoj se askujt prej nesh nuk i lejohet që të kthejë kokën nga ana tjetër, pavarësisht ndjesive të shkaktuara prej dënimit kapital të Sali Berishës, që mbërriti jo aq papritur sot nga Uashingtoni.
Në radhë të parë kjo i takon Lulzim Bashës, por edhe çdo politikani tjetër të rëndësishëm në Partinë Demokratike, të cilët e kanë detyrim të shumëfishtë për t’u shprehur. Cilidoqoftë qëndrimi i tyre, i cili nuk ka pse të paragjykohet, sepse duhet mirëkuptuar shkalla e vështirësisë.
Mbase mund të kemi sërish një vendim unanim për ta kundërshtuar atë, njësoj si ai që u muar për djegien e mandateve, por mund të ketë edhe befasi. Kjo nuk është një ngjarje e rëndomtë nga ato që mund të kalojnë pa qëndrim të fortë politik. Natyrisht, dikush mund të zgjedhë të përgjigjet edhe si Tom Doshi, të cilit sa herë i përmendnin problemet që kishte me SHBA, tregonte fotot që ka bërë në Vatikan me Papën, por të gjithë e dimë se si u mbyll pastaj historia.
Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se shpallja non grata e Sali Berishës është një mesazh që i drejtohet vetëm opozitës në Shqipëri.
Ndaj më duket, në rastin më mirë, naive dhe e nxitur kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e mazhorancës, duke e paraqitur gati si një vepër të tyre vendimin e Departamentit të Shtetit.
Sepse Sali Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, ndaj edhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi, i cili duhet të bjerë mbi çdokënd tjetër poshtë këtij niveli, pavarësisht flamurit të partisë, që valëvit sot.
Ndaj edhe ky akt duhet konsideruar më shumë si një piketë e re e vendosur në rrugëtimin gjysëmdemokratik të shtetit shqiptar në këto tre dekada. Ndoshta një standart, ku të gjithë ata, që kanë pasur rol të rëndësishëm në vendimmarrje, duhet të ballafaqohen sot e tutje, nuk ka rëndësi në janë në pushtet apo në opozitë./CNA.al
Nga Arbër ZaimiShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij ...
Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e viti...
Kandidati që nuk plotëson asnjë prej kritereve të vendosura ...
Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komisi...
Nga Blendi KajsiuPrej kohësh tashmë, në rrethet opozitare ës...
Nga Lorenc VangjeliGabimi që bëjnë të gjithë me Ilir Metën ë...
Të gjithë idhtarët e teorive konspirative që besojnë se Lulz...
Nga Kreshnik SpahiuBardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, ...
Eshtë kollaj të thuash që ne do të vazhdojmë betejën, dakord...
Nga Andi BushatiDilema nëse Shqipëria zhvilloi zgjedhje norm...
Sot është ndarë nga jeta një njeri i vaçantë : Ahmet Golemi....
Nga Emin Azemi*Në çfarëdo tryeze bisedemesh që do ta organiz...
Shiheni portretin e këtij miq!Unë jam gazetar i djathtë, dem...
Nga Lorenc VangjeliZoti Basha nuk është Selmani anonim, ai t...
Kam marrë disa mijëra mesazhe me vlerësime dhe rezerva të fo...
Nga Ardit RadaNëse ka ndonjë që me të drejtë duhet të habite...
1./ E njeh ndokush Xhelal Bashën, babain mekanik, të heshtur...
Nga Jak SimoniPak ditë më parë ndoqëm ne disa media se isht...
Partia Demokratike është kthyer në një makineri gjigande gën...
Nga Ylli PataLe të kthehemi pak në natën e 25 prillit, sidom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...