Diktatori Edi Rama, që na mori frymën
Nga Blendi KajsiuPrej kohësh tashmë, në rrethet opozitare ës...
Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.
Gati tre javë përpara zgjedhjeve ku Lulzim Basha do të rikandidojë pasi ka humbur katër herë zgjedhjet, sërish në skenë do të jetë i zgjedhuri i tij, për të mbuluar këtë proces dhe një komision tashmë krejtësisht i manipuluar.
Nuk është i manipuluar komisioni sepse thjesht dhe vetëm do të vulosë një çertifikim formal, ku Lulzim Basha do të fitojë me 90% të votave nga 60 mijë vota.
Rivali i tij do marrë gati 4 apo 5 mijë, në fakt rivali mund të ketë më pak por kaq do të jetë rezultati, kur në r
ealitet pjesëmarrja nuk shkon mbi 15 apo 16 mijë.
Lulzim Basha nuk shkon më shumë se 13 apo 14 mijë vota përpiqet të japë dhe një mesazh tjetër të tregojë se ka dhe mendim kundër.
Në fakt çdo kritikë dhe mendim kundër ai e përjashton, e sulmon e akuzon. Por akti i sotëm ka dhe një sinjal tjetër, sinjalin e një procesi të manipuluar shifrash dhe publikimesh një farsë të vërtetë, që nuk tregon gjë tjetër thjesht dhe vetëm se PD nuk demokratizohet, PD nuk hapet nuk ndryshon. Dhe një forcë politike që nuk demokratizohet dot, nuk hapet dot brenda saj dhe nuk ndryshon për të disatën herë si mund të pretendojë të mundë kundërshtarin e të ndryshojë pushtetin apo Shqipërinë?
Si mund të pretendojë ti thotë Edi Ramës hajde largohu, sepse ti ke vjedhur votat, kur në fakt vjedh s
htëpinë e saj?
Është fakt tashmë, janë disa procese zgjedhore që nga gara Basha- Olldashi ku fletët e votimit u bënë me numra serie, ndërhyrja e Berishës, mbështetësve të tij për të nxjerrë Lulzim Bashën e deri tek blerja e votave.
Pa folur për heqjen e mijëra demokratëve nga listat e votimit në strukturat brenda PD.
Për të shkuar në një proces farë siç ishte ai me Eduard Selami ku në pjesëmarrjen reale të votimit, nuk ishin më shumë se 15 mijë vetë në të gjithë Shqipërinë, u deklaruan gati 60 mijë, Selamit ju dhanë disa vota më shumë, u deklarua një proces i pastër, në fakt nuk ishte i tillë. Thjesht farsë.
Megjithëse ky proces vazhdon të jetë strumbullari i mashtrimit të Lulzim Bashës, në vitin 2013 ku pasi u zgjodh kryetar partie deklaroi PD kishte gati 100 mijë anëtarë.
Të qëndrojmë tek dreka e sotme, tek ajo që do të tregojë Lulzim Basha. Atë që e ka thënë që ditën e parë, nuk ka për ta lëshuar më karrigën e kësaj partie sikur të shkojë edhe 5 %. Se çfarë ka dashur të thotë me këtë nuk e dimë.
Pa shkuar tek qëndrimet se s?ja ka dhuruar kush. Ndoshta e ka blerë, ndoshta ka disa gjynahe të tjera, por një gjë është e vërtetë sa herë i shkojnë amba
sadorët në zyrë e kur do t?ju rrëfejë ndonjë gjynah apo hall që ka me Sali Berishën del në ballon. Kryetari i partisë ka frikë në zyrën e tij.
Sot ndoshta kishte frikë të rrinte në zyrën e tij me Komisionin, kishte frikë se mos muret e zyrave të tij kanë ?veshë? dhe është detyruar ta nxirrte të gjithë komisionin në një restorant, thjesht dhe vetëm për ta trajtuar si një drekë.
Po çfarë do të ndodhte në rast se Edi Rama do të drekonte me Celibashin e KQZ, në mes të Tiranës tre javë tre javë para zgjedhjeve?
Cili do të ishte reagimi i Lulzim Bashës?
Çfarë do të thotë çdo kandidat në garë qoftë edhe Fatbardh Kadilli i cili pretendon apo ndonjë tjetër?
A mund të hyjë kush të garojë tashmë ku Lulzim Basha e merr Komisionin e nxjerr në drekë?
Lehtësisht Basha po tregon se çdo rival në këtë garë nuk do mundet të zbardhë të vërtetën e proceseve farsë të bëra prej tij.
Ashtu siç di të bëjë vetëm Lulzim Basha humbje të vazhdueshme dhe pas tyre manipulime dhe vjedhje votash brenda struktuarave, ekspozimi i forcës dhe dhunës brenda strukturave, ekspozimi i pa aftësisë dhe rrëmbimit të votave brenda struktuarave.
Ai ka vendosur që të marrë
peng një forcë politike, edhe me ndihmën e Berishës po ishte nevoja, thjesht sot po tallet me demokratët, i përqësh ata, edhe duke ju vënë Jemin Gjanën apo edhe duke e marrë Komisionin duke e çuar nëpër dreka në restorantet e sponsorave të LSI.
Lulzim Basha do të qëndrojë në krye të PD me çdo kusht. Lulzim Basha do të qëndrojë në krye të PD me çdo lloj kostoje dhe për këtë do të përdorë një komision që do na japë një rezultat farsë, një procedurë zgjedhore farsë dhe një fitore farsë të Lulzim Bashës e cila është në fakt garancia e Edi Ramës për mandatin e katërt.
Pra zgjdhjet e Lulzim B
ashës së shpejti nuk na thonë asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm na tregon se si Lulzim Basha po shlyen çdo borxh te kryeministri në detyrë
për 16 milionë euro të dhëna vjerrit të tij në një proces gjyqësor, apo për disa miljona euro të tjera dhënë së fundmi për procesin e indetifikimit të zgjedhëve. Pa folur për 12 milionë eurot të mbledhura në selinë e PD thënë se fundi thënë së fundi si akuzë nga Arben Ristani.
Pra janë disa dhjetra milionë euro që tregojnë se Lulzim Basha, nuk largohet nga PD, sepse ai nuk mendon se ka humbur, por ai nuk largohet sepse ai është i bindur që ka fituar. Dhe ka fituar jo pak, kemi tre raste si denoncime. Deri diku edhe të provuara që Lulzim Basha ka fituar të paktën mbi 40 milionë euro.
Tashmë ska çfarë të presim dhe çfarë të shohim pas drekës me komisionin është një sy gjumë dhe Luli në datë 14 Qershor është kryetar i ri i partisë në shërbim të Edi Ramës për të marrë disa dhjetra milionë euro të tjera, për xhepat e tij dhe të familjarëv të tij. Kuptohet do ketë kocka edhe për Jeminin dhe komisionin e tij./ CNA.al
Nga Blendi KajsiuPrej kohësh tashmë, në rrethet opozitare ës...
Nga Lorenc VangjeliGabimi që bëjnë të gjithë me Ilir Metën ë...
Të gjithë idhtarët e teorive konspirative që besojnë se Lulz...
Nga Kreshnik SpahiuBardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, ...
Eshtë kollaj të thuash që ne do të vazhdojmë betejën, dakord...
Nga Andi BushatiDilema nëse Shqipëria zhvilloi zgjedhje norm...
Sot është ndarë nga jeta një njeri i vaçantë : Ahmet Golemi....
Nga Emin Azemi*Në çfarëdo tryeze bisedemesh që do ta organiz...
Shiheni portretin e këtij miq!Unë jam gazetar i djathtë, dem...
Nga Lorenc VangjeliZoti Basha nuk është Selmani anonim, ai t...
Kam marrë disa mijëra mesazhe me vlerësime dhe rezerva të fo...
Nga Ardit RadaNëse ka ndonjë që me të drejtë duhet të habite...
1./ E njeh ndokush Xhelal Bashën, babain mekanik, të heshtur...
Nga Jak SimoniPak ditë më parë ndoqëm ne disa media se isht...
Partia Demokratike është kthyer në një makineri gjigande gën...
Nga Ylli PataLe të kthehemi pak në natën e 25 prillit, sidom...
Për të ditur se sa votues iu shtuan/pakësuan partive që arri...
Kasaphana elektorale që organizoi rilindja në 25 prill po fi...
Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës pol...
Nga Gafur Muka Pohimi: “pushteti të konsumon” logjikisht të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...