“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Gafur Muka
Pohimi: ?pushteti të konsumon? logjikisht të çon tek nevoja për ndryshim. Që të realizohet ndryshimi duhet, më së pari, të krijohet fryma për ndryshim. Është pikërisht kjo e fundit që e shndrron pakicën në shumicë duke sjellë kështu rotacionin në pushtet. Natyrisht funksionimi i këtij mekanizmi varet, më së pari, nga masa e konsumimit që u bën pushteti forcave qeverisëse dhe nga intensiteti i frymës për ndryshim që krijon opozita tek elektorati gri.
Masa e kësaj të fundit është kryesisht pjesëmarrja në votime. Parë në sa thamë, nuk është e vështirë të konstatohet që qeverisja 8 vjeçare e socialistëve e kishte goxha të madhe masën e konsumimit në pushtet, ndërkohë që detyra e opozitës ishte të krijonte një frymë të tillë për ndryshim, sa ta motivonte ?me kuç e me maç? gjithë elektoratin gri.
Ajo që ndodhi në fushatën elektorale ishte vetëdija e Edi Ramës për masën e konsumit. Deklarata e tij që ?ne nuk jemi më të mirët? ishte shprehje e vlerësimit se ?punët nuk ishin mirë?. Me këtë vetëdije ai ndërtoi një strategji të tillë që të paralizonte, në rastin më të mirë, apo të minimizonte, në rastin më të keq, frymën për ndryshim. Ndaj ai, pas pohimit që ?ne nuk jemi më të mirët? shtoi menjëherë ?por më të mirë se ne nuk ka?. Pikërisht për të dëshmuar këtë të fundit ai u muar gjatë gjithë fushatës me përqeshjen dhe denigrimin e kundërshtarëve.
Qysh në fillim ai e relativizoi si kundërshtar Lulzim Bashën duke vënë përballë elektoratit si kundërshtarë të tij Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ishte kjo taktikë e tij që e dekurajoj lindjen e një fryme të gjerë e të fortë për ndryshimin. Nga ana tjetër, po Edi Rama, relativizoi edhe nevojën për ndryshim.
Për këtë ai shfrytëzoi dy angazhimet më të fundit të qeverisë së tij: atë të punës për likujdimin e pasojave të tërmetit dhe, sidomos, atë të punës për të mbajtur nën kontrroll e për të zvogëluar rrezikun që vinte nga përhapja e COVID 19. Në të dy rastet Edi Rama ia arriti të vlerësohet si ?njeriu më i përkushtuar?, si ?halleqari? më i madh i njerzve në nevojë, si ?lypsari? që nuk e ka fare për turp të shtrijë dorën për të ndihmuar dhe për të shpëtuar njerzit që vuanin si pasojat e tërmetit ashtu edhe ato të prekjes nga pandemia.
Mbështetur në këto vlersime ai e ndërtoi programin elektoral vetëm me 11 fjalë :na jepni votën që të vazhdojmë e përfundojmë punët e nisura. Në asnjë nga deklarimet e tij gjatë fushatës Edi Rama nuk foli për suksese në realizimin e PPP-ve. Ai ishte i vetëdijshëm që në këtë aspekt pushteti i tij ishte konsumuar keq.
Nga ana tjetër, vendosja si kundërshtarë realë e Berishës dhe e Metës synonte në mënyrë të vazhdueshme edukimin e elektoratit me idenë e mosndryshimit të forcës qeverisëse. Po opozita? Për të evidentuar masën e konsumimit të qeverisë në pushtet ajo u angazhua të denonconte sa më shumë korupsionin, të cilin në çdo rast e lidhte me Edi Ramën. Për mendimin tim në këtë aspekt nuk u arrit rezultati i pritshëm. E para sepse korrupsioni është një sëmundje nga e cila vuajnë të gjitha pushtetet dhe e dyta denoncimi, përveç fakteve përmbante edhe shumë retorikë. Efektivitetin e ndikimit të denoncimeve për korrupsion Edi Rama e relativizoi qysh në fillim kur pranoi që ?ne nuk jemi më të mirët?.
Për të ngjallur dhe forcuar ?frymën e ndryshimit?, kryesisht PD-ja hartoi një program elektoral klasik ku jepeshin të gjitha objektivat që synoheshin të arriheshin nën qeverisjen e saj. Në evidentimin e tyre dukej që PD-ja e kishte vënë ?gishtin mbi plagë?, ndaj Edi Rama vendosi ta injoronte atë duke atakuar kryesisht taksën e sheshtë prej 9%. Disa elementë të tjerë si rritjen e pagave për mjekët, infermierë, mësuesit etj apo mbështetjen e njerzve në nevojë, ai vendosi ti përfshinte në programin e tij qeverisës me synimin që të konsumonte kështu objektivat elektorale të opozitës. Dhe, për tu bërë më i besueshëm, në kushtet kur ekonomia vuan borxhin më të madh, deklaroi rritje më të vogla, çfarë i dha mundësi që ti kualifikonte premtimet elektorale të PD-së si premtime në erë. Si kundërpërgjigje PD-ja vazhdoi të denonconte rastet e korrupsionit, premtimet e pambajtura, varfërimin e popullit, largimet nga vendi etj. Të gjitha këto elektorati i njihte dhe i miratonte si keqqeverisje, veçse mbetej skeptik nëse opozita që do të vinte në pushtet do të ishte e zonja që ti shëronte këto plagë.
Me sa duket nuk mjaftoi për ti bindur skeptikët sjella ndryshe e Lulzim Bashës. Edi Rama e kuptoi që ?sjellja ndryshe e Lulzim Bashës? mund të rekrutonte shumë nga të pakënaqurit me qeverisjen e tij, ndaj ai, për t?u bërë i besueshëm e pranonte këtë sjellje duke shtuar që ?nuk është Lulzim Basha ai që do qeverisë nesër?. Pas tij, sipas Ramës, fshiheshin qeverisësit e vërtetë: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në fakt Sali Berisha nuk i dha shumë mundësi për ta atakuar, pasi ai e shmangu praninë e tij fizike në fushatën elektorale por Ilir Meta me sjelljen e tij komplet ?jashtë binarëve? iu bë ?krah? Edi Ramës.
Sjellja e Presidentit të vendit në këtë fushatë do jetë objekt i shumë analizave sot e për shumë kohë, por ajo që mund të thuhet është që angazhimi i tij pati ndikim negativ në rritjen e frymës për ndryshim. Një pjesë e madhe e elektoratit e shihte qeverisjen e nesërme të opozitës të dominuar nga stili hakmarrës, agresiv e hipokrit i Ilir Metës. Deklarimet e tij në emisionin e Çim Pekës e bënë atë tejet të frikshëm dhe jo vetëm e dobësuan frymën e ndryshimit, por edhe e rritën mobilizimin e shumë të lëkundurve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar mosndryshimin.
Nëse e analizojmë rezultatin e zgjedhjeve sot dhe pranojmë që ndikimi i parregullsive e ka deformuar atë deri në tjetërsim, duhet që faktet e sjella në ?librin e zi?, jo vetëm të jenë fakte, por të dëshmojnë një ndikim të njehsueshëm, pra sasior. Psh për denoncimin e punësimeve në administratë të thuhet që në këtë periudhë, prej kaq e deri aq janë punësuar kaq vetë në kundërshtim me ligjin. E njejta edhe për dëmshpërblimet e tërmetit , inagurimet etj. Po të mos ndodhë kështu, atëhere ndikimi i denoncimeve të parregullsive do kualifikohet si gjithmonë: një ndihmesë e rëndësishme e opozitës për t?u konsideruar në zgjedhjet e ardhshme.
Në këto kushte, tek vetë opozita shfaqet nevoja për ndryshim. Zërat brenda PD-së që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk duhet të vlerësohen si zëra ediramistësh por, duhet të shqyrtohen si zëra që potencojnë frymën për ndryshim. Me sjelljen e deritanishme duket se një trupë vendimmarrëse në PD vlerëson që ?Lulzim Basha është më i miri! Më të mirë se Lulzim Basha nuk ka!?. Pra, në PD nuk ka nevojë për ndryshim. Atëhere? Stop frymës për ndryshim! Të shohim nëse kjo mendësi do ta çojë PD-në në fitore apo tek? ?nuk kemi parë gjë akoma!?.
Nga Azem PARLLAKUSot në Ditën e Europës, ende shpresojmë siç...
Teknologjia është si politika dhe ekonomia, pa moral të bie ...
Para ca ditësht një mik më kontaktoj dhe më pyeti, nëse doja...
Të gjithë pasanikët e kësaj botë pranojnë të shpjegojnë me d...
Nga Jak SimoniQetësia, kryesisht ditën e votimeve, sepse pak...
Nga Kreshnik SpahiuZgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte kre...
Apeli i Gjykatës së Posatçme i ka dhënë këtë të enjte të dre...
Të mbash mend Gulielm Radonë është një privilegj social a br...
Përvoja e këtyre viteve paskomuniste na thotë që tek ne vota...
Nga Ilirjan BlloshmiZgjedhjet mbaruan. Opozita nëpërmjet dis...
Nga Roland QafokuKjo është pulovra orgjinale e larë me gjak ...
Mitomanët janë gënjeshtarë patologjikë. Termi “mitoman” ësht...
Nga Blendi KajsiuPasi akuzoi qeverinë socialiste për “masakë...
Nga Valbona MeziniTeksa situata post zgjedhore vijon të mbet...
Nisma për shkarkimin e Presidentit të Republikës është një n...
Më në fund, një javë pas kasaphanës elektorale, Lulzim Basha...
Nga Azem ParrllakuNë shoqëritë e zhvilluara demokratike, pse...
Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 partitë e reja të krijua...
Nga Flamur KuçiHumbja e zgjedhjeve doli të ishte një mundësi...
NGA Habjon HasaniNjë orë pasi ishte mbyllur votimi, në mbrëm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...