Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Të gjithë pasanikët e kësaj botë pranojnë të shpjegojnë me detaje mënyrën sesi kanë fituar çdo milion të jetës së tyre, me kusht që të mos tregojnë sesi kanë bërë milionin e parë. Lulzim Basha, një nga djemtë e pasur të Shqipërisë, ka treguar me hollësi sesi ka fituar milionin e tij të parë në moshën 31 vjeçare kur hyri në politikë, por refuzon të tregojë sesi i ka shumëfishuar milionat ndër vite duke qenë në politikë. Edhe pse nuk ja thonë shpesh kritikët sepse ju duket normale, edhe pse vartësit ja duartrokasin si meritë sepse duan t?i ngjanë në këtë pikë, milionat e tij sekretë janë një nga arsyet themelore të mungesës së atyre dhjetra mijëra votave që mund ta bënin kryeministër. Paratë e kanë bërë të suksesshëm Bashën në axhendën e tij vetjake ekonomike, por e kanë shndërruar në dështues përsëritës në axhendën politike.
Sot në PD-në e paszgjedhjeve, nuk ka shumë zgjedhje për të bërë. Ato kalojnë, për paradoks, nga paradhoma e Edi Ramës. Ftesa për bashkëpunim pa kufinj me opozitën, është një çek që është ?firmosur falas? nga kryeministri dhe që po për paradoks, kushtëzohet edhe nga milionat e Bashës. Ajo ftesë, tek demokratët e mbetur, tingëllon pak a shumë si eksperimenti i maj-shtatorit të largët të 2017-ës, kur u bë sprova e parë për një bashkëqeverisje të gjerë mes të djathtës dhe të majtës.
As atëherë dhe as tani, demokratët nuk kuptuan një të vërtetë të thjeshtë se në një vend si Shqpëria dhe me një sistem politik si ky në Shqipëri, kryeministri ka gjithçka në dorë dhe gjithkush tjetër pas tij, aleat apo kundërshtar, ministër apo rival, është vetëm shtojcë e vullnetit kryeministror. As Ilir Meta nuk e kuptoi në 2013-ën një gjë të tillë kur delegoi pushtet dhe madje as Edi Rama vetë nuk e kishte imagjinuar peshën e pushtetit që do të mblidhte ditë mbas dite që në agun e mandatit të tij të parë. Në mandatin e tij të tretë, nga epërsia që i jep forca, në të vërtetë ai afron shumë më shumë sesa ëndërron imagjinata e mpirë nga humbja e demokratëve. Afron më shumë sesa, fjala vjen, posti i kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit apo disa portofole ministrash e derivate të tjerë postesh për demokratët. Apo edhe një rishikim të zgjedhjeve për pushtet lokal.
Në PD-në nën anestezinë e humbjes dhe në mungesë ulëritëse idesh dhe vizioni, të bindur se politikë do të thotë vetëm luftë, se kompromisi është tradhëti, se gënjeshtra është art, se hipokrizia është normë, se mosmirënjohja është detyrim, se ulërima është mençuri, se mohimi total është largpamësi, se dialogu është dobësi, se servilët janë gjendje bio, nuk janë të aftë t?i afrojnë një kufi ftesës ?së pakufishme? të kryeministrit. Refuzojnë për refleks, pa kuptuar se në politikë nuk duhet të sillesh me refleksin e ngulitur: mos prano ?dhuratat? që vijnë nga kundërshtari! Mund të niset me reformën kushtetuese. Duke kërkuar një rishkrim të rregullave që ata vetë bashkë me socialistët i kanë shkruar me zellin e prostitutës që i përshtatet shijes së klientit.
Qoftë edhe vetëm tek kjo mënyrë sjelljeje mund të gjendet një nga arsyet themelore se pse, në garën e 25 prillit, që më shumë se programe dhe ngjyra partie, konkuronin karaktere dhe tipologji liderësh, PD ishte e destinuar të humbiste. Me shansin për të jetuar ende shumë gjatë brenda sindromës së humbjes së paracaktuar sa kohë që nuk çajnë flluskën e euforisë dhe moskuptimit të Shqipërisë ndryshe.
Shenjat se shumica në PD ka zgjedhur fatin e gomarit që lutej të ishte në ëndërr edhe kur luani i kishte ngulur pesë putra në shpinë, janë dëshpëruese. PD-ja nuk ka politikan më të mirë se Lulzim Basha, edhe pse kushdo tjetër, përfshi edhe përgjegjësin e parkingut në seli, ka një seri epërsish të padiskutueshme mbi kryetarin formal dhe real të PD-së. Askush si ai nuk ka bërë asnjë nga gabimet e tij dramatike, nuk ka konsumuar asnjë nga sjellet e tij naive, nuk ka afruar asnjë nga fytyrat hipokrite të atij që bën pikërisht të kundërtën e asaj që thotë. Mohon kur beson se duhet të pohojë, refuzon, kur mezi pret t?i luten, paguhet kur sulmon dhe paguan që ta lëvdojnë.
Ndaj për të kuptuar të nesërmen qoftë të ftesës së Ramës për opozitën, qoftë edhe fatin vetjak të drejtuesit të PD-së, duhet ndjekur gjurma e milionave të tij. Ato të çojnë drejt zgjidhjes së enigmës së çfarë do të ndodhë nesër me pacientin zero të PD-së. Lulzim Bashën e sollën në 2005-ën si shpresë të opozitës në Tiranë duke dëshmuar ai në vetë të parë sesi kishte fituar milionin e tij të parë me punë në emigracion. Dhe që 16 vjet më pas, ka çuar në kufinjtë e ?një në një milion? shanset e opozitës për rikthim në pushtet, pavarësisht ftesës së Ramës për bashkëpunim pa kufinj.
Nga Jak SimoniQetësia, kryesisht ditën e votimeve, sepse pak...
Nga Kreshnik SpahiuZgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte kre...
Apeli i Gjykatës së Posatçme i ka dhënë këtë të enjte të dre...
Të mbash mend Gulielm Radonë është një privilegj social a br...
Përvoja e këtyre viteve paskomuniste na thotë që tek ne vota...
Nga Ilirjan BlloshmiZgjedhjet mbaruan. Opozita nëpërmjet dis...
Nga Roland QafokuKjo është pulovra orgjinale e larë me gjak ...
Mitomanët janë gënjeshtarë patologjikë. Termi “mitoman” ësht...
Nga Blendi KajsiuPasi akuzoi qeverinë socialiste për “masakë...
Nga Valbona MeziniTeksa situata post zgjedhore vijon të mbet...
Nisma për shkarkimin e Presidentit të Republikës është një n...
Më në fund, një javë pas kasaphanës elektorale, Lulzim Basha...
Nga Azem ParrllakuNë shoqëritë e zhvilluara demokratike, pse...
Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 partitë e reja të krijua...
Nga Flamur KuçiHumbja e zgjedhjeve doli të ishte një mundësi...
NGA Habjon HasaniNjë orë pasi ishte mbyllur votimi, në mbrëm...
Nga Nikola KedhiNjë numër i konsiderueshëm njerëzish mendojn...
Nga Eduard ZaloshnjaPasi humbi zgjedhjet e 2009-ës, Rama fil...
Edi Rama i ka bërë një ofertë opozitës. Në thelb, oferta ësh...
Këto ditë një nga debatet, që do marrë një peshë të konsider...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...