Pishtarët e fikur të Kalasë së Rozafës
Nga Jak SimoniPak ditë më parë ndoqëm ne disa media se isht...
1./ E njeh ndokush Xhelal Bashën, babain mekanik, të heshtur e të lodhur të Lulzim Bashës? Po Remzie Bashën mësuesen e fillores përveç ish nxënësve të saj, a e kujton dikush? Përjashtim bën vetëm djali i tyre i vogël, Erlindi, i cili njihet pak fare se u largua i llahtarisur nga puna që bënte në Gjykatën e Lartë. Iku i frikësuar para se ta kapte vettingu.
Kjo familje e thjeshtë tironce do vazhdonte e qetë të çapte tavën e dheut apo të mbushtte ujë te pusi në fund të oborrit poshtë caracit por rehatinë ia prishi krushqia e djalit të madh, i cili ndryshe nga tradita, u morr për burrë nga një labe. Aurela e Xhaferrit dhe e Xhanes ia vuri syrin që në gjimnaz dhe ca me posesivitetin e saj dhe ca me lekët e fajdeve të Vefa-s, e joshi. Aurela gjeti burrë qysh në vitin 1994 por qysh nga viti 1994 Lulzim Basha nuk ka gjetur grua, Luli ka gjetur një shtrydhëse.
2./ Ishte ministër transportesh dhe nëse doje punë apo financime, do kaloje nëpërmjet kunatit. Emërimet apo shkarkimet në diplomaci kur u bë ministër i jashtëm nuk i aprovonte Luli, por kunati ishte paradhoma e tij. Tenderat e shumta te ministria e brendshme ndryshuan sekser kur Lul Basha u bë ministër dhe në skenë u shfaq kunati i tij që vendoste. E mos harroni 4 vitet kur kryebashkiak i Tiranës u konvertua me vota të vjedhura Lul Basha, përsëri kunati liçensonte, jepte leje ndërtimi apo tenderonte çdo punë publike. Ndërsa në kujtesë po u sjell edhe marrëveshjen e 17 majit 2017 ndërmjet Edi Ramës dhe Lul Bashës kur opozita mori në dorë ministri të rëndësishme: zbatuesi dhe rakorduesi i asaj marrëveshjeje ishte i njëjti sekser. Nuk mund të mungonte Erjoni, vëllai i Aurelës që mori për burrë Lul Bashën. Erjoni djali i Xhaferrit dhe i Xhanes nga fshatrat e Tepelenës i cili edhe sot kur opozita pas zgjedhjeve mori vetëm çelësat e kashtës, vazhdon të miklojë kunatin.
3./ Mes gjithë kësaj meseleje postzgjedhore tahmaqarësh, unë dyshoj te një marrëveshje e fshehtë mes Edi Ramës dhe gruas së Lul Bashës. Prisni, prisni mos u nxitoni e mos reagoni kaq shpejt për humbjen e PD-së.
Nuk është flirt erotik, është flirt perversësh. Edi Rama tashmë e sheh që i fundit i Mohikanëve Sali Berisha e mbushi ymrin dhe ligjin mbi Lul Bashën e bën vetëm familja e gruas së Lulit. SPAK-u ndërkohë është vënë në lëvizje kundër fëmijëve të Saliut duke i lënë rrugë të lirë grykësisë së familjes së Xhaferr Isufit. Familja e Xhaferrit pasurohet duke mbajtur peng dhëndërin, dhëndëri mban peng opozitën, Edi Rama qeveris i qetë. Fundja janë më të qetë kështu. Luli 8 vjet në opozitë bëri lekë pa fund pa firmosur asgjëkundi e nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Në shtator i ofrohet Ramës duke marrë 7 ministri dhe vetë bëhet kryetar parlamenti përsëri duke u pasuruar e duke mos firmosur asgjë me dorën e tij. Protestat me molotov zveniten ndërkohë opozita përçahet më dysh. Opozita e Aurela Bashës qeveris me Edi Ramën, ndërkohë opozita fundore e Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit as çizme për të gjuajtur në parlament nuk do kenë.
Mos u trishtoni se Ilir Meta nuk do jetë në burg për korrupsion por do jetë duke punuar opinionist te Syri Televizion!
Nga Jak SimoniPak ditë më parë ndoqëm ne disa media se isht...
Partia Demokratike është kthyer në një makineri gjigande gën...
Nga Ylli PataLe të kthehemi pak në natën e 25 prillit, sidom...
Për të ditur se sa votues iu shtuan/pakësuan partive që arri...
Kasaphana elektorale që organizoi rilindja në 25 prill po fi...
Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës pol...
Nga Gafur Muka Pohimi: “pushteti të konsumon” logjikisht të ...
Nga Azem PARLLAKUSot në Ditën e Europës, ende shpresojmë siç...
Teknologjia është si politika dhe ekonomia, pa moral të bie ...
Para ca ditësht një mik më kontaktoj dhe më pyeti, nëse doja...
Të gjithë pasanikët e kësaj botë pranojnë të shpjegojnë me d...
Nga Jak SimoniQetësia, kryesisht ditën e votimeve, sepse pak...
Nga Kreshnik SpahiuZgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte kre...
Apeli i Gjykatës së Posatçme i ka dhënë këtë të enjte të dre...
Të mbash mend Gulielm Radonë është një privilegj social a br...
Përvoja e këtyre viteve paskomuniste na thotë që tek ne vota...
Nga Ilirjan BlloshmiZgjedhjet mbaruan. Opozita nëpërmjet dis...
Nga Roland QafokuKjo është pulovra orgjinale e larë me gjak ...
Mitomanët janë gënjeshtarë patologjikë. Termi “mitoman” ësht...
Nga Blendi KajsiuPasi akuzoi qeverinë socialiste për “masakë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...