Nga Andi BUSHATI/ Pesë rreziqet e mandatit të tretë
Zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan edhe njëherë, jo vetëm pamu...
– E sheh atë plakun atje? Atë që sapo zbriti nga ai Range Roveri anglez?
– Atë me shkop që mezi po ecën, mo? – pyeti gruaja. – Qenka i kamur me gjithë atë veturë, madje ka dhe shofer.
– Po, për atë e kam fjalën. Fuoristradën e ka i biri, ështe ministër.
– Ta ndihmojmë? Se mezi po çapitet.
Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e një pallati dhe na u zhduk nga sytë. Por jo nga mendja ime. S?kam per ta harruar kurrë. Kam një histori sa për të qeshur, aq dhe për t?u revoltuar. Kush e di sa herë kam dashur t?i hyj në dru. Atëhere, tani nuk më shkon ndërmend. Është i moshuar dhe i pamundur.
Quhet Jetmir. Ishte nën/drejtor i shkollës 8-vjeçare në Korçë. Burrë simpatik, me sy bojëqielli, bjond dhe vishej pastër. Nëna thoshte, do ketë grua nikoqire se i ndrit që larg jaka e këmishës. Ndërsa emri i tij ishte gjë e rrallë në ato vite, por që e tregonte më të ri.
Një javë shtatori shkuam në aksion në Dvoran për të vjelur mollë, ku shumë plantacione kishin bërë aq prodhim sa nuk ia delnin mbanë vetëm punëtorët. Ne shkonim me dëshirë se bënim kurën e mollëve. Hanim pa kufizim Belfiore, Renet, Gold, Starkinga e plot lloje që sot nuk ua kujtoj emrat. Prindërve u mburreshim se kullufitëm 10, 15 kokrra në ditë. Atyre u shkontr goja lëng, por fati na ra ne, nxënësve të shkollave.
Një ditë, po u thosha Cales dhe Raqi Dhjamit, se molla starkinge ishte emër anglisht, shqip përkthehej ?Ylli i Mbretit?. Në shkollë atëhere bëhej rusisht, ky shpjegim i zuri gafil. Edhe u çuditën, edhe nuk e besuan. Shkurt s?ma varën.
Pas tre ditësh mbaruam aksionin dhe shkuam në shkollë. Qysh orën e parë më thirri Jetmiri e në zyrën e tij, më pyeti:
– Ma sqaro njëherë nga vjen fjala starking?
Gjithë qejf iu përgjigja, por ai ulëriti:
– Ato janë mollë të partisë, more. Jo të Anglisë. Janë mollë të Myftarit, ai i ka mbjellë. Kuptooonnn?!
Më iku çehrja. U bëra meit.
– Nesër të vish në shkollë bashkë me babain.
Sa i thashë nënës ajo vuri kujen.
– Do na ngatërrosh me politikë, – më tha.
Babai e priti qetë. Lëshoi veç një fjalë:
– Gomari.
Pastaj më tha të mos shqetësohem.
– Mos ia hap syrin, – i tha nëna. – Bërtiti në sy të Jetmirit dhe pllavitja ndonjë turinjve,
– Nëndrejtorit? – u tremba unë.
– Ty, mor ty, – e mbylli biseden ajo dhe hapi tv tek Shkupi të ndiqte ?Dinastinë?.
Kurrë nuk e kisha parë babain aq ngushtë. Rrinte i trishtuar para Jetmirit. Ai nuk pushonte, shante, shante. Sikur unë kisha përdhosur mollët,vkisha mohuar punën e Myftarit, (mësova se ky ishte kryetar komiteti dhe kishte dhënë urdhër pér mbjelljen e mollëve). Anglia nuk kishte pse futej në Dvoran. Po dal armik mendova dhe m?u kujtua Dhori, që donte të arratisej e ia çuan vëllezërit e motrat në ca fshatra të Lushnjës.
Nisa të qaj dhe të përqafoja babain. I thoja më fal, më fal. Nuk e përsëris më. Asnjë fjalë anglisht nuk do shqiptoj, asnjë fjalë anglisht nuk do dëgjoj. E urrej Anglinë dhe gjithë shoqet e saj. Nga frika nuk pushoja. Isha 13 vjeç.
– Mirë, mund të ikni, – tha Jetmiri. – Agimi e paska ndjerë gabimin.
Dolëm, dita më dukej si festë. Shpëtuam. I gëzohesha babait, rrugës, pemëve, bile dhe ajrit që thithja.
Mamaja u lumturua.
– Ikim tek Meri, tek tezja, – më tha. – I ka dërguar kunati nga Amerika një bluzë për ty.
Gati me vrap ecnim. Ishim të lehtë si pupël. Tezja ma nxori mbi tavolinë pulovrin. Prej leshi, ngjyrë jeshile, si sytë e mi. Sa do e vishja shoh ca emra te etiketa.
– Mos janë anglisht? – pyeta tezen.
– Anglisht, po çfarë! Nga Amerika erdhi!
– Nuk e dua.
Ia lashë në dorë e dola. Nuk doja të më shfaqej prapë Jetmiri. I shpëtova burgimit të parë. Tani di si të sillem.
– Prej atij plaku që pe qëparë urreva Anglinë qysh kur isha fëmijë, – i thashë gruas dhe historia më erdhi komike dhe tragjike sërish.
Jetuam në kohën e kolerës, notuam në kolerë, me fat që nuk na zuri kolera…/CNA.al
Zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan edhe njëherë, jo vetëm pamu...
Në 21 prill të vitit të kaluar, kur vendi ishte në kulmin e ...
Nga Eduard ZaloshnjaPër shumë arsye, rezultatet e zgjedhjeve...
Nga Lorisa YlliPrej më shume se një viti jam larguar nga akt...
Nga Jurgen DrrasatiQë lideri Basha, është një i dështuar pol...
Partitë politike në rregjimet parlamentare janë të domosdosh...
– Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Fra...
-Allo…Filip! Jam Thoma Zuzi! Kam sjellë peshk dhe ngjala ng...
Nga Tanush ÇaushiSkenat përsëriten e përsëriten sa herë ne z...
Sot KAS numëroi kutitë e qarkut të Beratit. Ishin gati 114 k...
SPS ANAL-ISTAT OPOZITARË KANË TJERRUR E DUHET TË TJERRIN LES...
Nga Andi Bushati Nëse gjithmonë ka ekzistuar një bestydni se...
Lajmi që DASH ka ndaluar hyrjen e familjes Berisha në SHBA, ...
Nga Kreshnik SpahiuSali Berisha nuk u shpall Non-Grata nga A...
Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me ...
Nga Arbër ZaimiShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij ...
Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e viti...
Kandidati që nuk plotëson asnjë prej kritereve të vendosura ...
Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komisi...
Nga Blendi KajsiuPrej kohësh tashmë, në rrethet opozitare ës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...