Rinumërimi/ Berati, fakti që rrëzon alibinë politike të Bashës
Sot KAS numëroi kutitë e qarkut të Beratit. Ishin gati 114 k...
Nga Tanush Çaushi
Skenat përsëriten e përsëriten sa herë ne zhvillojmë zgjedhje. Të gjithë deklarojnë me tam tame e thirrma sa ngjiren për fitoren e garantuar. Dhe prapa tyre gjithë shpura e mediave jo-të varura shqiptare gjejnë shesh e bëjnë përshesh me ujë gjolesh të ndenjur. Vrapojnë para ekraneve opinionistët e ?lidhur me litare? dhe bëjnë detyrën me fjali te stergjatura si litarë shiu e shtëllunga mjegulle.
Pas tyre servilët për të rrëmbyer kockën e premtuar nga tepsia e madhe. Dhe në fund, por jo të fundit militantët e “pafajshëm” që kanë bërë gati kostumët e drejtorëve. Thellë, në fund të fundit të rrështit shkon turma pas berihajt si tufa e deleve pas bariut të stanit.
Opozita ka fituar e thotë se fitorja është brenda në kuti. Qeveria ka shpallur fitoren ende pa u hedhur asnjë votë në kuti.
Dhe kjo histori vazhdon të përsëritet pambarimisht në vitet e pluralizmit shqiptar. Kjo turbullon ajrin e na humb shikim e nuhatje deri në ate masë sa që është e vështirë të përcaktojmë se në çfarë viti politik jemi.
Vërtetë në çfarë viti jemi, votojmë dhe jetojmë?…
Vallë si quhet ky i sivjetmi 96, 97, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017 apo 2021?
Na duken vite uniforme, vite pa shenja, vite të përgjumur me ndonjë shashkë të hedhur si re në pantallona. Po, vërtet, në këtë turbullirë dallojmë silueta të zbehta qëniesh njerëzore që pasi kanë humbur, kanë zbritua apo sikur zbritur nga kali i pushtetit partiak apo shtetëror.
Dhe nxitojmë të përmendim emrat Godo, Nano e Berisha.
Por hall se monedha ka dy anë. Ata zbritën a sikur zbritën, ndërsa këta të sotmit as zbresin dhe as bëjnë sikur zbresin. Kjo lojë në të cilën jeni futur të nderuar kryetarë apo të nderuara kryesi ka ngjitje, por ka dhe zbritje. E thënë thjesht dhe shkurt quhet kështu:
– Fitove?… Tundu e shkundu!…
– Humbe? … Ik, mos na hiq për hunde!
Çudi që ndodhi ndryshe…
Kryetari i Opozitës z.Basha, i cili pretendon se i përket një klase të re politike, humbet 4-pale zgjedhje dhe as që ?i shkon ndërmend të japë dorëheqjen?. Me sa duket i pëlqen refreni i tij i përsëritur e ripërsëritur:
– Pse të zbresë kur jam mbi kalë?…
Jo ore jo unë s’jam i marrë!…
Kur e mori Partinë Demokratike, të gjithe e kujtuan një djalë të mbarë dhe të qeshur, të mirë dhe të shkolluar jashtë me një kulturë perëndimore dhe i dhanë besimin dhe shpirtin militant.
Atëherë, pse ndodhi e kundërta?… Demokracia e brendshme në PD jo vetëm nuk u përmirësua, por u përkeqësua edhe tej Berishës.
Po më pas?…
Pse të ndodhte kështu?…
Menjëherë sa e mori partinë apo ja dhanë pak rëndësi ka, Basha filloi të shndërrohej në një autokrat dhe ? hakmarrës ? ndaj figurave që kishin një histori të gjatë në PD. Filloi spastrimi I heshtur e mbase tinzar kundërshtarëve politike, pikërisht i atyre që mund t’i bënin hije “lartësisë kryetaruce”!…
Pra, qëllimi nuk ishte reformimi dhe hapja e PD-se dhe shndërimi në një parti të re ndryshe, por ngrirja e partisë, tkurrja dhe kthimi në një ndërmarrje private fitimprurëse. Kështu, si në zboret e ushtrisë, u dha komanda:
– Prapa ktheu demokraci e brendshme!…
Në vend të rikrijonte një model që e kishte tashmë aplikuar partia, siç ishte K.O.P ( Komiteti i Orientimit të Politikave ), që tek e fundit e katakultoi në politikë, ai zgjodhi të përjashtonte mendimin ndryshe, dëbonte personalitetet e PD-së dhe të mbyllte gradualisht PD-në në disa figura ? jo të pëlqyeshme ? për elektoratin shqiptar dhe anëtarët e sinqertë të PD-së.
PD u kthye në Parti autokrate, gojëmbyllur dhe vetëm militanteske. Përfaqesuesit e PD-së që dilnin në ekrane vetëm shprehnin dhe recitonin mllefin dhe politikën e mohimit të gjithçkaje e më keq përsëritnin të thënat e të stërthenat poshtë e lart nga kryetari dirigjent.
Keq më vjen, por jam i detyruar që edhe unë, ashtu si hijet e tij me kostume të vjetëruar, të përsërit fjalët e dikujt nga larg. Kuptohet pakëz me ndryshe nga “çadrat” e tij puthadore. Dhe ja çshkruante ai i largshmi e i afërti njëheraz tek poezia Papagalli:
Pendët i janë shkurtuar,
flatrat i kanë rënë,
shumë fjalë ka mësuar,
por pak fjalë për të qënë…
Ja keshtu, por s’duhet keshtu!…/CNA.al
Sot KAS numëroi kutitë e qarkut të Beratit. Ishin gati 114 k...
SPS ANAL-ISTAT OPOZITARË KANË TJERRUR E DUHET TË TJERRIN LES...
Nga Andi Bushati Nëse gjithmonë ka ekzistuar një bestydni se...
Lajmi që DASH ka ndaluar hyrjen e familjes Berisha në SHBA, ...
Nga Kreshnik SpahiuSali Berisha nuk u shpall Non-Grata nga A...
Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me ...
Nga Arbër ZaimiShBA shpalli se Sali Berisha e familja e tij ...
Të gjithë ata që janë ndjerë të ligështuar në janarin e viti...
Kandidati që nuk plotëson asnjë prej kritereve të vendosura ...
Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komisi...
Nga Blendi KajsiuPrej kohësh tashmë, në rrethet opozitare ës...
Nga Lorenc VangjeliGabimi që bëjnë të gjithë me Ilir Metën ë...
Të gjithë idhtarët e teorive konspirative që besojnë se Lulz...
Nga Kreshnik SpahiuBardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, ...
Eshtë kollaj të thuash që ne do të vazhdojmë betejën, dakord...
Nga Andi BushatiDilema nëse Shqipëria zhvilloi zgjedhje norm...
Sot është ndarë nga jeta një njeri i vaçantë : Ahmet Golemi....
Nga Emin Azemi*Në çfarëdo tryeze bisedemesh që do ta organiz...
Shiheni portretin e këtij miq!Unë jam gazetar i djathtë, dem...
Nga Lorenc VangjeliZoti Basha nuk është Selmani anonim, ai t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...