web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i pesfishtë në Sauk/ Ka dhe të plagosur

8 Qershor 2021, 17:24, Kronika CNA

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme tek nënkalimi i Saukut.

Mësohet se në aksident janë përfshirë  5 automjete.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja me inicialet I. D., rreth 28 vjeçe.

Ende nuk dihen arsyet që kanë shkaktuar aksidentin, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Tiranë/Informacion paraprak

Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





Lajmet e fundit nga