web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E gjeti nënën të masakruar”/ Hoxha zbardh detajet e reja të vrasjes në Librazhd, shkak xhelozia

7 Qershor 2021, 19:43, Kronika CNA

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi Librazhdin pasditen e sotme, ku burri vrau gruan dhe më pas veten.

Ajo tha se burime jo zyrtare thonë se shkak mund të ketë qenë xhelozia, ndërsa autori Qemal Bici njihej si një person i alkoolizuar dhe i dhunshëm.

?Jozyrtarisht thonë se çifti jetonte me djalin 20 vjeç që nuk ishte aty, por kur erdhi gjeti mamanë të masakruar të mbytur në gjak, pastaj gjeti babain. Paraprakisht thuhet se ka ndodhur për motive xhelozie.

Ne pamë që gjatë pandemisë kishte një shtim të kërkesave për urdhër mbrojtje.

Ajo që kam vërejtur është se shumica e këtyre kërkesave vijnë dhe janë shkaktuar nga bashkëshortë të alkoolizuar ose të varur nga droga?, tha ajo në Open./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga