web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ekspert italian për stolin, Real Madrid zyrtarizon trajnerin e ri

1 Qershor 2021, 17:40, Sport CNA

Carlo Ancelotti është trajneri më i ri i Real Madrid. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi madrilen, me anë të një postimi në rrjetet sociale.  Tekniku ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin, për 3 sezonet e ardhshme.

Ancelotti ka një CV të pasur, ku ka qënë në krye të ekipeve si Everton, Napoli, Bayern, PSG apo edhe vetë madrilenët.  61 vjeçari italian do të zëvndësojë Zidane, teksa shumë shpejt do i duhet të nisë nga puna. Fillimisht, ?timonieri? do njihet me skuadrën, për të biseduar më pas për merkaton, si në hyrje apo në dalje.

?Real Madrid C. F. njofton se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit për tre sezonet e ardhshme.Nesër do të bëhet nënshkrimi i kontratës së bashku me presidentin Florentino Pérez në Madrid. Më vonë, Carlo Ancelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp? ? shkruan Klubi.

Me interes të madh pritet të shihet se si do jetë Real Madrdi nën drejtimin e Ancelottit, me objektivat që dihen.





Lajmet e fundit nga