LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ke frikë nga gruaja?!”/ Mitro Çela rrëfen bisedën “sekrete” me Koço Devolen  

31 Maj 2021, 08:54, Aktualitet CNA

Nga Mitro Çela

GRUAJA

-Bisedë me Koço Devolen.-

-Mitro! Kur isha në Amerikë,  lexova dy – tre artikuj psikologjikë për gratë. Teori të nakatosura me Frojdin dhe psikologë modernë.

Dua të bisedojmë, sepse  ti për mua je pak kontrapedal. Je martuar dy herë me një grua! Ke vënë kurorë në kishën katolike, duke qënë ortodoks. Shkruan çdo ditë për seksin, pa e praktikuar seksin nga pleqëria. Je ?dru me pre? në vallzim, por 69 vjeç more pjesë në spektaklin ?Dancing ëith the stars?.

Po të pyes seriozisht, sepse jeta nuk është vetëm humor, siç e kupton Filipi dhe zotërija jote.

Së pari:-Ç?është Ezmerka për ty?

Përgjigje:-Nga e vetmja gjë në botë, që kam frikë! Normale. Çdo burrë ka frikën e tij nga gruaja. Unë kam kurajë ta them publikisht. Mes nesh: E them për të ?vrarë? frikën!

Ai:-Po më befason. Një nga themeluesit e PD-së ka frikë nga gruaja?! Tani po kutoj pse  je ?politikan i dështuar??! Por le të vazhdojmë bisedën:

-Shpesh në nënvetëdijen e një burri ekziston një model për gruan e jetës. Ju  kishit një model?

Unë: -Kam pasur shumë modele kur isha i ri. Më pëlqenin çereku i vajzave të shkollës. Pse zgjodha për martesë Ezmerkën?   Kisha mbushur 33 pranvera dhe nuk mund të gjeja vajzë më të bukur për moshën time. Në këtë kuptim, kur martohesh nga ?halli?, nuk bëhet fjalë për  fashitje të modelit.

Ai:-Për të qëndruar edhe pak të modeli: djemtë kërkojnë tiparet e nënave te gratë (kompleksi i Ediptit.) Po ju?

Unë:-Kur njoha Ezmeren, mamaja  kishte mbushur të 65-at. Nuk kisha nge të kujtoja kompleksin e Edipit, edhe pse e kisha lexuar Eskilin dhe teoritë e Frojdit!

Ai:-Ka moshë seksi?

Unë:-Me zbulimin e viagrave- i ndritë shpirti Muratit me origjinë shqiptare që i shpiku- për mua marrëdhëniet nuk kanë kufi. Përvoja ime? Shi me sy vajzat e botës dhe plas me zemër. Gabimi është i mamasë. Pse më lindi në vitin 1948? Të më kishte ?gatuar? të paktën në vitin 1978, jo vetëm unë, por edhe kjo intervistë do të ishte ndryshe.

Ai:-Që një burrë e një grua, të rrinë bashkë duhen të kenë natyrë, karaktere të njëjta. Apo besoni te teoria e të kundërtave ?

Unë:-Nuk ka receta. Unë shkoj mirë, sepse jemi pak ndryshe. Kur bëj fjalë me Ezmerkën, ma ka qejfi të mbaj mëri të paktën një javë. Ndryshe nuk ka kuptim zënka!Ezmerka vepron ndryshe. Bëjmë gër-mër. Më godet me ?pambuk?. Pas një ore kërkon të më puthi, si pa gjë të keq! Të të them edhe një ?sekret?? Duhet edhe pak zgjuarsi kur vendos të martohesh: gruan duhet ta zgjedhësh, të paktën 10 vjeçe më të vogël, si puna ime. Djemtë piqen me vonesë,- thotë Frojdi!

Ai:-Si zbutet një grua e thartuar?

Unë:-Ka tre rrugë. Së pari, dorëzo kuletën. Së dyti: seksi. Bën sherr gjatë ditës. Shkon në shtrat kurriz më kurriz. Të vjen oreksi për seks. Harron çdo gjë dhe perëndon sytë nga kënaqësia.

Së treti: ?Fjala?. Filozofinë e ?Fjalës?, po ta zbërthej me një një ngjarje.

Sherr me Ezmerkën. Në inat e sipër më thotë:

-Me ty nuk jetohet. Po hidhem nga ballkoni!

-Ngjitu në katin e pestë. Po u hodhe nga ballkoni ynë në katin e dytë-e shumta do thyesh kokallat!

-Maskara i vogël!

Qesh dhe zbutet Ezmerka?

Ai:-Gruas, në të gjitha kohët i kanë veshur imazhin e qenies së mistershme?

Unë:-Misteri, për mua, qëndron tek gratë e botës. Ezmerka për mua nuk ka mister. Kemi 40 vjet që flemë në një shtrat. Për të njohur ?sekretet? e seksit tek bashkëshortja, mjafton muaji i mjaltit!…Po të përshtatim teoritë e Frojdit me praktikën, gruaja pas vitit të dhjetë të martesës, kthehet në motër. Pas 25 vjetëve- në kushërirë të parë…Pastaj do flesh me gjyshen?

Ai:-E ke tradhëtuar Ezmerkën? Fol hapur: nuk na dëgjon njeri.

Unë:- Po të përgjigjem me një citat të Teodor Kekos: ?Burri që nuk tradhëton gruan,  nuk është burrë.?

Ai:-Klisheja amerikane thotë: gruaja sakrifikon për burrin. Sakllam?

Unë:-Kanë ndërruar kohët. Sot burri sakrifikon për gruan. Unë me Antonetën jemi të veçantë: sakrifikojmë për njëri-tjetrin. Unë kam  një huq: Kur shkruaj dua qetësi absolute! Këtë ma siguron Antoneta. Gruaja ka një hob: të ?gërrmojë? nëpër dyqane. Unë i shkoj nga pas?

Ai:-Kam vënë: nuk i kursen dhuratat për çupat seksi  të Top. Po Ezmerkën e kujton?

Unë:-Kur burri dorëzon kuletën, sidomos sot kur ka vdekur kesh-i edhe honorarët merren në bankë, Ezmerka nuk ka nevojë për dhurata. E shumta që bën, nuk më tregon çdo gjë që blen në dyqan. Ose mi tregon me skonto?deri 50 përqind. Të të them edhe një sekret? Gruaja ime dallohet për një shije të hollë. Më parë se të blejë fustanë, këpucë, parfume, bizhuteri, seleksionon magazinat dhe dyqanet. Bile në dyqan shkon e armatosur: lexon revistat e modës. Jo rrallë ?pazarin? e  bën në Romë, Vjenë a Janinë.

Me shijet që ka gruaja ime- e kam  të pamundur të gjej dhurata…

Po të tregoj një ?bëmë?.

Vite më parë. Udhëtoja me aeroplan. Vendosa të bëhem trim. Thira stjuardesën. Bleva një varëse…Hapa derën e shtëpisë. Pa pritur  puthjen rutinë nga gruaja, dorëzova dhuratën?Rrudhi buzët duke më thënë: ?I kam nja tre varëse të tilla!?…Thartova turinjtë… Që nga ajo ditë nuk guxoj të bëj dhurata! Në këtë kuptim, dhuratat e mia në natyrë nuk funksionojnë.

Por unë i kam bërë gruas një ?dhuratë? shpirtërore. Dëgjomë dhe gjykomë:

– Kur u martuam në vitin 1980 Enveri u kishte vënë drynin kishave, – më thotë gruaja.- Nuk kemi vënë kurorë para priftit. Do ishte bukur të bënim një ceremoni në kishë. Të lutem! Ti kurrë nuk më bën dhurata. Ma bëj këtë dhuratë! Është ëndërra ime.

– Mos ke luajtur? Ku ka bërë vaki që njeriu të bëhet dhëndërr në pleqëri? Dhe me kë? Më të njëjtën grua?!

Për tre vjet rrjesht, çdo bisedë kishte si lejtmotiv kurorën në kishë. Një ditë u dorëzova. Pranova. Gruaja më përqafoi…

Koço:-Burrat kanë sunduar botën. Komenti juaj?

Unë:-E kundërta ka bërë vaki.  Eva e detyroi Adamin e gjorë të hante mollën e ndaluar…Helena e Trojës! Gruaja e Mao Ce Dunit! Zonja e Millosheviçit! Gruaja e Enver Hoxhës!…Ato i kanë sunduar burrat, luftrat, politikën, shoqëritë!

Lajmet e fundit nga