Klodjan Braho mesazh të qartë politikës: Për SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Përplasja mes ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn e kryeministrit Rama pas deklaratave të Spahn për rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani për shkak të udhëtarëve nga Ballkani në fokus të mediave gjermane.
Nën titullin “Spahn mbron deklaratat për udhëtarët nga Ballkani”, gazeta e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vëmendje të enjten reagimit të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili i hedh poshtë kritikat e ardhura si nga kryeministri, Edi Rama edhe nga Komuniteti Turk në Gjermani se me këto deklarata Spahn i hap rrugë stigmatizimit.
Jens Spahn ishte shprehur pak ditë më parë, se udhëtarët e kthyer vitin e kaluar nga Turqia dhe Ballkani në një masë të madhe kontribuan në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani. Spahn iu referua raporteve mbi gjendjen të Institutit Robert Kóch (RKI) nga fundi i verës, shkruan FAZ. “Nëse shikoni vendet, ku ka pasur infektime, në 10 vendet e para gjenden sidomos vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia dhe vendet kryesore, ku udhëtojnë gjermanët”, tha ministri gjerman të mërkurën, thekson FAZ, e cila i referohet edhe reagimit të kryeministrit Rama pas këtyre deklaratave. “Ndër të tjera ishte edhe kryeministri Edi Rama që e kishte akuzuar Spahn, se po përdor ‘paragjykimet stereotipe’ kundër Ballkanit.”
FAZ i referohet edhe të dhënave të atëhershme, që ka publikuar Instituti Gjerman Robert Koch atëherë. “Sipas raportimeve të atëhershme të RKI në gusht 2020 vërtet që gjysma e infektimeve lidheshin me vendet si Kosova, Kroacia, Turqia, Bosnje-Hercegovina dhe Bullgaria. Kjo çoi në një rritje të lehtë, por në tërësi në kohën nga korriku deri në mesin e shtatorit shifrat e infektimeve mbetën në nivel relativisht të ulët.”
Po ashtu të enjten gazeta gjermane “Merkur” i referohet deklaratave të kontestuara të Jens Spahn. Kryeministri i Shqipërisë, Rama reagon i papërmbajtur, shkruan “Merkur” duke cituar edhe njëherë deklaratën e Ramës. “Ministri federal i Shëndetësisë do vetëm të mbrojë ‘një bilanc me sa duket të keq'” Edhe në mediat sociale, Jens Spahn kritikohet ashpër, shkruan “Merkur”. Kurse televizioni gjerman “ntv” i kushton vëmendje debatit, duke thënë, se kryeministri i Shqipërisë “është i zemëruar për deklaratat e ministrit federal të Shëndetësisë, Jens Spahn për lidhjen mes udhëtimeve nga Ballkani dhe rritjes së infektimeve me Corona.”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur dy ditë më parë deklaratat e ministrit gjerman, Jens Spahn “një skandal” në gazetën gjermane Bild. Agjencia gjermane e lajmeve, dpa ka cituar Ramën të thotë, se “ky është një skandal, që një ministër gjerman e damkos publikisht Ballkanin dhe degradon me këtë njerëzit me sfond migracioni.” Rama ishte shprehur, se nuk do të lejonte që Shqipëria të paraqitet si një zonë rreziku për udhëtime pushimi, se nuk ka shifra që e vërtetojnë këtë. Veç kryeministrit Rama edhe Komuniteti Turk në Gjermani u shpreh i zemëruar për deklaratat e Jens Spahn. Sipas dpa, zëdhënësi i Komunitetit Turk, Serhat Ulusoy kritikoi Spahn, që vë në “dyshim të përgjithshëm grupe të tëra të popullsisë” dhe se ai “dëshiron fushatë me çdo çmim në kurriz të njerëzve”.
Shqipëria është hequr nga lista e vendeve të rrezikuara në Gjermani që nga fillimi i majit./ DW
Agron Shehaj, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, d...
Kandidatja për kreun e PD, Edith Harxhi, thekson se Lulzim B...
Presidenti Ilir Meta deklaron se qeveria po tenton të kapë n...
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar vendimin për rinisjen e h...
Prokuroria shqiptare ka dorëzuar të Avokatura e Shtetit të g...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndaluar s...
Spitali Rajonal Memorial i Fierit ka hapur sot dyert për pac...
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrj...
Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla është shprehur ...
Selami Jenisheri, deputeti i dalë nga listat e Lulzim Bashës...
Kreu i LDSH-së Myslim Murrizi ka dhënë alarmin për krimet që...
Ka marrë vetëm 360 vota nga më shumë se 500 mijë votues në T...
Në 13 qershor, pritet që Partia Demokratike të zhvillojë zgj...
Shumë qytetarë i nxjerrin votat e tyre të pavlefshme duke re...
Kryeministri në detyrë, Edi Rama, menjëherë pas zgjedhjeve t...
Ish-kryeministri Sali Berisha mori një “ndëshkim” publik nga...
Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka rrëzuar kërkesën e P...
Dje mediat ishin mbushur me lajmin “bombastik” për letrën që...
Deputeti i Opozitës parlamentare Ralf Gjoni, nga foltorja e ...
Përfaqësuesi i PD në KAS Marash Logu, ka deklaruar se ka pas...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...