Kërcënoi pronarët në Tropojë/ Rama degjeneron ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri në detyrë, Edi Rama, menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, në një dalje të tij mediatike, në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, tha se do të ishte ?dora e shtrirë? për opozitën.
“Dora e shtritrë dhe pa kufij?, pa vija të kuqe për diskutime në këtë mandat të tretë të tij. Edi Rama, pasi ka qeverisur për këto tetë vite dhe ka marrë gjithçka ka dashur, duke plotësuar gjithëpushtetshmërinë e tij edhe nga infantiliteti dhe paaftësia e opozitës. Nga gabimet dhe fajet ndoshta të kryetarit të Partisë Demokratike në detyrë dhe atij që pritet të rikonfirmohet, Lulzim Basha.
Tani duket se po lëshon diçka. Po tregon se fituesi nuk i merr të gjitha. Por, fituesi edhe mund të japë, mund të shtrijë edhe dorën. Fituesi mund të ketë edhe një sjellje tjetër, ndaj humbësit, qoftë edhe ai serial si Lulzim Basha.
Por, a e ka shtritrë vërtetë dorën Edi Rama, ashtu siç ai deklaron publikisht? Apo është thjeshtë një diversion i bërë ndaj opozitës?
Mesa duket kjo e dyta ka më shumë mundësi. Që Rama thjeshtë dhe vetëm të vazhdojë versionin e tij për përçarjen dhe copëtimin e mëtejshëm të opozitës. Pasi çoi për ?skrap?, ashtu siç kishte premtuar, LSI-në, tashmë ndoshta kërkon të çojë për ?skrap? edhe Partinë Demokratike me diversionet që bën ditë e natë. Por, përballë këtyre diversioneve, qëndrojnë edhe faktet që i provojnë.
Nga një anë Edi Rama thotë jap dorën e shtrirë, nga ana tjetër ai në mënyrë të beftë bën kapjen e institucioneve të fundit, të cilat nuk i ka nën kontroll, duke shmangur konsensusin apo diskutimet në parlament, me opozitën.
Dihet që Partia Demokratike, prej shkurtit të 2019-ës, prej më shumë se dy vitesh ka braktisur parlamentin, me një veprim të ?çmendur?, i nxitur, ideuar dhe zbatuar nga Lulzim Basha.
Dalja nga parlamenti solli edhe daljen nga skena politike, duke mos negociuar për shumë vende, të cilat opozitës i takojnë sipas ligjit dhe këto vende u zëvëndësuan.
Pra, për përfaqësuesit e posteve publike, siç janë bordet drejtuese që nga Televizioni Publik, kontrolli i medias, institucione të tjera të kontrollit financiar apo bordet e ndryshme, në të cilat kanë përfaqësim politik të dyja palët.
E kur Edi Rama thotë se ?dorën e ka të shtrirë?, nga ana tjetër paralelisht ai po kërkon nëpërmjet instrumentave të tij, pra drejtuesve të mazhorancës të kapë institucione, të cilat prej muajsh ju ka mbaruar mandati, disa edhe prej vitesh.
Pra, publikisht thotë se është një “dorë e shtrirë” për opozitën dhe nga ana tjetër kap çdo institucion që lirohet, duke përdorur opozitën parlamentare që tashmë nuk është gjë tjetër, veçse një opozitë e përkohshme toksike, e cila është hedhur ?në kosh?, në 25 prill.
Rama ?shtrin dorën?, por mesa duket e paska të ?këputur?. Sepse fakti është se po nxiton që me parlamentin aktual, me deformimin e këtij parlamenti të bërë nga opozita, ka bërë gjithçka dhe tani në javët e fundit kur është gati për të bërë një akt politik, siç është shkarkimi i Presidentit, i shumëpritur nga qytetarët, paralel bën në mënyrë tinzare dhe kapjen e disa institucioneve, duke mos pritur që të vijë opozita, Partia Demokratike, në parlament, të ulet në komisione, të fillojë diskutimet dhe të korrigjohet gjithçka është deformuar në këto dy vite. Deformuar për shkak të Lulzim Bashës, pa asnjë diskutim, por rikthimi i Partisë Demokratike në parlament, kërkon dhe korrigjimin e tyre. Atyre që iu ka mbaruar mandati, apo dhe mandatet e reja që janë për t?u shpërndarë.
Edi Rama nuk mund të jetë, nga njëra anë një dorë e shtrirë dhe nga ana tjetër një dorë e ?këputur?. Thotë se është gati të diskutojë pa kufij me opozitën dhe nga ana tjetër me ?mbetjet? e Partisë Demokratike që hynë në parlament, tani po tenton të kapë ndonjë institucion, të cilin ende nuk e ka vënë në thundrën e tij. Me mandate afatgjatë, dhe nën kontrollin e Rilindjes.
Pra, Rama ndryshe bën, e ndryshe thotë. Jep mesazh publik se do bashkëpunim politik me Partinë Demokratike, me opozitën zyrtare, dhe shkon në parlamentin actual dhe kap çdo gjë që ka ngelur.
Kjo në fakt nuk është një dorë e shtrirë. Kjo është dora e këputur e Edi Ramës, që tregon se mandati i tretë i tij vështirë se do të ketë ndryshim në qasjen me opozitën, nga dy të parët.
Tani është opozita, që duhet të tregojë a është ende vasale e keqpërdorur e kryeministrit në detyrë? Apo do të tregojë se Edi Rama thjeshtë dhe vetëm luan me të dhe ka ardhur koha që tashmë t?i çjerrë maskën. Por, vështirë se kjo e fundit ka për të ndodhur, sepse ndërkohë në PD po grinden kush do bëhet kryetar, nga ana tjetër edi Rama me dorën e tij të ?shtrirë? po kap atë që ka ngelur, duke i dhënë mandatet nëpër institucione publike, pa diskutuar me Partinë Demokratike, pra me opoziën që pritet të hyjë në parlament. Por, duke kapur gjithçka dhe dora e shtritrë e tij është thjeshtë dhe vetëm një dorë bosh, apo e ?këputur?./ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha mori një “ndëshkim” publik nga...
Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka rrëzuar kërkesën e P...
Dje mediat ishin mbushur me lajmin “bombastik” për letrën që...
Deputeti i Opozitës parlamentare Ralf Gjoni, nga foltorja e ...
Përfaqësuesi i PD në KAS Marash Logu, ka deklaruar se ka pas...
Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë f...
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD, Jemin Gjana n...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas kërkesës së KAS, ka zbar...
Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD Jemi Gjana, në një konferen...
Deputeti Kujtim Gjuzi, ka debatuar me kreun e Kuvendit, Gram...
Dy deputete të reja janë betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku paraqet pamj...
Edith Harxhi, kandidatja për kreun e PD, ka prezantuar platf...
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth do të zhvillojë s...
Agron Gjekmarkaj, që deri më dje bënte analistin dhe hiqej s...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj,...
Ylli Manjani, ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë ‘Rama 2”...
Nisma e Partisë Socialiste për të emëruar anëtarët të Autori...
Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar nismën e ndërmarrë nga ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...