Ankimimet për Tiranën/ KAS rrëzon PD-AN dhe Bojken Abazin
Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka rrëzuar kërkesën e P...
Ish-kryeministri Sali Berisha mori një ?ndëshkim? publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Me publikimin e bërë disa ditë më parë, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Berisha dhe familjarët e tij, ishin shpallur non-grata në SHBA.
Një vendim jo i papritur, pasi në qarqet politike dhe mediatike diskutohej, se Berisha kishte marrë një refuzim vize dhe nuk është i vetmi. Ka edhe shumë personazhe të tjera në skenën politike dhe mediatike të Shqipërisë. Por, e ndryshme nga të gjitha është për faktin se Berisha është ish-President, ish-Kryeministër dhe reagimi i fortë që pati.
Berisha doli dhe deklaroi publikisht se nuk ka asnjë akuzë për korrupsion ndaj tij dhe familjes së tij dhe se do të padiste Blinken në një gjykatë neutrale në Francë. Kjo, për faktin se ishte cënuar dinjiteti i tij dhe se njeriu jetonte për dinjitet.
Qëndrimi i Berishës ishte krejtësisht një reagim normal. Jo vetëm personal, por edhe politik, pasi ai nuk do të mund të pranonte që në moshën që ka të nëpërkëmbej gjithë karriera e tij politike. Një tentativë për të shpëtuar mbështetësit e fundit. Por, jo pa rezultat. Sepse pjesa e militantëve të Partisë Demokratike, apo ata që quhen ?berishistë?, menjëherë qëndruan, reaguan dhe e vlerësuan sjelljen e Berishës.
Shumë mirë sjellja e Berishës dhe vendimi për të shkuar në një Gjykatë ndërkombëtare. Doktori ka të drejtë të veprojë, të reagojë.
Po, dinjiteti i demokratëve?
Ku qëndron dinjiteti i gati 700 mijë demokratëve të përdhosur, këto tetë vite?
Ose më qartazi tek gati 700 mijë votuesit e Partisë Demokratike, të tallur këto tetë vite.
Shumë mirë që Sali Berisha ka dinjitet, po demokratët kanë dinjitet? Përdhosen çdo ditë nga Lulzim Basha, i cili për herë të katërt humbet zgjedhjet dhe del e thotë njerëzve lart e poshtë se ndryshimi do të vijojë, se nuk ka dy versione, ose Rama i vodhi zgjedhjet, ose ne kemi fituar. Kur në fakt është mjaft e thjeshtë, zgjedhjet janë humbur nga Lulzim Basha me një diferencë gati 120 mijë vota me Partinë Socialiste dhe një aleancë e cila nuk u krye me LSI-në, që solli një dështim elektoral.
Përtej kësaj janë zgjedhjet lokale të 2019, të bojkotuara. Janë djegia e mandateve. Janë zgjedhjet e vitit 2017, ku PD-ja regjistroi një rezultat katastrofik prej gati 450 mijë votash në rang kombëtar.
Humbja e 2013-ës, ku një përgjegjësi fatale e ka Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe drejtues i fushatës në qarkun e Tiranës.
Ku është dinjiteti i demokratëve në këto tetë vite, apo edhe i votuesve të Partisë Demokratike?
A nuk është tallëse që të flitet për dinjitetin e Sali Berishës, një individ, dhe të harrohet dinjiteti gati i 100 mijë anëtarëve që ka pasur Partia Demokratike, me farsat elektorale që kanë ndodhur?
Me ndërhyrjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve të vitit 2013, me garën Basha-Olldashi?
A nuk është fyese gara e 2017-ës, me Eduard Selamin?!
Deformim fatal i votës. E në rast se në garën më të fuqishme që ka pasur PD-ja, atë në vititn 2013 votonin gati 40 mijë anëtarë, në vitin 2017 votuan 60 mijë. Pra u rrit numri i votuesve, ndërkohë që gara ishte formale dhe rivali i Lulzim Bashës ishte thjeshtë qesharak.
Vimë në 2021, ku deklarohet se sërish do të ketë pjesëmarrje dhe zgjedhjet në PD do ti menaxhojë sërish Jemi Gjana, si në 2017-ën. E kur duhej të flitej në fakt për humbjen, të analizohej ajo. Pse u dol me një koalicion të ndarë? Pse u vendosën aq vonë kandidatët? Pse Basha nuk respektoi primaret që bëri formalisht në parti? Pse të deleguarit e qarqeve u ndryshuan? Pse nuk ju vendosën emrat e disa personaliteteve në lista? Pse lista u mbush me të ?çmendur? apo servilë të kryetarit?
Pse në degët e PD-së nuk është bërë organizimi në këto tetë vite? Organizimi i vërtetë dhe i plotë.
Ku është dinjiteti i shumicës së anëtarëve të Partisë Demokratike?
Ku është dinjiteti i votuesve të Partisë Demokratike?
Ky dinjitet, për të cilin Berisha nuk thotë asnjë fjalë. Flet për veten e tij, për dinjitetin e tij. Por, për dinjitetin e njerëzve të cilët e kanë dashur dhe e kanë votuar Partinë Demokratike, Sali Berisha nuk thotë asnjë fjalë. Nuk thotë asnjë fjalë për humbjen e Lulzim Bashës. Nuk thotë asnjë fjalë dhe hesht për Lulzim Bashën. Sa herë ka hall Lulzim Basha, del e bërtet Sali Berisha.
E tani, kur Sali Berisha ka hallin e tij, Lulzim Basha hesht dhe vetë Berisha hesht, sepse është i bindur që Luli do të zgjidhet sërish në krye të PD-së. Por, ndoshta goditja më e madhe e dinjitetit të Sali Berishës do të jetë vetë Lulzim Basha.
Doktori nuk flet për dinjitetin e demokratëve, nuk flet për përdhosjen që iu ka bërë Lulzim Basha. Nuk flet dhe nuk thotë një fjalë se Lulzim Basha duhet të largohet nga kryetar i Partisë Demokratike, për t?i lënë vendin një drejtuesi tjetër. Kushdo qoftë ai, do të ishte më i mirë se Lulzim Basha. Sepse të paktën do ta fillonte pa humbje, kurse Lulzim Basha qëndron në karrige vetëm duke regjistruar humbje.
Dinjitet për demokratët duket se nuk ka. Për qytetarët që votojnë Partinë Demokratike nuk ka. Paska dinjitet vetëm për doktorin, i cili mban pa asnjë diskutim në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Njeriun që e solli dhunshëm në vitin 2013 si kryetar. Që e mbajti me forcë në 2017-ën dhe që do ta ketë në vazhdimësi në vitin 2021.
E gjitha kjo është e dhimbshme për demokratët. Nuk mund të tallet më kush në mënyrë kaq të përshtirë dhe të neveritshme ndaj tyre. Duke iu thënë në zgjedhjet e katërta se ia vodhi dhe ia bleu Edi Rama, pa gjetur një fakt dhe një provë të vetme. Edhe në ato qarqe ku pretendohet manipulim. Berati dhe Durrësi treguan qartësisht se kutitë e votimit ishin të pastërta. Nuk kishte deformim rezultati.
Pra, Lulzim Basha i ka humbur zgjedhjet pikërisht ditën që tha se verdikti ndodhej në kuti. Kutitë u hapën dhe verdikti u dha qartë. Por, në atë moment u deklarua dhe fitorja nga Lulzim Basha, i cili as nuk e njohu humbjen e tij. Sepse kutitë treguan, jo atë që shpresonte Luli, por treguan një të vërtetë. Duhet të ndodhnin dy ngjarje që të kuptonin dinjitetin e vërtetë të demokratëve dhe të Sali Berishës. Doktori ka dinjitet se po e ndëshkojnë padrejtësisht amerikanët, kurse demokratët nuk kanë dinjitet. Me ata duhet të tallen, me ata duhet të qeshin. Votuesit e Partisë Demokratike duhet t?i gënjejnë, t?i neverisin, duke iu dhënë dhe duke iu mbajtur në krye të partisë, Lulzim Bashën, i cili sot vazhdon të na thotë se ndryshimi ka filluar dhe se ai është e ardhmja e Partisë Demokratike, për të mbajtur Edi Ramën në pushtet.
Kush është dinjiteti më i rëndësishëm, ai personal i Sali Berishës apo ai i shqiptarëve dhe i demokratëve?!/ CNA.al
Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka rrëzuar kërkesën e P...
Dje mediat ishin mbushur me lajmin “bombastik” për letrën që...
Deputeti i Opozitës parlamentare Ralf Gjoni, nga foltorja e ...
Përfaqësuesi i PD në KAS Marash Logu, ka deklaruar se ka pas...
Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë f...
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD, Jemin Gjana n...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas kërkesës së KAS, ka zbar...
Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD Jemi Gjana, në një konferen...
Deputeti Kujtim Gjuzi, ka debatuar me kreun e Kuvendit, Gram...
Dy deputete të reja janë betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku paraqet pamj...
Edith Harxhi, kandidatja për kreun e PD, ka prezantuar platf...
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth do të zhvillojë s...
Agron Gjekmarkaj, që deri më dje bënte analistin dhe hiqej s...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj,...
Ylli Manjani, ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë ‘Rama 2”...
Nisma e Partisë Socialiste për të emëruar anëtarët të Autori...
Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar nismën e ndërmarrë nga ...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka folur mbrëmjen e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...