web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bledar Devolli rikthehet në Shqipëri, gati firma me ekipin e madh të Superiores

27 Maj 2021, 19:40, Sport CNA

Bledar Devolli vetëm pak kohë më parë dha dorëheqjen nga drejtimi i Drenicës, në Superligën e Kosovës, por duket se nuk do rri gjatë pa ekip. Drenica nën drejtimin e trajnerit shqiptar, zhvilloi paraqitje shumë të mira, por pas eliminimit nga Kupa, Devolli vendosi të jepte dorëheqjen, aty ku ai drejtonte skuadrën prej 5 muajsh.

Tekniku gjirokastrit është i papunë dhe po shikon për një mundësi tjetër, ku të ushtrojë profesionin e tij të trajnerit. Bledar Devolli pritet të firmosë për Tiranën ku mesa duket Orges Shehi do shkarkohet nga detyra e trajnerit.

Sipas asaj që ?AL2 Media? mëson, akordi është arritur dhe trajneri me origjinë nga Gjirokastra do të nisë punën me skuadrën kryeqytetase. Tirana do ti besoj pankinën Devollit për një projekt ambicioz që do të synoj rikthimin e shpejtë në Kupat e Europës pse jo dhe synimin e titullit kampion.

Në ditët e ardhshme trajneri do të prezantohet para mediave e më pas do të nisi puna për ndërtimin e një skuadre pretendete për Kategorinë Superiore.





Lajmet e fundit nga