web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E papritur/ Lacio do t'i besojë stolin trajnerit ballkanas

27 Maj 2021, 17:47, Sport CNA

Simone Inzagi me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Interit, që do të zëvendësojë Antonio Konten. Mediat italiane bëjnë me dije se presidenti i Lacios, Lotito, është hedhur menjëherë në sulm për të piketuar ?timonierin? e ri, pas divorcit të mundshëm me Inzagit.

Sipas ?Tuttomercatoweb?, kryeqytetasit kanë hedhur sytë nga trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Lacios, për shumë sezone. Raportohet se kanë nisur edhe kontaktet e para mes palëve, dhe pritet që në të ardhmen Sinishës t?i besohet pankina e skuadrës laciale.





Lajmet e fundit nga