Kandidat për në Gjykatën e Posaçme/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Erion Bani
Kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, gjyqtari Erion B...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha fund hetimit gjyqësor të dy denoncimeve të reja ndaj prokurorit Anton Martini dhe përcaktoi datën për konkluzionet përfundimtare, në një seancë në të cilën Martini u shpreh i revoltuar ndaj denoncuesve dhe deklarimeve të Komisionerit Publik.
Martini kaloi procesin e rivlerësimit në prill 2020, por Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e tij në KPA mbi kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit, kjo e fundit e lidhur me periudhën kur ai ishte drejtues i Prokurorisë së Rrethit Shkodër.
Sipas përshkrimit që Martini i bëri denoncimit, një i akuzuar për pjesëmarrje në manipulim bastesh sportive e ka denoncuar se i ka kërkuar para në mënyrë që ta transferojë çështjen nga Krimet e Rënda për në Prokurorinë e Shkodrës si dhe duke manipuluar shortin e ndarjes së çështjeve në këtë prokurori, aludohet për përcaktimin preferencial të prokurorit.
KPA iu drejtua Prokurorisë së Shkodrës si pjesë e hetimit gjyqësor. Përgjigjja e Prokurorisë Shkodër, e lexuar në mënyrë të përmbledhur në seancë nga komisioneri Florian Ballhysa, vuri në dukje se për rreth një mijë nga 1500 çështje të regjistruara, mungon dokumentacioni që të vërtetojë hedhjen e shortit për ndarjen e çështjeve mes prokurorëve.
Sipas përgjigjes, prokuroritë organizojnë shortin zakonisht përmes një sistemi elektronik të quajtur CAMS, i cili në raste të ndryshme pëson defekt dhe për rrjedhojë, prokuroritë organizojnë shorte manuale për ndarjen e çështjeve. Por prokuroria thotë se për shumicën e çështjeve të ndara në kohën kur Martini ishte drejtues i komanduar i kësaj prokurorie, mungojnë procesverbalet e hedhjes së këtyre shorteve dhe rrjedhimisht nuk është e mundur të vërtetohet ekzistenca apo jo e shortit.
Martini argumentoi se fakti që nuk ekziston dokumentacioni nuk do të thotë se nuk është hedhur shorti.
?Unë nuk jam armik,? deklaroi ai i revoltuar. Martini vijoi më tutje me shpalljen si ?shpifës ordiner? të denoncuesve, ndërsa shënjoi një denoncues anonim në veçanti si një person që ka tentuar ta mbajë peng, duke e denoncuar tre herë gjatë procesit të vetingut.
Një përgjigje të ngjashme me mungesë dokumentacionesh, KPA duket se ka marrë edhe nga Prokuroria e Fierit, e cila iu përgjigj se dosjen e kërkuar ia kishte dorëzuar gjykatës.
Trupi gjykues përcaktoi datën 1 qershor ora 10 për pretendimet përfundimtare të palëve./birn
Kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, gjyqtari Erion B...
Procesi i Vettingut e ka zanafillën në vitin 2017, kohë kur ...
Për më shumë se 3 vjet, nga Shkurti 2018 – Prill 2021, rezul...
Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po...
Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancav...
Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë ...
Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, në datën 1 mars 2021 konf...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra E...
“Të kalosh Vettingun, është si ta kalosh varrin për së gjall...
Lindën si institucione të prodhuara nga reforma në drejtësi,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dyshohet se është përfshirë në ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, ...
Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shkarkuar nga detyra, p...
Nga Edmond Hoxhaj*Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ...
KPK ka konfirmuar në detyrë Lindia Zgurin, prokuroren e Prok...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Prokurori Bardhyl Shehu, në vitin 2009 u shkarkua nga Prokur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...