Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Partia Demokratike ka denoncuar sot se autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion i pavarur sipas ligjit, po merret nën kontroll nga qeveria.
Albana Vokshi nga selia e PD-së ka thënë se vjedhja e pushtetit po çon në kapjen totale të institucioneve të medias dhe se Shqipëria rrezikon skenarin e Bjellorusisë për gazetarët.
?Në ditët e fundit të mandatit, Parlamenti ilegjitim, ka vendosur të hapë të ashtuquajturën garë për emërimin e militantëve partiakë, që nuk i shërbejnë interesit publik, por vetëm pushtetit të vjedhur të Edi Ramës.
Garë nuk do të ketë edhe për faktin se në shkelje të ligjit, nga 30 ditë për paraqitjen e aplikimeve, lihen në dispozicion vetëm 20 ditë për aplikimet për kryetar , duke treguar qartë për një vendim të paracaktuar.
Vendimi për të emëruar anëtarët e AMA-s nga një parlament monopartiak është i paligjshëm, shkon kundër rekomandimit të Komisionit të Venecias dhe përkeqëson imazhin e Shqipërisë si një vend jodemokratik, ku liria e medias është në rrezik.
Disa muaj më parë, Komisioni i Venecias rekomandoi në mënyrë të qartë se ?përbërja e Autoritetit të Mbikqyrjes Audiovizive apo Komisionit të Ankesave duhet të sigurojë autonominë e tyre nga kontrolli i qeverisë dhe i korporatave?, është shprehur Vokshi.
Sipas saj, ky rekomandim po shkelet hapur nga Qeveria antidemokratike e Edi Ramës, duke shkuar drejt kapjes totale të të gjithë institucioneve që kanë lidhje me median për t?i mbyllur gojën kujtdo që denoncon vjedhjen e zgjedhjeve, vjedhjen me tenderat, bashkëpunimin e qeverisë së Edi Ramës me krimin e organizuar.
?Autoritetin e Komunikimeve Elektronike, AKEP, Rama e kontrollon plotësisht përmes emërimit të shefit të protokollit.
Këshillin Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, Rama e kontrollon plotësisht prej disa javësh. Me një vendim antiligjor, për herë të parë në 30 vjet, anëtarët e tij i përkasin të gjithë partisë në pushtet. Transmetuesi publik, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, është shndërruar në transmetuesin e partisë shtet dhe njësoj si në diktaturë, do t?i shërbejë një njeriu të vetëm.
Partia Demokratike kërkon të ndalojë menjëherë ky skenar antidemokratik i parlamentit monopartiak. Kontrolli i plotë nga qeveria i institucioneve të medias që duhet të jenë të pavarura, dëmton lirinë e medias, ushtron presion politik mbi televizionet dhe shantazhon gazetarët.
Nëse skenari i kontrollit nga qeveria të Autoritetit Mbikqyrës Audioviziv dhe të çdo institucioni të pavarur që lidhet me mediat, avancon, nuk do të jetë e largët dita kur Edi Rama, njësoj si Llukashenko i Bjellorusisë, të burgosë gazetarët që nuk i kontrollon do?, është shprehur më tej ajo./CNA.al
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë ditën e sotme në qyte...
Unë nuk votoj në asnjë forum partiak, kur ka zgjedhje të bre...
Pavarësisht se në zgjedhjet e 25 prillit 2021, kreu i PD Lul...
Anëtarja e Komisionit Rregullator të Komisioni Qendror të Zg...
Ndërkohë që zgjedhjet e 13 qershorit për kryetarin e ri të P...
Teksa Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit ka zhvi...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ektorët ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takim...
Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka deklaruar se përjas...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që mandatin e Bas...
Drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi i mbaroi mandati dhe me n...
Partia Demokratike pritet që me datë 13 qershor të zhvillloj...
Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli ka dalë në një ...
Kreu i LDSH-së Myslim Murrizi, i ka tërhequr vëmendjen kandi...
Gledis Çeliku është kandidati i zgjedhur deputet me PSD në S...
Ish-deputeti i PD, sot kryetar i LDSH-së, Myslim Murrizi, ka...
Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetarin e PD ka shpalosur p...
Kreu i LDSH-së, Myslim Murrizi, ka hedhur dritë mbi mbledhje...
Kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani deklaroi se grup...
Drejtuesja e Shkodrës Voltana Ademi, u ka drejtuar sot një l...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...