Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka zhvilluar me strukturat e partisë në Berat, ka ritheksuar se nuk do të ndalojë betejën për ndryshim.
Basha vijoi ta cilësojë si ?masakër zgjedhore?, zgjedhjet e 25 prillit 2021, ndërsa theksoi se 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë.
Gjithashtu ai tha se ?Partia Demokratike është më e madhe se arritjet apo gabimet tona, nga ky proces i brendshëm të dalim të bashkuar dhe të fortë ?.
?Jemi të vetëdijshëm se jo vetëm në Berat po anembanë Shqipërisë, ne qëndruam fuqishëm. Ju qëndruat me kurajën më të madhe në një fushëbeteje ku ai vinte me kriminelët dhe paratë e oligarkëve dhe ne shkonim me ndershmëri, me program, me ide, me vizion dhe me zemrën e hapur për njerëzit.
Dhe në vend që të bëheshim më të dobët dhe më të pakët, në një situatë ku për herë të parë që nga 91-shi nuk kishim asnjë pushtet dhe shkonim tek qytetarët të barabartë me të, më 25 prill pavarësisht të gjithë makinacioneve dolëm më të fortë, më të mëdhenj, më të bashkuar dhe padiskutim për këtë merita i takon në radhë të parë mbi të gjitha demokratëve.
Pra, edhe në këtë moment nuk duhet të harrojmë se ajo që na mbledh këtu është të qenit njerëz me përgjegjësi politike. Dhe si njerëz me përgjegjësi politike, duke përfaqësuar Partinë Demokratike, të vetmen forcë në Shqipëri dhe në Ballkan që i ka mbijetuar sfidave dhe vështirësive të 30 viteve dhe të fatit, jemi mbledhur këtu përsëri të vetëdijshëm se jemi të vetmit që kemi fuqinë, përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën tonë për ndryshim.
Tani e vërteta është që se kemi bërë këtë punë për Bashën, apo jo? As për Tomorin, as për Kasemin, as për kandidatët e tjerë. S?e kemi bërë për veten tonë. Shqiptarët na ndoqën sepse e besuan që ne po e bënim këtë për ta, këtë betejë po e bënim për Ta, të vetëdijshëm që ne ishim e vetmja fuqi që mund t?i kundërviheshim regjimit. Dhe shqiptarët kam bindjen e thellë do të vazhdojnë të na ndjekin nëse japim garanci që betejën do ta vazhdojmë për ta.
Por barra e përgjegjësisë padiskutim historike bie mbi ne. Prandaj jo vetëm u jam përjetësisht mirënjohës për këtë sakrificë të çdo demokrateje dhe çdo demokrati të Beratit, të Skraparit, Poliçanit, të Kuçovës, të Urës Vajgurore dhe të gjithë Shqipërisë, por po kështu ju siguroj që asnjë pikë djersë dhe mund nuk mund dhe nuk do të shkojë kot nga ky vetëmohim dhe nga kjo sakrificë.
Me përgjegjësinë më të madhe që na kanë ngarkuar shqiptarët përkundër të gjithë kushteve të betejës së 25 prillit, jam këtu t?ju kërkoj të vazhdojmë së bashku këtë përballje. I vetëdijshëm për të gjitha çfarë kemi arritur bashkë, pavarësisht asaj dhe atyre që kishim përballë, por po kështu të gatshëm për të pranuar, për të ndrequr gjithçka që është në dorën tonë për t?u ndrequr.”-tha Basha.
Duke u ndalur edhe te zgjedhjet brenda PD, Basha tha se “Unë e di që ju e doni Partinë Demokratike të jetë e bashkuar dhe e fortë dhe ju garantoj që ky është dhe prioriteti im i parë dhe kryesor që nga kjo garë, nga ky proces i brendshëm të dalim të bashkuar dhe të fortë.
Partia Demokratike është më e madhe se gjithsecili prej nesh, duke filluar nga kryetari e deri tek anëtari më i thjeshtë dhe është edhe më e madhe se arritjet apo gabimet e gjithsecilit prej nesh, por vetëm bashkë me të gjitha arritjet dhe gabimet tona e di se mund dhe do t?ia dalim në krye për ta çuar deri në fund misionin me të cilën e kemi nisur betejën për ndryshim.”/CNA.al
Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka deklaruar se përjas...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që mandatin e Bas...
Drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi i mbaroi mandati dhe me n...
Partia Demokratike pritet që me datë 13 qershor të zhvillloj...
Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli ka dalë në një ...
Kreu i LDSH-së Myslim Murrizi, i ka tërhequr vëmendjen kandi...
Gledis Çeliku është kandidati i zgjedhur deputet me PSD në S...
Ish-deputeti i PD, sot kryetar i LDSH-së, Myslim Murrizi, ka...
Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetarin e PD ka shpalosur p...
Kreu i LDSH-së, Myslim Murrizi, ka hedhur dritë mbi mbledhje...
Kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani deklaroi se grup...
Drejtuesja e Shkodrës Voltana Ademi, u ka drejtuar sot një l...
Edith Harxhi, përfaqësuesja e Grupimit për PD në garën për k...
Ish-presidenti Bujar Nishani, ka komentuar reagimin e kreut ...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur sot në lidhje me vendi...
Grupimi për PD ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka bër...
Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar ...
Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratat e Agron Shehaj...
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadill...
KAS është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën ankimore të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...