Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sot ka një surprizë të një pjese të opinionit publik, për kandidimin e Agron Shehajt si rival në garën për kryetar të PD-së. Në fakt emri i tij ishte përmendur në qarqet gazetareske dhe në korridoret e PD-së përflitej, por duket se Shehaj mund të ishte një kandidat në rast se Lulzim Basha nuk do të ishte pjesë e garës.
Por rrugës gjërat ndryshuan shumë. Një grupim i fortë me në krye Bujar Nishanin, Edith Harxhin, Arben Imamin, Edvin Kullurin e të tjerë nxorri disa kandidatë, Edith Harxhin dhe Ibsen Elezin. Nga ana tjetër, një nga njerëzit që ka qenë më afër Bashës, Fatbardh Kadilli pas shumë përplasjeve me kreun e PD-së ka hyrë edhe ai në garë për kryetar.
I fundit që dorëzoj letrat është Agron Shehaj. Ky, një emër i panjohur për opinionin publik deri në vitin 2017. Në atë kohë ai u vendos i pari në qarkun e Vlorës, për atë u bë mjaft reklamë edhe nga vetë Lulzim Basha, që u quajt biznesmeni i suksesshëm i call center-ave, të cilat u vunë në shërbim në këto katër vite nga PD, për sondazhe, për komente në rrjetet sociale dhe po të shikoni në rast se bëhet një shkrim kritik kundër Shehajt apo kontributi i tij politik, vërshojnë komentet si për askënd tjetër.
Por le të shohim se çfarë është Agoni në të vërtetë, një rival apo një vasal i Lulzim Bashës?
Agron Shehaj ka ardhur në PD në vitin 2017, pra s?ka asnjë lidhje me PD. Pra asnjë kontribut të tij personal politik.
Një njeri i ikur në mërgim, i cili vjen si biznesmen i suksesshëm, është akuzuar se dhe vendin e ka blerë duke paguar një shumë parash. Vetë Shehaj e ka argumentuar se ka dhënë kontribute për PD por nuk e ka blerë vendin e deputetit dhe i është kërkuar nga Lulzim Basha që të përfshihet.
Më tej, në katër vite ai nuk bëri asgjë, por thjesht dhe vetëm u pa në Parlament me disa fjalime qesharake, i paartikuluar, i pa ditur, me një ndoshta ?injorancë politike?, por ndoshta nga mungesa e eksperiencës. Edhe Klevis Balliu ia kaloj me shpejtësi në Parlament.
Por Shehaj mori peshë pas një denoncimi mjaft të dyshimtë, ai i Unazës së Tiranës. Theksojmë e dyshimtë sepse përpara se Shehaj të publikonte letrën nga Delawer, të famshmin dokument që rrëzoi tenderin e Unazës, persona të caktuar kanë shkuar dhe kanë kërkuar të negociojnë me firmën që kishte fituar këtë tender.
Pra, është përfolur se njerëz afër Lulzim Bashës, pasi nuk mundën dot që të merrnin hisen e tyre nga paratë që do të jepeshin për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë, ia servirën dokumentat Agron Shehaj, i cili u bë një vegël e Lulit dhe familjarëve të tij për ta bërë publike dhe ngjarjet më pas dihet si rrodhën.
Shehaj përveç këtij aktit, pra publikimit të një dokumenti dhe qëndrimi në lidhje me Unazën, nuk ka bërë asnjë gjë tjetër. Edhe në rezistencën e banorëve të asaj zone nuk shkoj, ishte Klevis Balliu ai që qëndroj atje.
Por le ta quajmë këtë një meritë të madhe politike në katër vjet.
Nga ana tjetër, njeriu i Lulzim Bashës i katapluar në 2017-tën nuk duket fare në strukturat e PD-së, është inekzistent, nuk ka asnjë lidhje me organizimin e saj.
As me njerëzit. Thjeshte dhe vetëm është një njeri sipërfaqësor që shfaqet herë pas here dhe me para të paguaj këshilltarë si Neritan Sejamini apo Adi Nurellarin, të bëjë ndonjë portal me Alfred Lelën e kështu me rradhë.
Dështoi totalisht si deputet pas katër vitesh në Vlorë. Nuk bëri asgjë dhe nuk la asnjë gjurmë. Lulzim Basha e heq nga qarku i Vlorës dhe e sjell në Tiranë. Agron Shehaj angazhon grupin e tij të call centerave, njerëzit që paguan, bëri një fushatë në Tiranë, merr maksimum votash, kuptohet me një propagandë të shfrenuar në rrjetet sociale dhe në terren shumë fort. Megjithëse duhet theksuar se në opinionin publik gëzon një imazh pozitiv, pasi rrogen e tij e jep për bamirësi dhe bën disa të mira.
Por nga ana tjetër, nuk ka asnjë lidhje politike, nuk ka asnjë kontribut politik, nuk bën asgjë, thjesht dhe vetëm vepron ashtu siç i thonë. Pra kokën politike e ka bosh, imazhin në opinionin publik duket se e ka plot.
Nuk është në thelb një rival i vërtetë i Lulzim Bashës, ai është një vasal i këtij të fundit, sepse Lulzim Basha e ka nxjerrë në garë thjesht dhe vetëm për ta legjitimuar atë. E në rast se të tjerët, pra Edith Harxhi, Ibsen Elezi apo Fatbardh Kadilli kanë një lidhje të fortë me PD-në dhe do qëndrojnë në këtë garë ndoshta edhe deri në minutat e fundit edhe duke delegjitimuar Lulzim Bashës, pra duke i nxjerrë probleme, kohën e shpejtë që fillon garën pasi ka filluar kritika, mungesën e listave të rivalëve, mungesën e mbështetësve për të pasur vëzhgues dhe numërues, e kështu një proces që do të tregonte që Basha ishte një falsifikator, një vjedhës votash dhe nuk bën dot një proces të drejtë në parti, por prej tetë vjetësh e ka uzurpuar atë.
Kjo do ti kushtonte shumë Lulit, prandaj duhej një alternativë tjetër, një fytyrë ndryshe.
Një emër që gëzonte një lloj opinioni pozitiv tek publiku, tek demokratët, por që nuk merrte vota në strukturën e PD-së.
Agron Shehaj mund të gëzojë një opinion pozitiv tek qytetarët, për shkak të zërit të tij të hollë, artikulimit me tone pak të çjerra dhe duke dhënë imazhin e një burri fëminor dhe të ndershëm.
Nga ana tjetër nuk është asgjë më shumë sesa kaq. Është një njeri i pasur, por që në strukturat e PD-së nuk e njeh dhe nuk e voton kush.
Nuk ka asnjë kontribut, as në Korçë, as në Elbasan, as në Fier, në Vlorë iku nuk qëndroj më shumë se një mandat, në Tiranë pa asnjë diskutim që nuk konsiderohet fare, në Durrës dhe Shkodër, pra është një rival i humbur që do ti shërbejë thjesht dhe vetëm lojës së Lulzim Bashës për të pasur një garë legjitime për ta bërë të besueshme dhe një alternativë në sy të opinionit, duke thënë se ai fitovi, ishte më i miri, të tjerët nuk bënin.
Ja kishte një rival dinjitoz, nuk ka më një Maqo lakror apo një Eduart Selam, por në fakt në këtë rast Agron Shehaj nuk është Maqo lakrori por është Maqo lakuriqi, sepse është zhveshur përballë Lulzim Bashës, nuk është rival i tij por thjesht dhe vetëm vasal i tij për të garantuar karrigen kreut aktual në detyrë për të vazhduar dhe për katër vjet dhe për të tentuar për herë të tretë për të qenë kandidat për kryeministër.
E sigurt kjo një lëvizje e dështuar që nuk sjell gjë tjetër, thjesht dhe vetëm humbjen dhe zvogëlimin e mëtejshëm të PD-së.
E në rast se nga viti 2017-2021 pati një rritje prej gati 180 mijë vota, një rikthim i votave të njerëzve që kishin votuar LSI apo kishin bojktuar zgjedhjet, ndoshta pas katër vjetësh sërish me Lulin si alternativë e imponuar ndaj qytetarëve, humbja do të jetë e garantuar dhe për këtë po investon sot edhe vasali i tij Agron Shehaj për të mos bërë gjë tjetër thjesht dhe vetëm për ti legjitimuar garën Lulzim Bashës dhe për tu kthyer në një Maqo lakuriq, se Maqo lakror nuk mund të bëhet më kurrë./CNA.al
Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka qenë e ftuar p...
Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka komentuar mbi ...
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s ka publikuar rap...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka ...
Agron Gjekmarkaj, analisti që deri më dje, para se të ulej n...
Në 13 qershor mbahet gara për kreun e ri të Partisë Demokrat...
Pas shpalljes së vendimit non grata nga DASH, ish kryeminist...
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e zëdhënësi...
Gjithçka po ecën drejt çlirimit real të shqiptarëve.Asnjë di...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka dal...
Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi sot me tone të ash...
Aktivistja e njohur shqiptare, Evi Kokalari ndërsa reagon në...
Ndërsa sot është afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat...
Agron Shehaj, i cili fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet...
Në 13 qershor, Partia Demokratike pritet të zhvillojë zgjedh...
Një ditë më parë në media u përfol se edhe ish kreu i FRPD L...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani është sh...
Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi presidenti Ilir ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk arriti të me...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur i shqetësuar sot në lidhj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...