Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i ka dërguar sot një kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të nisë hetimet për dy prokurore të Dibrës dhe drejtuesin e Prokurorisë në këtë rreth, në lidhje me zvarritjen e hetimeve.
Bëhet fjalë për prokurorët, Xhoana Mehmetaj, Belina Zeneli dhe shefin e tyre Rifat Kojku.
Këta të dy të fundit, kanë pasur në duar edhe dosjen e famshme 184, e cila u shndërrua në ping-pong mes organit të akuzësm Tiranë-Dibër.
Dosja 184 e cila kishte objekt hetimi, ndikimet dhe manipulimet në zgjedhjet lokale të vitit 2016, kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë. Në fund SPAK e la në kompetencë të Prokurorisë Dibër.
CNA.al ka zbardhur gjetjet e Prokurorisë së Përgjithshme për tre prokurorët e Dibrës që kanë të bëjnë kryesisht me zvarritjen të hetimeve apo thënë ndryshe për prokurorët që kanë nisur gjumin mbi dosjet hetimore.
Prokurorët, përgjumur mbi dosje
Për prokuroren Xhoana Mehmetaj, nga ana e Drejtorisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në datë 26.01.2021, janë paraqitur pranë Prokurorit të Përgjithshëm, disa konstatime në lidhje me një material procedues.
Këto konstatime kanë të bëjnë me moskryerjen e asnjë veprimi procedural nga ana e prokurores Xhoana Mehmetaj, për një kohë të gjatë në lidhje me këtë procedim penal.
Konkretisht Prokuroria e rrethit Gjyqësor Mat i ka kaluar aktet e këtij kallëzimi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, më datë 30.06.2020. Këto akte kanë mbërritur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër më datë 10.07.2020, kohë kur është regjistruar në këtë prokurori me Nr.421, datë 10.07.2010.
Sipas, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, nuk ka kryer asnjë veprim që prej kësaj date e deri më datën 14.01.2021, kohë kur ka disponuar me kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencën.
Pra, rezulton se për rreth gjashtë muaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka mbajtur materialin pa asnjë veprim, aq më tepër që procedimi ne fjalë ka natyrë proaktive dhe ka kërkuar kryerjen e veprimeve hetimore urgjente për dokumentimin e fakteve të pretenduara. Një vonesë e tillë mund të sjell pamundësinë e dokumentimit të këtij fakti penal.
Nga ky konstatim dhe nga analiza e të dhënave statistikore të dala nga ky raport, dilet në përfundimin se ngarkesa e referuar për prokuroren Xhoana Mehmetaj, është nën mesataren e ngarkesës vjetore të prokurorëve të kësaj prokurorie.
Konkretisht prokurorja Xhoana Mehmetaj, ka përfunduar 52 procedime penale kundrejt një numri 3 herë më të madh të procedimeve të përfunduara nga dy prokurorët e tjerë të kësaj prokurorie.
Në 2020, prokuroja u pagua pa punuar
Prokurorja Belina Zeneli, ka përfunduar 20 procedime penale nga 207 që ka patur nën hetim, numër ky disa here më i vogël se totali i procedimeve penale të përfunduara nga kjo prokurori gjatë vitit 2020.
Ajo që bie në sy nga analiza e raportit vjetor është fakti se prokurorja Belina Zeneli, nuk ka filluar asnjë material kallëzues apo referues gjatë vitit 2020, megjithëse ka mbartur një numër prej 399 materialesh procedurale, ende të paregjistruara.
Sipas PP, një numër kaq i madh materialesh të paregjistruara, dukshëm përbën mosangazhim procedural të kësaj prokurore, për të vendosur brenda 15 ditësh, mosfillimin apo regjistrimin e procedimit penal.
Zvarritja e kryerjes së këtij veprimi procedural, dhe në rastet kur mund të ketë vend për regjistrim procedimi, moskryerja e veprimeve hetimore për këto materiale, dukshëm ka cënuar interesat e subjekteve të interesuara.
Nga ana e tjetër, mosregjistrimi i 399 materialeve hetimore, dhe mbajtja e tyre në dorë, rezulton nisur nga numri i madh i tyre, të jetë rezultat i akumulimit prej një kohe të gjatë dhe moskryerja e asnjë veprimi nga ana e prokurores Zeneli.
Prokuroria e Dibrës në kaos, drejtuesi i padukshëm
?Një situatë e tillë, mendojmë që ka ardhur dhe nga mosushtrimi i funksioneve të ngarkuara me ligjin Nr 97/2016 dhe nga ana e drejtuesit të prokurorisë, Rifat Kojku.
Konkretisht në ligjin Nr 97/16 ?Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë?, parashikohen këto kompentenca për drejtuesin e prokurorisë?, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme dërguar ILD-së.
Sipas të njëjtit, raport, rezulton se nga analizimi i të dhënave të pasqyruara, në raportin vjetor të prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, drejtuesi i prokurorisë nuk i ka ushtruar këto kompetenca ligjore, duke sjellë si pasojë mosushtrimin e ndjekjes penale, për një numër tepër të madh materialesh procedurale, si dhe për zvarritjen e një numri procedimesh penale, të cilat kanë qënë në hetim nga prokuroret Blerina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj.
Nuk rezulton të jenë nxjerrë udhëzime jodetyruese nga drejtuesi për apo të jenë kërkuar informacion për çështje.
Nuk rezulton të jenë kontrolluar këto materiale hetimore, të pa vëna në lëvizje nga ana e drejtuesit me synimin për të udhëzuar prokurorin të regjistrojë apo kryejë veprime në ato materiale ku një gjë e tillë është e nevojshme.
?Nuk rezulton të jenë marrë masa për evidetimin e këtyre problematikave dhe adresimin e tyre në organet e ngarkuara me inspektimin e punës së prokurorëve?, thuhet më tej në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme./CNA.al
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot vendimin e Departame...
KAS po rinumëron kutitë për Qarkun e Beratit sipas kërkesës ...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil...
Grupimi për PD, ka paraqitur dy kandidatura për të marrë pje...
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ka komentuar vendimin e ...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dh...
Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentar, ek...
Aktivistja Elona Casli ndërsa komenton aksionin e ndërmarrë ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit ...
Analisti Neritan Alibali ka komentuar padinë e ish kryeminis...
Fatbardh Kadilli ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të Par...
Fatbardh Kadilli ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për...
Këtë të premte është mbledhur sërish Komisioni Hetimor për s...
Yesterday evening, former Prime Minister Sali Berisha issued...
Sot po zhvillohet mbledhja e komisionit hetimor për shkarkim...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nga Vlora, ka folur për vendimi...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se dëm...
Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se ka ngritur p...
KAS ka rinisur numërimin e kutive për Qarkun e Beratit. Deri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...