Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Gjatë vitit 2019, mbi 10 për qind e vdekjeve në vendin tonë erdhën për shkak të ndotjes së ajrit, raportoi së fundmi Banka Botërore. Shqipëria kishte 79 vdekje për 100 mijë banorë nga ndotja ose 2269 persona, në nivelet më të ulëta rajonale, për shkak se, prodhimi i energjisë bëhet 100 për qind nga burime të pastra (uji), ndryshe nga rajoni që prodhojnë energjinë nga qymyri. Gjithashtu vendet e rajonit përdorin gjatë dimrit për ngrohje lëndë që krijojnë ndotje si drutë dhe qymyri, ndryshe nga Shqipëria që përdor energjinë elektrike.
Banka Botërore evidentoi se, ajri që thithin njerëzit në Ballkanin Perëndimor është shpesh ndër më të ndoturit në botë. Ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor i rrezikut mjedisor që kontribuon në numrin më të lartë të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara të marra së bashku.
Efektet negative të ndotjes vijojnë të rriten në rajon- duke përfshirë ndikimet shëndetësore, mjedisore dhe ato ekonomike.
Gjatë 15 viteve të fundit, Banka Botërore ka investuar më shumë se 250 milionë USD për të rritur eficiencën e energjisë dhe për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emisionet e gazeve serrë në rajon ? përfshirë nismat me qëllim zvogëlimin e kërkesës së përgjithshme për ngrohje, zëvendësimin e kaldajave të vjetruara me dru dhe qymyr dhe rritjen e përdorimit të një ndriçimi më efikas.
Një pasdite, në fund të shkurtit 2021, sipas të dhënave në faqen zvicerane të internetit IQAir, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, shënoi vlerën 298, duke lënë pas Lahoren në Pakistan, Ulan Batorin në Mongoli dhe rreth 100 qytete të tjera, dhe duke fituar në këtë mënyrë titullin e dyshimtë për cilësinë më të keqe të ajrit në atë moment krahasuar me çdo qytet tjetër të madh në planet. Gjatë asaj dite, Indeksi i Cilësisë së Ajrit në kryeqytetet e Bosnje-Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë shënoi vlera midis 165 dhe 214 ? nivele që konsiderohen si ?të pashëndetshme ? ose ?shumë të pashëndetshme?.
Ajri që thithin njerëzit që jetojnë në Sarajevë, Shkup, Beograd dhe në shumë qytete të tjera në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është shpesh ndër më të ndoturit në botë, kjo veçanërisht në muajt e dimrit, kur ndotësit e emetuar nga termocentralet me qymyr, sistemet e ngrohjes së banesave, automjetet, aktivitetet industriale dhe burime të tjera errësojnë diellin, ndotin mjedisin dhe krijojnë kushte të rrezikshme për frymëmarrjen.
Me 175 vdekje për 100,000 banorë në 2019, Serbia kryesonte listën e vendeve europiane për normën më të lartë të vdekjeve nga ndotja dhe u rendit e 9-ta në renditjen e përgjithshme të gjithë vendeve të botës ? më lart edhe se India.
Ndërsa ndikimet negative të ndotjes vazhdojnë të rriten në rajon, politikëbërësit atje vazhdojnë të hulumtojnë qasje shumëdimensionale me qëllim kapërcimin e ndikimeve shëndetësore, mjedisore dhe ekonomike të këtyre sfidave.
Ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor i rrezikut mjedisor që kontribuon në numrin më të lartë të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara të marra së bashku. Për më tepër, kostoja vjetore ekonomike lidhur me dëmtimin e shëndetit nga kjo ndotje është marramendëse, mesatarisht për vitin 2016 ishte 240 milionë US$ në Kosovë (3.6% e PBB-së), 750 milionë US$ në Maqedoninë e Veriut (6.9% e PBB-së) dhe 1.38 miliardë US$ në Bosnjë dhe Hercegovinë (8.2% e PBB-së)./ Monitor
Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë ...
Zgjedhjet e 25 prillit shënuan precedentin e parë në 30 vite...
Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me ...
Rimëkëmbja e ekonomisë do të ketë nevojë për një stimul të v...
Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse m...
Fondet e siguruara kryesisht nga tregtia ndërkombëtare e dro...
Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet fi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konfere...
Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Br...
Kriza ekonomike që solli pandemia ka goditur më shumë biznes...
Nga Ornela LiperiPartia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 pril...
Kriza e COVID-19 shkaktoi një dëm të rëndë për të gjitha eko...
Produktet që janë pjesë e tregtisë elektronike në vend janë ...
Korça është qendra primare urbane dhe fuqizimi i qarkut të K...
“Korça do të ketë aeroportin e vet turistik sportiv, për flu...
Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomis...
Në Shqipëri, papunësia është më e lartë në personat e mirars...
Ekonomi të ndryshme kanë rreziqe të ndryshme të lidhura me q...
Klodian Tomorri, gazetari që njihet si kritik ndaj Qeverisë,...
Nga Ross ClarkNjë dekadë më parë, Evropa doli shpejt nga kri...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...