Euro në tregun vendas arrin nivelin më të ulët që përpara pandemisë
Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse m...
Rimëkëmbja e ekonomisë do të ketë nevojë për një stimul të vazhdueshëm monetar.
Në raportin e politikës monetare për tremujorin e dytë të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se normat e ulëta të interesit duhet të vazhdojnë, megjithë sinjalet e përmirësimit të ekonomisë reale në tremujorët e fundit. Mbështetur në këtë konkluzion, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës mbajti normat e interesit në nivelet minimale historike, ndërsa shtyu edhe me tre muaj të tjerë aksesin e pakufizuar në likuiditet për bankat tregtare.
Banka qendrore vlerëson se nisja e vaksinimit në Shqipëri dhe jashtë vendit ka dhënë efektet e para pozitive edhe në ekonomi. Megjithëse ekonomia vazhdon të veprojë poshtë potencialeve të veta, hendeku i prodhimit ose ndryshimi midis rritjes reale dhe asaj potenciale është ngushtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga tremujori i dytë 2020, kur kriza dha goditjen më të fortë.
Në tremujorin e parë të vitit, inflacioni bazë ishte në nivelin 1.5%, më i lartë se inflacioni mesatar prej 0.9% e shënuar në këtë tremujor. Kjo tregon se inflacioni i ulët gjatë kësaj periudhe është ndikuar kryesisht nga përbërësit afatshkurtër, që zakonisht kanë një luhatshmëri më të lartë, si për shembull ushqimet, produktet energjetike, etj.
Pritjet e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen janë pozitive, të mbështetura nga vijimi i procesit të vaksinimit, stimuli monetar dhe fiskal, por edhe përmirësimi gradual i besimit të biznesit dhe konsumatorëve. Ekonomia pritet t?i rikthehet rritjes duke filluar që nga ky vit. Zgjerimi i aktivitetit pritet të udhëhiqet nga përshpejtimi i konsumit familjar, i eksportit të mallrave e të shërbimeve, si dhe nga investimet private në rritje. Në përgjigje të tyre, punësimi dhe pagat pritet të vijnë po ashtu në rritje, duke mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2022. Megjithëse në afatin e mesëm Banka e Shqipërisë ka pritshmëri më optimiste krahasuar me analizat e mëparshme, rreziqet në afatin e shkurtër ngelen të pranishme, Sipas raportit, rreziqet kryesore janë përkeqësimi i mundshëm i situatës epidemiologjike, vështirësi të mundshme në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare apo një reagim më i ngadaltë i biznesit dhe familjeve ndaj kushteve
Në funksion të analizave më të shpeshta dhe më dinamike në kohë, duke filluar nga muaji qershor, Banka e Shqipërisë do të nisë publikimin e vrojtimeve të besimit dhe konsumatorit me bazë mujore, ndërkohë që aktualisht ky publikim bëhet me bazë tremujore./Monitor
Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse m...
Fondet e siguruara kryesisht nga tregtia ndërkombëtare e dro...
Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet fi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konfere...
Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Br...
Kriza ekonomike që solli pandemia ka goditur më shumë biznes...
Nga Ornela LiperiPartia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 pril...
Kriza e COVID-19 shkaktoi një dëm të rëndë për të gjitha eko...
Produktet që janë pjesë e tregtisë elektronike në vend janë ...
Korça është qendra primare urbane dhe fuqizimi i qarkut të K...
“Korça do të ketë aeroportin e vet turistik sportiv, për flu...
Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomis...
Në Shqipëri, papunësia është më e lartë në personat e mirars...
Ekonomi të ndryshme kanë rreziqe të ndryshme të lidhura me q...
Klodian Tomorri, gazetari që njihet si kritik ndaj Qeverisë,...
Nga Ross ClarkNjë dekadë më parë, Evropa doli shpejt nga kri...
Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërd...
Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqipt...
Pas pak ditësh do të përfundojnë punimet në aeroportin e Kuk...
Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të koronës po ndo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...