BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese
Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërd...
Nga Ross Clark
Një dekadë më parë, Evropa doli shpejt nga kriza financiare e viteve 2008-2009, vetëm për t?u zhytur në krizën e borxhit sovran të vitit 2010. Ndërsa ekonomia globale po tkurrej, Greqia, Italia dhe Spanja shpëtuan nga falimentimit për shkak të ndihmës që u dha Banka Qendrore Evropiane, pasi investitorët e humbën besimin tek aftësia e tyre paguese, dhe hezituan t?u japin kredi të reja.
Masat e forta të kursimit të imponuara ndaj ekonomisë greke, si një kusht për paketën e shpëtimit, e kërcënuan seriozisht stabilitetin politik. A mund të ndodhë sërish e njëjta gjë? A do të dalë Evropa nga gropa shumë e thellë ekonomike e krijuar nga pandemia e Covid-19, vetëm për të rrëshqitur në një krizë të borxhit sovran?
Për momentin, ky duket si një skenar i largët, për shkak se kriza e shkaktuar nga pandemia është ende duke u thelluar. Një valë e tretë goditëse e pandemisë ka detyruar Francën, Gjermaninë dhe të tjerët të futen sërish në bllokime, të cilat ata kishin shpresuar t?i shmangnin.
Gjithsesi, që tani ka shenja paralajmëruese se borxhi sovran mund ta minojë edhe një herë rimëkëmbjen e mundshme ekonomike. Sipas një analize të ?Financial Times?, ka pasur një rritje të ndjeshme të ekspozimit të bankave në eurozonë ndaj letrave me vlerë dhe kredive të lëshuara nga qeveritë kombëtare, që në total është rritur nga 140 miliardë në 2.1 trilionë paund gjatë 12 muajve të fundit.
Kriza e viteve 2008-2009 zbuloi një problem tek euro, për të cilin kritikët kishin paralajmëruar prej kohësh, por që ishte injoruar nga promovuesit e saj. Një vend i eurozonës që e gjen veten në probleme ekonomike, nuk ka asnjë mundësi që ta zhvlerësojë monedhën e tij, në mënyrë që t?i bëjë më tërheqëse eksportet e saj,dhe të rrisë në këtë mënyrë ekonominë e tij.
Në këto kushte, ai është përballur me një detyrë politikisht shumë më të vështirë, duke u përpjekur të ulë pagat në mënyrë që të tentojë të mbetet konkurrues në treg. Po aq problematik është fakti që një vend i BE-së që është i mbytur në borxhe nuk mund të bëjë atë që bëjnë Britania, SHBA-ja dhe të gjitha vendet e tjera që kanë monedhat e tyre kombëtare:të shtypë para për të blerë borxhin e vet.
Kjo mund të mos jetë diçka e mençur, por investitorët në obligacionet qeveritare të SHBA-së dhe Britanisë mund të ndjehen të sigurt se ato qeveri preferojnë që më mirëtë shtypin para sesa të paguajnë borxhin e tyre, dhe për këtë arsye këta investitorë nuk duhet të shqetësohen se mos ka masa shtërnguese.
Investitorët në bonot e qeverisë greke dhe italiane, mund të ndjehen shumë më pak të sigurt nëse BQE-ja do të ndërhyjë për të shmangur një falimentim. Kjo është arsyeja pse normat e interesit tek ato bono u rritën një dekadë më parë. Për një kohë të gjatë, u duk sikur zotëruesit e atyre obligacioneve, do të duhej të pranonin kthimin e vetëm një pjese të kapitalit të tyre.
Kriza e borxhit sovran të eurozonës nuk u zhduk në asnjë moment. Ajo u mbulua disi, por streset e krijuara nga euro vazhdojnë që të torturojnë vendet anëtare. Për momentin, të gjithë e kanë vëmendjen tek vala e tretë e pandemisë në Evropë, dhe mënyra sesi Franca dhe Gjermania po menaxhojnë numrin në rritje të rasteve të reja.
Problemi i Evropës është se nivelet e vaksinimit, mbeten shumë më ulëta sesa ato në Britani dhe SHBA, një pasojë kjo e një skeme të keq-menduar blerje,dhe si hezitimi i madh i popullatës në përgjithësi. Por vala e tretë e pandemisë do të kalojë dhe normat e vaksinimit do të rriten, pasi më shumë vaksina do të jenë në dizpozicion gjatë verës.
Ai që do të kërkojë më shumë kohë për t?u zgjidhur është problemi i borxhit sovran, në një eurozonë ku vendet nuk kanë monedhat e tyre sovrane. Kjo krizë ka të ngjarë të rikthehet prapë gjatë viteve të ardhshme, dhe mbijetesa e euros është larg nga të qenit një përfundim i paralajmëruar. Evropa, ashtu si pas viteve 2008-2009 mund të zhytet edhe njëherë në krizë,ndërsa Amerika e Veriut dhe Azia po e marrin veten nga Covid-19. / ?Spectator? ? Bota.al
Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërd...
Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqipt...
Pas pak ditësh do të përfundojnë punimet në aeroportin e Kuk...
Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të koronës po ndo...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjes...
Aeroporti i Rinasit u prek nga fenomeni global i reduktimit ...
Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspoz...
Jetëgjatësia e pritshme për një të sapolindur është rritur n...
Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri më të mirë sesa pritej në ...
Të gjitha valutat e huaja kanë shënuar rënie në tregun e bre...
Afera e inceneratorëve mund të konsiderohet si afera më e ma...
Shkodra, Lezha dhe Vlora panë rritjen më të madhe të normës ...
Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe re...
Në kulmin e pandemisë dhe nën ethet e fushatës elektorale pë...
Pandemia COVID-19 do të mbahet mend në histori si një ndër k...
Në vitin më të keq, që pas 1997-s, ekonomia ka humbur rreth ...
Duke nisur nga 1 prilli pensionistët do të kenë një rritje m...
Ekonomia shqiptare ra me 3.31% në vitin pandemik 2020, shumë...
Transporti urban në Tiranë përveç rënies të fluksit të pasag...
Bashkimi Evropian përmes prgramit IPARD do të mbështes ferme...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...