FMN përmirëson vlerësimin për ekonominë shqiptare në 2020-n/ Ul parashikimin për vitin 2021
Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri më të mirë sesa pritej në ...
Jetëgjatësia e pritshme për një të sapolindur është rritur në dekadën e fundit në Bashkimin Europian, sipas një publikimi të fundit të Eurostat.
Statistikat zyrtare tregojnë se jetëgjatësia është rritur, mesatarisht, me më shumë se dy vjet në dekadë që nga vitet 1960. Sidoqoftë, të dhënat më të fundit të disponueshme sugjerojnë që jetëgjatësia ka mbetur në vend, ose madje ka rënë në vitet e fundit në disa shtete anëtare të BE-së.
Për më tepër, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia e pritshme në lindje ra në shumicën dërrmuese të Shteteve Anëtare të BE-së, që kanë të dhëna të disponueshme për vitin 2020. Uljet më të mëdha u regjistruan në Spanjë (-1.6 vjet krahasuar me 2019) dhe Bullgari (-1.5), ndjekur nga Lituania, Polonia dhe Rumania (të gjitha -1.4).
Burrat ishin më të prekur në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së me të dhëna të disponueshme për vitin 2020, me uljet më të mëdha të jetëgjatësisë së regjistruar në Bullgari (-1.7 vjet), Letoni dhe Poloni (të dy -1.5 vjet) si dhe Spanjë dhe Rumani (të dy -1.4 vjet).
Jetëgjatësia e pritshme në lindje është numri mesatar i viteve që një fëmijë i porsalindur do të jetonte nëse u nënshtrohej kushteve aktuale të vdekshmërisë (nivelet e vdekjeve të vërejtura për periudhën aktuale) gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tij.
Shqipëria, me pritshmërinë më të gjatë për të jetuar në rajon
Për Shqipërinë, të dhënat e fundit të disponueshme, që publikon Eurostat janë për vitin 2019.
Një shqiptar pritet të jetojë 79.1 vjet. Në krahasim me 2013-n, pritshmëria për të jetuar për një të sapolindur është rritur me 1.2 vjet. Një i sapolindur shqiptar pritet të jetojë më gjatë sesa një kroat, polak, malazez, maqedonas, serb, rumun. Bullgaria është shteti që ka pritshmërinë më të ulët për te jetuar me 75.1 vjet. Bullgaria është dhe shteti që ka vdekshmërinë më të lartë në Europë në raport me popullsinë.
Jetëgjatësia e pritshme në Shqipëri është 2.2 vjet më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Nuk ka të dhëna për vitin 2020, se sa e ka ndikuar Covid-19 këtë tregues për Shqipërinë, që deri tani ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë shtesë.
Më gjatë në Europë pritet të jetojnë zviceranët dhe spanjollët, me nga 84 vjeç secili. Më pas renditen italianët (83.6), islandezët (83.2), francezët, suedezët, norvegjezët, me rreth 83 vjet.
Për Italinë, që u godit e para nga Covid 19, pritshmëria për të jetuar u ul me 1.2 vjet në 2020-n, ndërsa rekordin e mban Spanja me -1.6 vjet./Monitor
Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri më të mirë sesa pritej në ...
Të gjitha valutat e huaja kanë shënuar rënie në tregun e bre...
Afera e inceneratorëve mund të konsiderohet si afera më e ma...
Shkodra, Lezha dhe Vlora panë rritjen më të madhe të normës ...
Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe re...
Në kulmin e pandemisë dhe nën ethet e fushatës elektorale pë...
Pandemia COVID-19 do të mbahet mend në histori si një ndër k...
Në vitin më të keq, që pas 1997-s, ekonomia ka humbur rreth ...
Duke nisur nga 1 prilli pensionistët do të kenë një rritje m...
Ekonomia shqiptare ra me 3.31% në vitin pandemik 2020, shumë...
Transporti urban në Tiranë përveç rënies të fluksit të pasag...
Bashkimi Evropian përmes prgramit IPARD do të mbështes ferme...
Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës d...
Pandemia e Covid-19 si kudo tjetër edhe në Kosovë ka shkaktu...
Rreth 15% e bizneseve në vend janë bare dhe restorante. Në v...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar ditën e s...
Ekonomia shqiptare po përballet me vështirësi e sfida të shu...
Turizmi ka qenë sektori më i goditur në vitin 2020. Pandemia...
Ndonëse 2020-a ishte një vit, kur udhëtimet u bllokuan që ng...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...